Archive for January, 2018

24/01/2018

RRUGËTIMI SHQIPTAR: NGA EMIGRIMI NË ITALI NË INTEGRIMIN EVROPIAN

Më 29 janar 2018, në Spazio Europa në qendër të Romës, do të mbahet konferenca e organizuar nga shoqata italo-shqiptare Occhio Blu – Anna Cenerini Bova dhe agjencia  EPOS që synon të sjellë, krahas bilancit për emigracionin shqiptar në Itali, edhe  një reflektim për ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Në këtë veprimtari të rëndësishme, ku do të marr pjesë edhe unë.

Programi i nismës mund të shkarkohet këtu.

 

Advertisements
11/01/2018

NDËRMARRJET SHQIPTARE NË VITET E KRIZËS

– sipërmarrësit në Itali –

Sipërmarrësit shqiptarë në Itali, në fillim të vitit 2017, ishin 41.153 me një përqindje prej 6,1% në listën e sipërmarrësve të huaj. Të botuara nga Raporti i Fondacionit Leone Moressa “Rapporto 2017 sull’economia dell’immigrazione”, prezantuar në tetor të 2017-s, të dhënat ndryshojnë disi nga ato të qendrës studimore Idos, sipas së cilës ndërmarrjet e drejtuara nga shqiptarët, në të njëjtën periudhë, e kalonin shifrën 33.300, me një peshë prej 6,9% midis ndërmarrjeve të vogla në Itali. Të dyja burimet u japin vendin e katërt shqiptarëve, pas marokenëve, kinezëve dhe rumunëve.

read more »