Archive for February, 2014

26/02/2014

BOJAXHIU NË ART

bojatisjaNë Bari, një pastruese e muzeut mblodhi gabimisht disa vepra arti dhe i hodhi në kazanët e plehrave. Në Ravena disa muratorë stukuan një vrimë në mur që ishte vepër e një artisti të njohur. Dy incidentet e fundit të artit, me të cilat Xhaxhai na ilustroi dilemën e pastruesit, janë aktuale por jo të vetmet. Në vitin 1978 gjatë Biennale-s së Venecias, disa bojaxhinj i dhanë një dorë vaj asaj që atyre iu duk një derë e rëndomtë, por që në të vërtetë ishte vepra artistike 11, rue Larrey, Paris e Marcel Duchamp. Thonë se zelli i tepruar i bojaxhinjve i kushtoi Biennales një thes me parà, meqë në atë kohë veprat e artit nuk siguroheshin me çmime të ekzagjeruara, siç bëhet sot kundër dëmtimeve të ndryshme. [1]

read more »

26/02/2014

MOS I FOL SHOFERIT

mos i fol shoferitPolitika shqiptare vuan nga sindroma “mos i fol shoferit”. Nuk bëhet fjalë për sindromë të re, tejet të rrallë, por është vënë re se ka prekur jo një pjesë, por gjithë politikën. Për hir të së vërtetës duhet thënë se simptoma të ngjashme shihen edhe në vende të tjera të botës.

Kjo sindromë del në pah kur mazhoranca parlamentare, që ka detyrën e qeverisjes së një vendi, fillon ta shikojë me bezdi veprimin e opozitës. Tre janë imazhet që na vijnë në ndihmë për të kuptuar dinamikën difektoze të marrëdhënieve mazhorancë opozitë. I pari lidhet me emrin e sindromës. Tabelat brenda mjeteve publike, që u drejtohen ekskluzivisht pasagjerëve, flasin prerazi: “Mos e shqetësoni drejtuesin e automjetit”, ose diku tjetër “Mos e shqetësoni manovruesin”.

read more »

26/02/2014

MUAJI I MJALTIT

zemer ne rereMuaji i mjaltit në kuptimin fillestar është periudha e parë e martesës. Thonë se shprehja vjen nga kohë të largëta përderisa përdoret në shumë gjuhë të botës, ku fjala muaj jepet shpeshherë me hënën (en. honeymoon, fr. lune de miel, it. luna di miele, es. luna de miel), por pa ia ndryshuar kuptimin dhe ëmbëlsinë. Detyrën për t’ia gjetur origjinën fjalës “mjaltë” brenda togfjalëshit, po ua lëmë të tjerëve.

Fakt është se muaji i mjaltit, përveç nga çiftet para e pas martese, përdoret në botë edhe në politikë. Shprehja shënjon periudhën kohore menjëherë pas zgjedhjeve, gjatë së cilës qeveria fitimtare gëzon “mirësinë” e opinionit publik, të mediave, të qytetarëve në përgjithësi. Studiuesit e shpjegojnë me kapitalin politik të përfituar gjatë fushatës elektorale dhe me pritshmërinë e krijuar para e pas zgjedhjeve.

read more »

26/02/2014

MISTERI PTF

PTF-okHistori shkronjash, histori e qëndisur, histori e inskenuar, ose histori e rishkruar, rrapa-shtrapa histori për t’u lexuar. Quaje historia e bukurshkrimit shqip, historia dhe imazhi, deri histori e shkruar në rërë. Lajmi dhe fakti: PTF. PTF?! Një aksident leksikor, një fjalë lugat, apo një enciklopedi e papritur. Një fjalë, shumë pështjellime. Misteri i fundit i Lasgushit. PTF? Çfarë presim, le të hapen fjalorët. Opsione të qasjes: fjalë të rekrutuara, fjalë të porositura, plus ça change fjalëformim nga lart.

