Archive for July, 2014

20/07/2014

SI T’IA SHKREPËSH VETES

selfie-mania-10-keshillaShkrimet me këshillat se si duhen bërë selfie-t, që u botuan në shtypin shqiptar, i prisnin me padurim të gjithë. Një media e titullonte kështu:  “Selfie- Mania, 10 këshilla për foton perfekte”, tjetra me fjalë të ngjashme: “10 këshilla sesi të bësh “selfie-n” perfekte“.

read more »

20/07/2014

GJILPËRA E PESHORES

peshorjaKur bëhen bilance politike, ditët dhe përvjetorët i numërohen zakonisht qeverisë, të cilës i bëhen bilancet e arritjeve ose të mosrealizimeve. Në ligjërimin publik shqiptar, siç mund të pritej, u debatua shumë për 300 ditët e Qeverisë Rama. Një palë foli për arritje, tjetra për dështime. Ajo çka nuk pritej ishte bilanci që iu bë një force të tretë.

read more »

20/07/2014

SINDROMA “DO TË”

njoftimeBallafaqimet e zhurmshme për realizimet e suksesshme ose për dështimet e bujshme mund t’ia lëmë politikës shqiptare, e cila i numëron periodikisht, sa herë që mbushen 100-ditët, 300 ditët, ose vitet në pushtet. Aty do të gjejmë pohimin, mohimin, akuzën, mbrojtjen, të kundërtën e të kundërtës, ose anasjelltas, përplasje që nuk na ndihmojnë shumë në krijimin e një mendimi për përmbushjet e premtimeve politike. Me disa përjashtime, kjo vihet re edhe në media e në gjykimet e analistëve, që jo rrallë ndahen në dy kampe përkatëse, sipas modelit politik.

 

read more »

12/07/2014

NJERIU–CELULAR

celulare_duarAndej nga fillimi i viteve dymijë, në një revistë shkencore shqiptare, pata botuar një sprovë me titull “Shqiptarët dhe celulari”, ku përpiqesha të hidhja dritë mbi disa dinamika moderne të përdorimit të celularit në shoqërinë shqiptare. Ishin vitet e boom-it të celularëve në Shqipëri, që përkonin gjithashtu me tërmete të tjera sociale, siç ishin për shembull lëvizjet e popullsisë. Kohë të tjera nga disa pikëpamje, por edhe të njëjta nga të tjera.

read more »

12/07/2014

VERBËRIA E PËRVOJËS

Fjalia e njohur “Nuk dukesh shqiptar” – të cilën shumë emigrantë shqiptarë e kanë dëgjuar jashtë shtetit kur i kanë pyetur për prejardhjen – e ka bazën e vet në imazhin e përçuar nga mediat. Megjithatë, profili që përftohet në mendjen e njeriut, për një kategori çfarëdo, mund të varet edhe nga kushte personale.

read more »

12/07/2014

TERMOMETRI I BRIGJEVE

Lajmi që u dha nga gazeta italiane “Il Messaggero”, me titull “La rivincita dell’Albania, arrivano gli italiani a cercare lavoro” (5 qershor 2014) kaloi jo vetëm Adriatikun por edhe dete të tjera, duke u përhapur me shpejtësi edhe në ujërat e internetit. Në fakt, lajmi u njoftua si nga mediat shqiptare, ashtu edhe nga ato ndërkombëtare, për t’u kthyer sërish në atdhe.

read more »

12/07/2014

SELFIE-MANIA

selfie-homerNë mars të këtij viti, revista “Time” zhvilloi një kërkim për të gjetur vendet ku bëheshin më shumë selfie. Në listën e gjatë prej 100 qytetesh, Shqipëria nuk figuronte as me Tiranën. Në vend të parë, për nga shkrepja e vetëfotografive, ishte Makati City në Manila të Filipineve, pastaj vijonte Manhatani i Nju Jorkut, e kështu me radhë. Sipas revistës së njohur, Milano zinte vendin e tetë, kurse vendin e fundit të njëqindëshes e zinte Nica e Francës.

 

read more »

12/07/2014

PLLAKA MAGJIKE

tablet dhe derrasa e zezeNjoftimi në media, sipas të cilit tekstet shkollore do të zëvendësohen nga tabletat kompjuterike, është nga ato informacione që ta imponojnë duartrokitjen dhe miratimin pa e ditur mirë përse. Sepse është diçka e re, moderne dhe e mirë për nxënësit, do t’i thoshim vetes, ndërsa duart rrahin njëra tjetrën. Por a është vallë kështu?

Gazeta Shekulli (24.6.2014) boton shkrimin me titull: “Tabletat kompjuterike do të zëvendësojnë tekstet shkollore” ku shpjegohet se duke filluar nga viti i ardhshëm shkollat e vendit do të fillojnë zëvendësimin e teksteve shkollore prej letre me tabletat kompjuterike.

read more »

12/07/2014

SHARMI I GABIMIT

Kësaj radhe i shkela dy herë rregullat e turizmit. Së pari kur vendosa të vizitoj një qytet jo aq të njohur për hartat e zakonshme turistike, së dyti kur brenda në qytet vajta e pashë një objekt absolutisht anësor. U nisa me idenë se bëra gabim, por gabimet jo gjithnjë rezultojnë të tilla e gjithsesi, siç do të shikojmë më tutje, kanë shpeshherë sharmin e tyre.

read more »

12/07/2014

SKLLAVOPRONARË, POR XHENTËLMENË

FersKa lajme që ta tërheqin vëmendjen vetvetiu, kështu që artikulli në shtypin italian me titull “Krahina Marke me drita të kuqe, prostitutat trajtoheshin më mirë nga shqiptarët se sa nga italianët: kishin edhe ditën e pushimit” (Il Messaggero, 13 prill 2014), nuk mund të kalonte pa u vënë re, sidomos nga ata që e shikojnë kombësinë e vet të nxjerrë në plan të parë.

read more »