Archive for September, 2014

10/09/2014

CIFLAT E LAJMIT

espresso-i-nuovi-jihadistiAnaliza e gjatë, e botuar dje nga revista italiane Espresso (8 shtator 2014), me titull “I nuovi jihadisti vengono dal Kosovo. Le esecuzioni postate su Facebook” (Xhihadistët e rinj vijnë nga Kosova. Ekzekutimet e postuara në Facebook), me autor Paolo Fantauzzi, u tërhoqi vëmendjen edhe mediave shqiptare, edhe pse nuk pati reagime të shumta. Shkrimin e plotë e botoi në shqip “Shqiptarja“, por edhe gazeta të tjera e përmendën duke e cituar gjerësisht.

Le ta themi që në fillim se nuk kemi të bëjmë me një lajm të thjeshtë, por me një hulumtim të zgjeruar me dokumente fotografike e citime të ndryshme. Shkrimit i duhet dhënë rëndësi edhe për faktin se është botuar në një nga revistat më të rëndësishme në kuadrin e mediave italiane.

read more »

Advertisements
10/09/2014

KAFJA PEZULL

filxhan kafejeShkrimtari italian me origjinë napolitane Luciano De Crescenzo tregon në librin e tij “Il caffè sospeso” – që mund të shqipërohet pak a shumë Kafja e pezullt – se napolitanët kanë një traditë të vjetër. “Kur një napolitan është i lumtur për një arsye çfarëdo, në vend që të paguajë vetëm një kafe, atë që do ta pijë ai, paguan dy kafe, një për vete e një për klientin që vjen më pas. Është sikur t’i ofrosh një kafe pjesës tjetër të botës…”.

read more »

10/09/2014

LLOGORET E KRITIKËS

Shkrimin “Restaurimi i Kështjellës” të Xhaxhait e pata printuar për arsye se studime të tilla parapëlqej t’i lexoj në letër. Ka një sërë karakteristikash të tekstit si citimet, bibliografia, fjalët kursive, shënimet, shenjat e pikësimit, nënvizimet, e të tjera marifete filologjike, që praktikisht të detyrojnë ta kesh tekstin përballë në tërësinë e vet, për ta zotëruar e kuptuar më mirë. Pasi e mbarova, shkrimin ia dhashë një mikut tim për ta lexuar *.

read more »

10/09/2014

EVOLUIMI I KAFENESË

Prej kohёsh kafeneja, ose mё modernisht lokali, ёshtё kthyer nё vendin gjeometrik tё shoqёrisё shqiptare. Tё gjitha llojet e marrёdhёnieve shoqёrore, herёt e vonё, takohen nё lokal pёrballё njё kafeje. Lokali, pit stop-i dhe skena e shoqёrisё shqiptare, atje ku marrёdhёniet marrin energji, atje ku marrёdhёniet marrin jetё e dukje.

Deri dje, lokalet e mbushura plot e pёr plot shiheshin si faqja e dukshme e papunёsisё, si pasojё e varfёrisё. Njerёzit nuk kanё punё, nuk dinё si ta kalojnё kohёn, nuk kanё ku shkojnё, marrin njё kafe dhe rrinё orё tё tёra duke biseduar me shokё e shoqe, ose thjesht duke lexuar gazetёn. Kёshtu thuhej. Mirёpo ky model interpretimi linte jashtё njё kategori tё majme klientёsh, ata qё punёn e kishin por e kalonin kohёn nё kafene. Zakonisht nё punё shteti, kёto e shndёrronin lokalin nё shtojcё tё zyrёs dhe me kafen pёrpara realizonin strategjinё e mprehtё tё public relations.

read more »

10/09/2014

FIKSIMI ME TARGAT

targa_shqiptareCilat janë fjalët më të përdorura nga mediat shqiptare? Vështirë ta thuash, por në listën e gjatë nuk mund të mungojë togfjalëshi “automjeti me targë”. Ka vite që e pyes veten përse mediat shqiptare, kur japin ndonjë lajm që ka të bëjë me automjetet ua përmendin detyrimisht targat.

