Archive for June, 2014

15/06/2014

KRIZA PREK TË HUAJT

Instituti italian i statistikës (Istat) ka botuar së fundi raportin vjetor për situatën në vend. Kuadri që del për të huajt është vërtet alarmant. Për faj të krizës ekonomike, situata e punonjësve imigrantë po rëndohet dita ditës. Nga të dhënat e institutit del qartë se përqindja e punësimit është ulur, kurse ajo e papunësisë është rritur. Çka na detyron të reflektojmë është fakti se shifrat janë më të theksuara për imigrantët, në krahasim me vendasit. Me pak fjalë, papunësia ka goditur më keq punonjësit e huaj.

read more »

15/06/2014

PRODUKTI I BRENDSHËM BRUTAL

ekonomi e mbajtshmeProdukti i brendshëm bruto (GDP) ka vite që është në qendër të vëmendjes së politikës e të opinionit publik. Le ta pranojmë se botimi i shifrave të produktit të brendshëm bruto pritet me ankth nga të gjithë, sepse tek ai numër ne kemi lënë peng gjykimin për mbarëvajtjen e ekonomisë. PBB-ja është pasqyra, e njëkohësisht busulla e sfera jonë e kristaltë.

 

read more »

15/06/2014

Shqipëri: 1943 – 1945

Lufta e Dytë botërore na vjen shpeshherë si jehonë e largët dhe ndonjëherë si periudhë tashmë e zbardhur historikisht. Kjo bën që shqisat e kureshtjes sonë të jenë disi të mpita. E megjithatë, kemi të bëjmë me një nga periudhat më interesante të historisë shqiptare, ku u ndërthurën në mënyra të ndryshme tre diktatura: fashizmi, nazizmi dhe komunizmi. Faqe pa dyshim tragjike të historisë shqiptare. Rreziku që kujtesa jonë për ato vite të komprometohet nuk është imagjinar; e do të ishte gjysma e së keqes sikur dëmi të ishte vetëm me karakter historik, po të kemi parasysh se nga ajo luftë varen shumë nga vlerat e shoqërisë së sotme, duke filluar nga demokracia dhe liria.

read more »

15/06/2014

LAPSI I KUQ

laps i kuq ne ekranProblemi i gabimeve online është se ato mund të shumëfishohen pa mbarim, sepse një shkrim mund të merret e të botohet në qindra faqe të tjera në internet, duke e shtuar progresivisht edhe masën e lexuesve dhe të atyre që i ekspozohen gabimeve. Këtu jemi jashtë pedagogjisë shkollore, prandaj disa arsyetime për vlerën e gabimit nuk mund të merren parasysh, duke filluar nga fakti se nuk kemi mundësi të ndërveprojmë menjëherë me autorin e gabimeve. Nga ana tjetër e mira është se në internet, ndryshe nga botimet në letër, gjërat mund të ndreqen.

 

read more »

15/06/2014

GABIMI QË NA MËSON

fatal-errorEfekti didaktik i gabimit fillon nga njohja e tij. Në rast se nuk e njohim dhe nuk e pranojmë, nuk e korrigjojmë dot. Por edhe njohja e gabimit, sidomos kur bëhet ndaj të tjerëve, është art më vete. Ka të bëjë me taktin. Të gjithë e dimë se nuk ka njerëz të pagabueshëm, pra të gjithë e pranojmë se gabimi është njerëzor. Errare humanum est, thoshin latinët, edhe pse e vazhdonin me idenë e përsëritjes djallëzore.

read more »

15/06/2014

ASGJË E RE NGA FRONTI

Cavaliere_di_KrujaKur flasim për përfaqësim të realitetit, ose për realitet të mediatizuar, nënkuptojmë atë realitet që na vjen nëpërmjet mediave. Njohësit e këtij procesi e dinë mirë se publiku zakonisht konsideron realitet atë që të fakt është produkt i një procesi të mediatizuar. Kështu, për shembull, realiteti që na vjen nga ekrani i një televizori merret si i mirëqenë,si i tillë, pavarësisht se është përfundimi i një procesi që fillon me seleksionimin e pamjeve, vijon me filmimin e tyre e pastaj me përpunimin e videos. Me pak fjalë, nga telekamera tek ekrani, madje edhe tek spektatori vetë, subjektiviteti është i kudogjendshëm.

read more »