Bast i vështirë. Ç‘të mos bëjmë? Sekrete, thesare, gërmime. Opsioni i butë: PTF me shkronja të mëdha? Corpus delicti, ose emra, shenja dhe besëtytni. Shkronja kombëtare, porse këto mbishkrime shqip s’janë kotijone leksikore apo ndërrime titujsh. Pak po jo sak. Ngjajnë si fjalë, numra, lodra. Ura e shenjave kalon nga dy fjalëkyçe, dy lexime të një titulli. Punë emrashBarthes ndihmon -, gjëzë autori, ose punë blogjesh, d.m.th. humbje kohe, lojëra majmunësh. Bjeri t’i biem.

read more »

11/02/2014

PORTOKAJ TË HIDHUR

tendopoli-6Rosarno është një qytet i vogël në provincën e Reggio Calabria-s, në jug të Italisë. U bë i njohur në nivel ndërkombëtar nga janari i 2010-s, kur një grup imigrantësh afrikanë protestuan me forcë kundër kushteve të mjerueshme të jetesës dhe shfrytëzimit të egër që duhet të përballonin çdo ditë. Rosarno gjendet në fushën e Gioia Tauro-s, Kalabri, ku kultivohen kryesisht agrume, por edhe kiwi, domate, e pemë të tjera. Imigrantët në këtë zonë punojnë kryesisht në bujqësi e cila, siç dihet, karakterizohet nga puna stinore.

read more »

11/02/2014

KULTURA E LIGJIT

Çfarë e lidh vrasësin me pagesë me kriminelin ordiner? Çfarë e bashkon atë që e shpërthen tritolin në distancë nëpërmjet teknologjisë moderne me vrasësin për një fjalë goje në pazar? Çfarë  kanë të përbashkët politikanët e korruptuar me ata që të vjedhin portofolin në autobus? Cila është fija e zezë që i përshkon kriminelët e të gjitha llojeve dhe të korruptuarit e të gjitha ngjyrave? Shkelja e ligjit. Duke filluar nga ai që të rrëmben varësen në mes të rrugës, deri tek ai që të kërkon paret e tenderit, nga drejtuesi i automjetit pa patentë deri tek marrësi i pareve në spital, nga ata që nuk paguajnë taksat deri tek blerësit e diplomave, të gjithë takohen përballë ligjit, por jo në kuptimin që përgjigjen përballë tij, por që i bashkon qëndrimi i përbashkët ndaj ligjit. Asnjë prej tyre nuk e respekton ligjin, pavarësisht se shkeljet e kodit penal janë më të rënda se ato të kodit civil, e pavarësisht se ka vepra penale më të rrezikshme se të tjerat.

read more »

11/02/2014

MË SHKAU GOJA

Një ngjarje e rëndë tronditi qytezën Gallarate në veri të Italisë. Pasditen e 3 shkurtit 2014, një komando prej katër vetash, sulmoi furgonin e policisë së burgut pikërisht përballë selisë së gjykatës. Në furgon ishte i burgosuri Domenico Cutri, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime mafioze. Gjatë sulmit pati shkëmbime me armë zjarri. Dy policë u plagosën, kurse i burgosuri u largua. Më vonë, vëllain më të vogël të të dënuarit e gjetën të vdekur nga plagët e marra gjatë përplasjes me armë.

Lajmi i ngjarjes i zaptoi menjëherë faqet online, sepse nuk është e zakontë të shohësh skena spektakolare filmi në rrugët e qytetit. Janë ngjarje të papara, prandaj edhe opinioni publik u përqendrua menjëherë rreth lajmit. Një ditë më pas, shtypi italian njoftoi se lideri aktual i Lidhjes së Veriut (Lega Nord), Matteo Salvini, e paska komentuar në Facebook arratisjen e të dënuarit me burg të përjetshëm me këto fjalë: “SULM kundër furgonit të POLICISË për arratisjen e të burgosurit SHQIPTAR”.

read more »

11/02/2014

NË PLAN TË DYTË

Këto ditë faqet e para të gazetave shqiptare janë zënë nga çështja e Konsullatës së Milanos. Mediat na njoftuan se Ministria e Jashtme kishte depozituar kallëzim penal për ish-konsullen shqiptare në Milano, Nausika Spahia, për shpërdorim të detyrës dhe shkelje të barazisë në tenderë. Kallëzimi lidhej me shërbimin telefonik që u ofrohej emigrantëve, që sipas akuzave ka qenë korruptiv e abuziv. Një ditë pas kallëzimit, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, zhvilluan një vizitë në konsullatën shqiptare në Itali. Pikërisht gjatë kësaj vizite, Ministri Bushati u shpreh:

Kemi bërë një gjë jashtëzakonisht të mirë që i dhamë fund Call Center-it, që i gërryente lekët shqiptarëve në mënyrë totalisht korruptive, totalisht të pamerituar.

read more »