Archive for January, 2014

26/01/2014

SELFIE

foto-selfieU desh të vinte 2014 që unë ta vija në jetë fjalën e vitit 2013. E pranoj, pak me vonesë, gjithashtu me tendencën globale, megjithatë e realizova. Po flas për fjalën e vitit 2013, që u zgjodh nga prestigjiozi Oxford English Dictionary, pra të famshmen selfie. Pse e bëra është histori më vete, megjithatë rëndësi ka rezultati. Në të vërtetë bëra një gjysmë selfie, sepse në qoftë se me këtë fjalë nënkuptojmë fotografinë që ia bëjmë vetes me celularë modernë, për ta botuar më pas në rrjetet sociale, pjesën e dytë të procesit ende nuk e kam kryer. Ndoshta për t’i kursyer vetes komente sikletuese, ndoshta për t’u mos u homologuar tërësisht; ndoshta për asnjërën nga këto arsye.

Tani, le ta themi që në fillim se mua më vjen pak keq për fjalën selfie. Nuk ka dalë ende nga materniteti, nuk është përkthyer akoma në të gjitha gjuhët e botës, ndërkohë të gjithë i janë qepur me bukë në torbë, ja për ngjashmërinë fatale me fjalën selfish, ja për smirën që ngjall si fenomen. Djem e vajza të bukura, gjysmë të veshur e gjysmë të zhveshur, që i shkrepin fotografi vetes lumturisht dhe ia hedhin publikut pa teklif si mishin luanit në kopshtin zoologjik. Vetëm që shpeshherë – por ky është efekt i bollëkut – “publiku luan” është i tejngopur dhe as që e kthen kokën nga copat e mishit fotografik.

read more »

26/01/2014

KRIME E PERCEPTIME

Kohët e fundit mediat shqiptare po e bombardojnë publikun me lajme për bomba me celularë, vrasje makabre, tritol në banesa e automjete, trafiqe droge, vrasje për motive të dobëta, grabitje bankash, aksidente rrugore, përdhunime, e kështu me radhë. Kronika e zezë po i nxin faqet e para të gazetave. Nuk vihet në dyshim vërtetësia e informacionit, aq më tepër kur, përveç pamjeve e dëshmive, shoqërohen nga deklaratat e pashmangshme të Ministrisë së Brendshme që informon rregullisht qytetarët për aksionet e policisë. Në këtë rast mediat nuk tregojnë të pavërteta, por vala e krimeve të raportuara e rrit detyrimisht e me të drejtë shqetësimin e publikut.

Mirëpo, siç dihet prej kohësh nga studimet sociale, krimi jo gjithnjë ka lidhje me perceptimin e sigurisë. Me fjalë të tjera rritja ose ulja e krimeve nuk ka raport të drejtpërdrejt me rritjen ose uljen e shqetësimit të qytetarëve për sigurinë publike. Ka raste që lakorja e grafikut të krimeve rezulton në ulje, kurse ajo e perceptimit të rrezikut ndaj krimeve ndjek kahun e kundërt. Studime të hollësishme në shumë vende të botës kanë vërtetuar se emocionet e publikut nuk varen nga numrat e krimeve të kryera. Ka krime që e tronditin aq shumë publikun dhe ua tërheqin aq shumë vëmendjen mediave, saqë ndryshojnë edhe perceptimin e sigurisë.

read more »

21/01/2014

VIZA E JABANXHIUT

 kryqezim_binareshBatuta, në qoftë se mund ta quajmë kështu, e një politikani shqiptar për vizat që u duhen kërkuar “jabanxhinjve” për të hyrë në Tiranë, përmbante informacione tekstuale e nëntekstuale të mëtejshme, që kaluan pa u analizuar. E vetmja “meritë” e batutës, për të cilën u kërkua falje publikisht, është se na jep mundësinë t’u rikthehemi disa temave për të sqaruar, in primis politikës vetë, disa koncepte bazike të domosdoshme.

read more »

