Posts tagged ‘Humor’

11/04/2018

SI PIRAMIDA DHE TEATRI

nga Dardo Veleno

Pasi shkarraviti diçka mbi letër, e mbylli ngadalë stilografin elegant dhe e futi në xhepin e sipërm. Dukej sikur diçka i kishte ardhur ndër mend. Njeriu përballë po priste me padurim të dëgjonte diçka. Me ton bindës, pothuajse pedagogjik, iu drejtua: “Nuk di si t’jua shpjegoj, por ndoshta aktualiteti i politikës shqiptare na ndihmon”.

read more »

Advertisements
10/09/2014

KUR PËRPLASEN PUSHIMET

Pushimet vjetore nënkuptojnë shkëputjen e përkohshme nga puna dhe vajtjen në një lokalitet turistik për t’u çlodhur. Kur ta lejon xhepi natyrisht. Për emigrantin jo gjithnjë është kështu. Pushimet vjetore përkojnë shpesh me kthimin në atdhe, ku nuk shkohet thjesht për t’u çlodhur, por edhe për t’u çmallur. E arrijnë gjithnjë qëllimin? Varet: herë po, herë jo, herë pjesërisht.

read more »

03/02/2013

KRYPA, ose loja me thesarin

Disa vjet më parë, suplementi Milosao më ofroi mundësinë të botoja diçka eksperimentale. Titulli i shkrimit ishte ky: “KRYPA, ose loja me thesarin. Përvijime të karikaturës moderne shqiptare“, që mund ta shkarkoni këtu.

23/09/2012

Lundërtarë të shkalluar

“A po na çmend interneti?” Pyetjen ia kam bërë vetes para se ta megafononte revista Newsweek. Lojën nuk e hapi revista amerikane, vetëm sa i bëri jehonë në botë. Natyrisht, tema na përket të gjithëve, meqë të gjithë, për një arsye ose një tjetër, e shkrepim kompjuterin, hartojmë ndonjë e-mail, zëmë shokë në facebook, cicërojmë aforizma mbresëlënëse, shëmbëllehemi në kamerën e uebit. Për këtë arsye, pyetja nuk mbeti vetëm në Amerikë por fluturoi sa andej këndej, derisa u shfaq përballë ekranit tim.

read more »