read more »

10/09/2014

KUR PËRPLASEN PUSHIMET

Pushimet vjetore nënkuptojnë shkëputjen e përkohshme nga puna dhe vajtjen në një lokalitet turistik për t’u çlodhur. Kur ta lejon xhepi natyrisht. Për emigrantin jo gjithnjë është kështu. Pushimet vjetore përkojnë shpesh me kthimin në atdhe, ku nuk shkohet thjesht për t’u çlodhur, por edhe për t’u çmallur. E arrijnë gjithnjë qëllimin? Varet: herë po, herë jo, herë pjesërisht.

read more »

10/09/2014

MISTERI NË SHESH

Nuk e kisha vënë re, por e kuptova që duhet ta ngrija kokën lart, sepse pothuajse të gjithë turistët e bënin, njëri pas tjetrit, vetëm, ose në grup. Gishta tregues andej nga kupola, buzëqeshje me nënkuptime, shpjegime interesante, shkrepje fotografish. Në qytetin italian Askoli Piçeno, në Sheshin e Popullit (Piazza del Popolo) ka diçka vërtet kurioze.

read more »

10/09/2014

DËGJIMI SI SHENJË NDERIMI

Papa Françesku-TimeVizitat e Papës kanë gjithnjë aspekte festive, kremtuese e ceremoniale, që varen nga një sërë motivesh: rëndësia e figurës së tij në rang botëror, rrallësia me të cilën zhvillohen, liturgjia që ia shoqëron aktivitetet, vëmendja mediatike globale, e të tjera si këto, ku vend të veçantë zë pa dyshim gëzimi i besimtarëve katolikë. Siç është njoftuar nga media, Papa Françesku vjen në Shqipëri në shtatorin e këtij viti.

read more »

10/09/2014

PAMJE PA FJALË

shtrengim duarshNë Shqipëri jemi mësuar t’i konsumojmë vizitat politike të personaliteteve të huaja kryesisht në planin ikonik. Fotografia e shtrëngimit të duarve, përbën vërtetë pjesën protokollare të vizitave zyrtare, megjithatë ajo mishëron më së miri vështrimin e publikut shqiptar drejt takimeve politike ndërkombëtare. Mediat shqiptare i paraqesin vizitat e rëndësishme nga jashtë me zellin e nëpunësit të protokollit e me ftohtësinë e notës verbale.

Vizitat e personaliteteve na përcillen si fotokopje të rëndomta, ose si pamje arkivi, ku ndryshojnë vetëm fytyrat dhe kostumet. Në fakt, janë pothuajse të gjitha njëlloj: pritja në aeroport, takimi në presidencë, vizita në kryeministri, biseda me Ministrin e jashtëm, aktiviteti kulturor, firma e marrëveshjeve, pritja në Ambasadë, ose diku tjetër, e kështu me radhë. Kudo buzëqeshje, shtrëngime duarsh, ceremoni me ushtarë, flamuj, banda muzikore, makina të rënda…

read more »

10/09/2014

MOSHA NË POLITIKË

pleqNuk u shpëtoi të gjithëve, por as pati ndonjë reflektim të posaçëm për urimet e batutat e bëra me rastin e datëlindjes së Kryeministrit shqiptar. Vetë Edi Rama, i cili mbushi këtë vit 50 vjeç, i falënderoi uruesit duke botuar një bluzë të zezë me mbishkrimin: “Nuk jam 50 vjeç, jam 18 vjeçar me 32 vite eksperiencë”.

E këndshme si batutë, po ashtu sinqeriteti me të cilin falënderoi, megjithatë problemi i moshës në politikë nuk doli në pah vetëm nga fjalët e tij në Twitter: “Flm me zemër për urimet e panumërta dhe pse më kujtoni papushim se s’jam më i ri. Po mbase mund të jetë edhe kështu”.

read more »