21/01/2014

KUR FLET SËPATA

 dru-me-sepateNë pamje të parë dy janë armiqtë e pyjeve: në verë janë zjarret, në dimër janë prerjet. Në Shqipëri prej vitesh po bëhet kërdia mbi pyjet, si gjatë stinës së verës ashtu edhe gjatë dimrit; madje në mënyrë proporcionale, sa më e nxehtë është vera, aq më shumë bie zjarri në pyje, sa më i ftohtë është dimri aq më shumë i bie sëpata drurëve.

read more »

21/01/2014

NJË VRASJE, SHUMË POLEMIKA

 nyjeViti 2013 u mbyll në Shqipëri me një vrasje e shumë polemika. Sipas mediave, një shtetas shqiptar, i akuzuar për plagosjen e një polici më 28 dhjetor në Durrës, u vra nga forcat speciale të rendit në mbrëmjen e 30 dhjetorit 2013. Në pak ditë, kjo ngjarje ndezi debate e komente të ashpra në politikë, media e rrjete sociale; në të vërtetë, nuk ishte ngjarja tragjike në vetvete, se sa dy reagime specifike që i ndezën diskutimet në internet e gjetiu.
06/01/2014

PËRTEJ REVE ME FJALË

shqiperia me fjale1Gramatura e tekstit

Me objektivin qendror për ta kuptuar dhe interpretuar, tekstit mund t’i qasesh me mënyra të ndryshme. Hyrja në skenë e kompjuterëve, të pajisur me programe të posaçme informatike, ka mundësuar analizën e tekstit, ose korpuseve të gjera tekstuale, sipas metodave statistikore. Vetë përhapja e tekstit në formate elektronike ka bërë që analizat statistikore të shumëfishohen, së bashku me instrumentet që e realizojnë atë. Në fakt, për t’i bërë një analizë të kompjuterizuar çfarëdo teksti, detyra e parë është digjitalizimi i tij. Por sot, përveç mediave të shkruara online, forumeve, blogjeve, rrjeteve sociale, etj., mund të gjenden fare lehtë fjalimet e politikanëve nëpër faqet institucionale ose personale, madje deri teksti i shkruar që i shoqëron reportazhet televizive.

read more »

06/01/2014

RRJETA E TJETRIT

kulleseDita e fundit e 2013-s u mbyll me një lajm, në pamje të parë, të rëndomtë. Mediat njoftuan se një qytetar shqiptar u ndalua nga policia italiane pasi rezultonte në listën e personave të rrezikshëm, pra të kërkuar nga forcat e rendit. Shqiptari u arrestua në aeroportin e Veronës (Itali).

Deri këtu, lajmi pothuajse nuk e meriton statusin e vet. Kjo ngjarje mund të kalonte pa iu sinjalizuar fare publikut. Rastet e arrestimeve nëpër botë janë të shumta, nuk mund të jepen të gjitha. Mirëpo ky rast është i rëndësishëm për çka qëndron pas tij.

read more »

06/01/2014

MATERIALIST ME KRENARI

 

konsumistNuk di kujt t’ia vë fajin, paaftësisë, injorancës, apo qarqeve të zakonshme antishqiptare. Fakti është se Shqipëria në sondazhin e fundit as që rezultoi fare, edhe pse janë marrë në shqyrtim rreth njëzet vende. Nuk është hera e parë, që ne shqiptarët injorohemi nga vëmendja ndërkombëtare. E kam fjalën për kërkimin shkencor mbi materializmin e popujve të ndryshëm.

Sipas sondazhit të shoqërisë amerikane Ipsos, botuar në dhjetor të 2013, kinezët qenkan më materialistët në botë. Praktikisht Kina zuri vendin e parë në përgjigjen ndaj pyetjes “E vlerësoni suksesin tuaj personal nga gjërat që keni?” Në vend të dytë doli India, pastaj Turqia, Brazili, Koreja e Jugut, Polonia, Franca, Afrika e Jugut, Rusia, Argjentina, Belgjika, etj. Në vend të parafundit Spanja, ndërsa në fund fare Suedia. Shqiptarët janë përjashtuar qëllimisht nga sondazhi, përndryshe titujt e gazetave kishte për t’i kapur vendi ynë dhe jo Kina, e cila nuk është se ka shumë nevojë për vëmendjen globale. E ka me përkufizim.

read more »