Archive for November, 2011

27/11/2011

Siluetat e komentit

Blogosfera shqiptare ka ardhur duke u zgjeruar vitet e fundit, çka do të thotë se janë rritur edhe komentet që u bëhen shkrimeve të ndryshme. Nga pikëpamja sasiore rritja është e dukshme, nga ana cilësore gjykimi duhet pezulluar; në fakt, nuk mund të flitet për zhvillim harmonik të blogosferës shqiptare, të paktën në lëmin e komenteve. Këto të fundit janë rritur progresivisht që kur mediat tradicionale lejuan komentimin e shkrimeve të veta në linjë, duke iu afruar formës së blogut, pavarësisht se autori zakonisht nuk merr pjesë në diskutim. Gjithsesi, një farë bilanci për komentuesit në internet – galeria e të cilëve është me të vërtetë e pasur – nuk duket i parakohshëm.

read more »

27/11/2011

Shqiptarët në Itali. Pasojat ekonomike e sociale të imigracionit

Vëllimi u kushtohet shqiptarëve në Itali duke studiuar ndryshimet e këtyre 20 viteve të fundit: nga zbarkimi i parë në vitin 1990, kur Shqipëria ishte ende nën sundimin e regjimit komunist, deri në ditët tona. Në vitet nëntëdhjetë, shqiptarët në Itali ishin prototipi i pranisë së padëshiruar, një farë kokë turku e opinionit publik. Aktualisht shqiptarët përbëjnë një prani “normale”, gjithnjë e më të vlerësuar në punë e në jetën sociale, përveç kriminalitetit të organizuar.

read more »

27/11/2011

Shoqëria dhe forcat e armatosura në Shqipëri

Kriza shqiptare e 1997-s u shkaktua nga firmat piramidale. Askush nuk mund ta përfytyronte se kjo krizë do të thellohej deri në atë pikë sa të prekte edhe institucionet e vendit, madje edhe Forcat e armatosura. Ngjarjet, për fat keq, precipituan pashmangshmërish. Qortimi i FMN për rrezikshmërinë e shoqërive shënoi fillimin e krizës, që vijoi më pas me manifestime, protesta, përleshje me policinë e trazira në të gjithë vendin, me plaçkitjen e kazermave ushtarake, rrëmbimin e armëve, shpërbërjen e Shtetit e të ushtrisë. Bilanci i krizës ishte tragjik e mund të pohohet pa dyshim se ka qenë një nga periudhat më të rënda të historisë shqiptare.

read more »

21/11/2011

Me “ju”, të lutem

Në Shqipërinë e sotme nuk është e vështirë ta dallosh rënien e theksuar të përdorimit të përemrit vetor “ju” me funksionin e nderimit e të respektit gjatë bashkëbisedimit. Ta përcaktosh saktë përdorimin e “ju”-së, në kohë e nga pikëpamja sasiore, është e vështirë për këdo, aq më tepër në mungesë të studimeve të posaçme, por është njëkohësisht e lehtë ta verifikosh atë në praktikë, të paktën në krahasim mes epokash madhore. Fakti është se të folurit me “ju”, kur i drejtohemi dikujt në shenjë nderimi, po përdoret gjithnjë e më pak në ditët e sotme dhe po zëvendësohet  me formën “ti”, që sundon tashmë kudo: nga shkolla në parlament, nga trotuari në televizion, nga sms në e-mail.

read more »

17/11/2011

Pronari nё fokus

Shkencat sociale nuk na dёftojnё kur ёshtё lindur saktёsisht figura e pronarit nё shoqёrinё shqiptare, ose ndryshe nё laboratorin mё interesant pёr studiuesit e mbarё botёs, pёrfshirё neve qё po i qasemi pёr herё tё parё me vёzhgimet tona hulumtuese. Pjesё e kategorisё sё homo oeconomicus, si nё tё gjithё viset e tjera, pronari ёshtё shfaqur njёkohёsisht me pronёn, edhe pse nga pikёpamja leksikore ёshtё derivat i saj. Gjithsesi, nё qoftё se ka disa fjalё kyçe qё e shpjegojnё realitetin postotalitar shqiptar, atёherё njёra prej tyre ёshtё doemos “pronari”. Nё qoftё se ka disa prani kuptimplote nё skenёn shoqёrore shqiptare, atёherё njёra prej tyre ёshtё me siguri “pronari”.

read more »

17/11/2011

Piramida si gur

Vera e këtij viti e gjeti të ashtuquajturën Piramidë nё qendёr tё debatit publik, i cili u zhvillua me tone tejet tё ashpra e pёr njё kohё relativisht tё gjatё. Pavarёsisht se diskursi publik u nyjёtua larmishёm, duke filluar nga pikёpamja historike deri tek ajo urbanistike, vorbulla e ballafaqimit tё ndezur e çoi drejt e nё vrimёn e zezё tё politikёs. Nga ajo vrimё mendimet e ndryshme dilnin rregullisht njёpёrmasore, njёngjyrёshe, monotone, sepse e humbnin veçorinё e interpretimit, individualizmin, sinqeritetin, duke u sintetizuar bardhёezi me ngritjen ose uljen e gishtit ndaj prishjes ose jo tё Piramidёs. Nё qoftё se ligjёratёn publike do ta pёrfytyronim gjeometrikisht, Piramida erdhi e u pёrftua si njё gur kufitar, si njё mur ndarёs midis kampeve armike, si njё vijё demarkacioni ushtarak.

read more »

17/11/2011

Statistikat e rrugës

Shpeshherë statistikat na konfirmojnë vëzhgimet tona të përditshme, por ndodh  edhe e kundërta, vëzhgimet konfirmojnë statistikat. Kush mund ta mohojë se tek statistikat nuk ka parë edhe banalitete, në kuptimin e gjërave të njohura? Lexon diku se ka rritje prej 200% të përdoruesve të celularëve. Faleminderit për shifrën, por thelbin e dija vetë. Celularët janë bërë pjesë e trupit. Aksidentet në rrugë janë rritur me 135%. Më vjen keq, por e kisha kapur vetë në lajme e në rrugë. Buletin lufte e përgjakshme.

read more »

17/11/2011

Kopjacë profesionistë

Mësoj nga shtypi i huaj se është përgatitur një program i posaçëm kompjuterik kundër kopjimit. Universiteti i Venecias, duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, do ta birësojë programin e mësipërm për të kapur studentët kopjacë që përgatisin temat e diplomës duke “vjedhur” materiale sa andej këndej.

read more »

17/11/2011

Partitokracia kundër

Nëse partitokracia ka të bëjë me patologjinë e veprimtarisë normale të partive, me hipertrofinë e tyre totalizuese, atëherë vëmendjen duhet ta drejtojmë fillimisht tek arsyet e degjenerimit të politikës.

read more »

17/11/2011

Truri i vogël

Kur flitet për ikje të trurit zakonisht nënkuptohet largimi i elitave nga vendi. Siç dihet nga të gjithë, Shqipëria vuan ende nga një hemorragji e pandalshme e trurit. Eksodi i sotëm i elitave duhet parë më dramatikisht se ato të mëparshmet, për faktin se tani jemi në një vend demokratik ku gjërat, nga pikëpamja teorike, edhe mund të rregullohen.

read more »