Posts tagged ‘Rando Devole’

13/11/2018

BURGU SI METAFORË

Nëse me burg nënkuptojmë heqjen e lirisë, Shqipëria totalitare, para rënies së Murit të Berlinit, ishte në një farë mënyre një burg i madh me sistemin e kutive kineze. Ishte burg vendi ku izoloheshin të burgosurit politikë, ishte burg fshati ku internoheshin kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre, ishte burg në qiell të hapur e tërë Shqipëria nga ku nuk mund të dilje pa lejen e regjimit. Në një farë mase, ishin të gjithë të mbyllur, fizikisht dhe/ose mendërisht, ndryshonin kryesisht hapësirat e kufizimit dhe vuajtjet e burgimit. Natyrisht, duhen shmangur relativizime lidhur me përgjegjësitë, si edhe krahasime të pavend midis atyre që vuanin në burgje dhe atyre që ishin jashtë. Në të njëjtën mënyrë duhet fshirë shenja e barazimit midis viktimave të regjimit komunist e xhelatëve që mbanin pushtetin. Megjithatë, duhet pranuar se burgu në format e tij të ndryshme – nga reali tek potenciali e deri tek simboliku -, ishte shumë i pranishëm në jetën e shqiptarëve gjatë regjimit stalinist. Si provë për këtë mund të kujtojmë se telat me gjemba shtriheshin deri gjatë kufirit dhe folja “arratisem”, përdorej jo vetëm për ikjen nga burgu, por edhe për atë që donte ta linte vendin e të emigronte jashtë shtetit, çka përbënte vepër penale dhe shkaktonte pasoja të rënda për të gjithë familjarët.

read more »

Advertisements
14/06/2018

MANTOVA: NISMA PËR GRATË SHQIPTARE

Në Mantova të Italisë, të shtunën 16 qershor 2018, në orën 17.00, tek Casa del Mantegna, Via Giovanni Acerbi nr. 47, do të zhvillohet një konferencë që do të ketë në qendër gratë e vajzat shqiptare. Kjo nismë – e promovuar dhe e organizuar nga Shoqata “Le Aquile” (Shqiponjat) dhe revista e qendra studimore “Confronti” – merr shkas nga libri “Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit) me kuratorë Rando Devole e Claudio Paravati.

read more »

05/05/2018

MODENA: INTEGRIMI I GRAVE SHQIPTARE

Në Modena, në datën 19 maj 2018, ora 11.00, në Sala Civica Villaggio Giardini, via Marie Curie 22, do të zhvillohet konferenca me titull “L’integrazione delle donne migranti. Il caso albanese” (Integrimi i grave migrante. Rasti shqiptar), e organizuar nga Shoqata Nënë Tereza e Modenës dhe revista “Confronti”, me patronazhin e Komunës së Modenës.

read more »

22/03/2018

TORINO: ROLI I GRAVE MIGRANTE SHQIPTARE

Konferenca që do të zhvillohet në Torino, të martën 27 mars 2018, ora 18.00, pranë sallës Mostre Regione Piemonte (Piazza Castello 165) do të ketë në qendër gratë e vajzat shqiptare në Itali. Aktiviteti merr shkas nga libri “Donne D’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità” (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit), përgatitur për botim nga studiuesi shqiptar Rando Devole dhe Claudio Paravati, drejtori i revistës “Confronti” (www.confronti.net).

read more »

03/10/2017

GRA TË SHQIPËRISË. MIDIS MIGRIMIT, TRADITËS DHE MODERNITETIT

Sapo ka dalë nga shtypi libri Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit), një libër i shtëpisë botuese Com Nuovi Tempi, përgatitur nga unë dhe drejtori i revistës Confronti (www.confronti.net), Claudio Paravati.

read more »

04/09/2017

KOMBINATI. PERIFERIA SI PASQYRË

Në numrin e revistës “Përpjekja” (nr. 34 – 35) me titull “Shqiptarët dhe arkitektura” është botuar edhe shkrimi im “Kombinati. Periferia si pasqyrë”.

read more »

11/12/2014

KOMBINATI (IV)

E sotmja e së nesërmes

Për çfarë ka nevojë sot Kombinati? Si shumë periferi ka nevojë urgjente të dëgjohet. Në pak vite banorët e tij kanë pësuar ndryshime epokale. Me forcën e tsunamit, të rejat e post-murit kanë fshirë vende identitare, kanë lëngëzuar kufij, kanë tëhuajësuar hapësira.

read more »

11/12/2014

KOMBINATI (III)

Nostalgjia e pasqyrës

Lagjja e Kombinatit u ka ofruar banorëve të vet identitet të fortë. Krenaria e të qenit kombinats ka përshkuar një sërë brezash. Identiteti i lagjes ishte një lloj brand-i, marke, pak i ngjitur nga të tjerët e pak i kapardisur nga kombinatsit vetë. Të lindurit e kanë mbajtur kudo emrin e lagjes së vet, pa u turpëruar, gjatë gjithë viteve.

read more »

11/12/2014

KOMBINATI (II)

Qendra e periferisë

Është e pamundur të shkruash për Kombinatin pa përmendur monumentin e Stalinit. Bënte tërësisht pjesë në identitetin e lagjes. I ndërtuar në hyrje të kombinatit të tekstileve, në sheshin me të njëjtin emër, kishte mbetur pak në anë të urbanistikës së qytetit.

read more »

11/12/2014

KOMBINATI (I)

Kombinati, më shumë se lagje është histori. Jo të gjitha lagjet, përfshirë ato të Tiranës, kanë diçka për të treguar, ose dinë të rrëfehen nga të tjerët. Disa humbasin në anonimësinë e kohës, pa gjurmë e pa lavdi, të tjera belbëzojnë për të lënë shenja efemere të ekzistencës së vet; disa janë veçse vrima në kujtesë, shprehje të pastra urbane, të tjera flenë mbi dafinat e qendrës, por pa identitet. *

read more »