Posts tagged ‘paraqitja mediatike’

23/03/2015

KUR NGATËRRESAT PËRSËRITEN

Para se të shfaqeshin në horizont anijet e eksodit, Shqipëria nuk para përmendej në perëndim. Një tis heshtjeje dhe injorance e rrethonte prej dhjetëvjeçarësh vendin e vogël ballkanik. Kush ka dalë jashtë shtetit para rënies së regjimit totalitar e ka prekur me dorë mosnjohjen e Shqipërisë e të shqiptarëve nga të huajt.

read more »

07/10/2014

TVSH: NO COMMENT

Vizitën e Papës e ndoqa si shumë të tjerë në televizionin shqiptar. Meqë televizioni italian i dha pamjet e nisjes për në Shqipëri, me komentet e rastit, me ndihmën e telekomandës e të antenës satelitore kalova pak më vonë në TVSH.

read more »

07/10/2014

SKENA APO ALTARI?

Skema me të cilën paraqiten vizitat e personaliteteve të huaja në publik tashmë është konsoliduar në Shqipëri. Sekuencat filmike që tregojnë pritjen në aeroport, takimin me autoritetet kryesore të vendit, shtrëngimet e njëpasnjëshme të duarve, firmën e marrëveshjeve, koktejin përkatës, duket sikur ndjekin njëra tjetrën sipas të njëjtës regji monotone.

read more »

10/09/2014

PAMJE PA FJALË

shtrengim duarshNë Shqipëri jemi mësuar t’i konsumojmë vizitat politike të personaliteteve të huaja kryesisht në planin ikonik. Fotografia e shtrëngimit të duarve, përbën vërtetë pjesën protokollare të vizitave zyrtare, megjithatë ajo mishëron më së miri vështrimin e publikut shqiptar drejt takimeve politike ndërkombëtare. Mediat shqiptare i paraqesin vizitat e rëndësishme nga jashtë me zellin e nëpunësit të protokollit e me ftohtësinë e notës verbale.

Vizitat e personaliteteve na përcillen si fotokopje të rëndomta, ose si pamje arkivi, ku ndryshojnë vetëm fytyrat dhe kostumet. Në fakt, janë pothuajse të gjitha njëlloj: pritja në aeroport, takimi në presidencë, vizita në kryeministri, biseda me Ministrin e jashtëm, aktiviteti kulturor, firma e marrëveshjeve, pritja në Ambasadë, ose diku tjetër, e kështu me radhë. Kudo buzëqeshje, shtrëngime duarsh, ceremoni me ushtarë, flamuj, banda muzikore, makina të rënda…

read more »