Archive for September, 2012

23/09/2012

Gastare kudo

Dita më e lumtur e blogut “Gastare” do të jetë dita kur nuk do të dijë se ç’të sinjalizojë. Sot për sot duket ditë e largët, po të shikosh lajthitjet e mediave shqip që botohen në linjë, por shpresa e Gastare-s për të vdekur sa më parë mbetet fisnike, përderisa mungesa e gafave gazetareske, do të thotë në thelb rilindje e shtypit shqiptar. Në fakt, një shtyp që e respekton veten, e mbi të gjitha lexuesin, një shtyp që e adhuron gjuhën e mbi të gjitha korrektesën, nuk u lë hapësirë blogjeve që ushqehen me gabimet e tij.

read more »

Advertisements
23/09/2012

Puna e të miturve

Kush vjen për pushime në Shqipëri rrezikon t’i kalojë nën peshën e ndjenjës së fajit. Kudo që shkon nëpër lokalitete turistike do të gjesh të mitur në punë. Fëmijë që nuk i kanë kaluar as të 13-t bëjnë lloj lloj punësh, madje shpeshherë shumë të rënda për moshën.

read more »

23/09/2012

Lundërtarë të shkalluar

“A po na çmend interneti?” Pyetjen ia kam bërë vetes para se ta megafononte revista Newsweek. Lojën nuk e hapi revista amerikane, vetëm sa i bëri jehonë në botë. Natyrisht, tema na përket të gjithëve, meqë të gjithë, për një arsye ose një tjetër, e shkrepim kompjuterin, hartojmë ndonjë e-mail, zëmë shokë në facebook, cicërojmë aforizma mbresëlënëse, shëmbëllehemi në kamerën e uebit. Për këtë arsye, pyetja nuk mbeti vetëm në Amerikë por fluturoi sa andej këndej, derisa u shfaq përballë ekranit tim.

read more »

23/09/2012

Organizma pa imunitet

Debati për heqjen e imunitetit parlamentar, si në çdo rast, mund të shihet nga pikëpamje të ndryshme. Deri tani ka mbizotëruar këndvështrimi politik, që e zhvendos përplasjen për imunitetin në qerthullin politik.

read more »