07/03/2019

KONFERENCË PËR ROLIN E DIASPORAVE DHE MIGRACIONIN

Pasditen e datës 14 mars 2019, në Romë, në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit italian do të zhvillohet konferenca “Migrazione, Accoglienza, Inclusione, Co-sviluppo. Il ruolo delle diaspore med-africane”. Continue reading

Advertisements
25/02/2019

KONKRETISHT

– Politika shtetërore për diasporën –

 

Thembra e Akilit e politikës shtetërore për diasporën qëndron vetëm tek një fjalë: konkretisht. Në qoftë se pyetjet bëhen duke përdorur këtë ndajfolje, në rastin më të mirë, si përgjigje mund të merren belbëzime të pakuptueshme ose fjalë të mëdha, por në thelb boshe. Mund ta fillonim me një pyetje madhore: çfarë është bërë konkretisht për diasporën, ose në lidhje me diasporën, këto vitet e fundit? Pra çfarë masash e veprimesh konkrete janë bërë në drejtim të diasporës? Si gjithnjë, rreziku është që një pyetjeje të thjeshtë autoritetet t’i përgjigjen me dokumente vullnetmira e strategji shumëvjeçare, të hartuara me mjeshtëri, por që konkretisht, pra nga pikëpamja konkrete, nuk kanë shumë vlerë. Continue reading

25/02/2019

IMIGRACIONI NË ITALI E SHKËMBI I SIZIFIT

Atyre që studiojnë, përshkruajnë, shpjegojnë e tregojnë dukurinë migratore, herët a vonë do t’u vijë ndër mend një personazh i mitologjisë greke, i famshëm për mundimin çnjerëzor e për këtë arsye i futur në histori e në gjuhë.

Sipas mitit, Sizifi u dënua nga Perënditë që të shtynte një shkëmb të rëndë deri në majën e një mali, por sapo mbërrinte në krye binte sërish poshtë, duke e detyruar ta rifillonte nga e para. E kështu në përjetësi, duke transportuar një gur që rrokullisej vazhdimisht. Ndëshkimi i Sizifit, siç dihet, do të bëhet në shekuj simboli i çdo përpjekjeje të padobishme, që e bëhet e kotë sapo realizohet [1]. Continue reading

16/02/2019

MEKANIZMAT E DISKUTUESHME TË KËSHILLIT

Kandidaturat e shpallura për Këshillin Koordinues të Diasporës shkaktuan një sërë polemikash, por deri tani nuk është bërë ndonjë analizë e posaçme për këtë organizëm ose për procedurat e formimit të tij. Reflektimet për këto aspekte duhet të kishin paraprirë përbërjen e tij, sepse fillimisht duhet diskutuar për rolin e funksionimin e një organizmi e më pas për emra të përveçëm. Continue reading

12/12/2018

“PIRAMIDA E PEZULLT”

“Piramida e pezullt” është një reportazh i shkurtër që flet për ndërtesën e Tiranës ku dikur ishte Muzeu i diktatorit shqiptar Enver Hoxha. E përuruar në fund të viteve 1980, pak vite pas vdekjes së tij, shfaqet sot krejt e braktisur, ndonëse nuk kanë munguar në kohën e pluralizmit orvatje për ripërdorim, ristrukturim, në mos për shkatërrim. Continue reading

13/11/2018

BURGU SI METAFORË

Nëse me burg nënkuptojmë heqjen e lirisë, Shqipëria totalitare, para rënies së Murit të Berlinit, ishte në një farë mënyre një burg i madh me sistemin e kutive kineze. Ishte burg vendi ku izoloheshin të burgosurit politikë, ishte burg fshati ku internoheshin kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre, ishte burg në qiell të hapur e tërë Shqipëria nga ku nuk mund të dilje pa lejen e regjimit. Në një farë mase, ishin të gjithë të mbyllur, fizikisht dhe/ose mendërisht, ndryshonin kryesisht hapësirat e kufizimit dhe vuajtjet e burgimit. Natyrisht, duhen shmangur relativizime lidhur me përgjegjësitë, si edhe krahasime të pavend midis atyre që vuanin në burgje dhe atyre që ishin jashtë. Në të njëjtën mënyrë duhet fshirë shenja e barazimit midis viktimave të regjimit komunist e xhelatëve që mbanin pushtetin. Megjithatë, duhet pranuar se burgu në format e tij të ndryshme – nga reali tek potenciali e deri tek simboliku -, ishte shumë i pranishëm në jetën e shqiptarëve gjatë regjimit stalinist. Si provë për këtë mund të kujtojmë se telat me gjemba shtriheshin deri gjatë kufirit dhe folja “arratisem”, përdorej jo vetëm për ikjen nga burgu, por edhe për atë që donte ta linte vendin e të emigronte jashtë shtetit, çka përbënte vepër penale dhe shkaktonte pasoja të rënda për të gjithë familjarët. Continue reading

12/09/2018

BOLONJA. PREZANTIMI I LIBRIT PËR GRATË SHQIPTARE

Në Bolonja, të enjten 20 shtator 2018, ora 17.30, në bibliotekën Sala Borsa (Piazza Nettuno, 3) do të prezantohet libri “Donne D’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità” (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit), përgatitur për botim nga Rando Devole dhe Claudio Paravati, drejtori i revistës “Confronti” (www.confronti.net).

Takimi do të moderohet nga gazetarja Albana Temali dhe do të ketë në qendër gratë e vajzat shqiptare, duke u kushtuar një vëmendje të posaçme emigranteve me banim në Itali.

Hyrja është e lirë.

27/06/2018

INTEGRIMI SI PËRDITSHMËRI

– shqiptarët në Lacio dhe Romë –

Shqiptarët në Lacio dhe në kryeqytetin italian gjenden tashmë larg fazës së dikurshme të emergjencës, që evokon eksodet dramatike të shumë viteve më parë. Përvoja e shqiptarëve në krahinën qendrore italiane, pavarësisht problemeve specifike që kanë, tregon rrënjosje dhe integrim përgjithësisht pozitiv. Ky është fryt i normalizimit të statusit migrator të arritur në terren nga shqiptarët, domethënë në marrëdhëniet e punës, në shkolla, në pallate, pra në përditshmërinë e jetës.

Në këtë përfundim ka mbërritur Osservatorio Romano sulle Migrazioni, që sapo ka botuar raportin XIII, të përgatitur nga Idos, qendra studimore e kërkimore dhe Instituti i Studimeve Politike “S. Pio V”. Raporti, nëpërmjet analizës së studiuesit Antonio Ricci, përshkruan një sërë aspektesh interesante të pranisë së qytetarëve shqiptarë në Lacio e në Romë. Continue reading

14/06/2018

MANTOVA: NISMA PËR GRATË SHQIPTARE

Në Mantova të Italisë, të shtunën 16 qershor 2018, në orën 17.00, tek Casa del Mantegna, Via Giovanni Acerbi nr. 47, do të zhvillohet një konferencë që do të ketë në qendër gratë e vajzat shqiptare. Kjo nismë – e promovuar dhe e organizuar nga Shoqata “Le Aquile” (Shqiponjat) dhe revista e qendra studimore “Confronti” – merr shkas nga libri “Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit) me kuratorë Rando Devole e Claudio Paravati. Continue reading

12/06/2018

MANTOVA: FESTIVALI I KULTURËS SHQIPTARE

Një sërë nismash të rëndësishme do të zhvillohen në Mantova të Italisë gjatë muajit qershor e korrik 2018. Arti, kultura, zakonet, traditat, sipërmarrja, figura e gruas e të tjera tematika do të jenë në qendër të veprimtarive të organizuara nga shoqata Shqiponjat (Le Aquile), mjaft aktive dhe e suksesshme në promovimin e kulturës shqiptare.

Të shtunën, 16 qershor 2018, në orën 17.00 pranë Casa del Mantegna, Via Giovanni Acerbi, 47 Mantova, do të zhvillohet takimi më kuratorët e librit “Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit): Rando Devole e Claudio Paravati.

Continue reading