Archive for ‘Totalitarizëm’

13/11/2018

BURGU SI METAFORË

Nëse me burg nënkuptojmë heqjen e lirisë, Shqipëria totalitare, para rënies së Murit të Berlinit, ishte në një farë mënyre një burg i madh me sistemin e kutive kineze. Ishte burg vendi ku izoloheshin të burgosurit politikë, ishte burg fshati ku internoheshin kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre, ishte burg në qiell të hapur e tërë Shqipëria nga ku nuk mund të dilje pa lejen e regjimit. Në një farë mase, ishin të gjithë të mbyllur, fizikisht dhe/ose mendërisht, ndryshonin kryesisht hapësirat e kufizimit dhe vuajtjet e burgimit. Natyrisht, duhen shmangur relativizime lidhur me përgjegjësitë, si edhe krahasime të pavend midis atyre që vuanin në burgje dhe atyre që ishin jashtë. Në të njëjtën mënyrë duhet fshirë shenja e barazimit midis viktimave të regjimit komunist e xhelatëve që mbanin pushtetin. Megjithatë, duhet pranuar se burgu në format e tij të ndryshme – nga reali tek potenciali e deri tek simboliku -, ishte shumë i pranishëm në jetën e shqiptarëve gjatë regjimit stalinist. Si provë për këtë mund të kujtojmë se telat me gjemba shtriheshin deri gjatë kufirit dhe folja “arratisem”, përdorej jo vetëm për ikjen nga burgu, por edhe për atë që donte ta linte vendin e të emigronte jashtë shtetit, çka përbënte vepër penale dhe shkaktonte pasoja të rënda për të gjithë familjarët.

read more »

Advertisements
04/09/2017

KOMBINATI. PERIFERIA SI PASQYRË

Në numrin e revistës “Përpjekja” (nr. 34 – 35) me titull “Shqiptarët dhe arkitektura” është botuar edhe shkrimi im “Kombinati. Periferia si pasqyrë”.

read more »

23/03/2015

BUNKERI ME GJETHE

Është e vështirë ta gjykosh strategjinë kulturore duke u bazuar në dy nisma të veçanta. E kjo vlen edhe për kultivimin e kujtesës kolektive shqiptare në raport me muzeun “Bunk’art” e “Shtëpinë e Gjetheve”, e quajtur ndryshe “Muzeu i përgjimeve”. Mirëpo, disa prirje mund të vihen re që tani e ndonjë paralajmërim mund të bëhet për kurthet eventuale që i ngrihen kujtesës sonë kolektive.

read more »

11/12/2014

KOMBINATI (IV)

E sotmja e së nesërmes

Për çfarë ka nevojë sot Kombinati? Si shumë periferi ka nevojë urgjente të dëgjohet. Në pak vite banorët e tij kanë pësuar ndryshime epokale. Me forcën e tsunamit, të rejat e post-murit kanë fshirë vende identitare, kanë lëngëzuar kufij, kanë tëhuajësuar hapësira.

read more »

11/12/2014

KOMBINATI (I)

Kombinati, më shumë se lagje është histori. Jo të gjitha lagjet, përfshirë ato të Tiranës, kanë diçka për të treguar, ose dinë të rrëfehen nga të tjerët. Disa humbasin në anonimësinë e kohës, pa gjurmë e pa lavdi, të tjera belbëzojnë për të lënë shenja efemere të ekzistencës së vet; disa janë veçse vrima në kujtesë, shprehje të pastra urbane, të tjera flenë mbi dafinat e qendrës, por pa identitet. *

read more »

22/10/2013

MARIONETA

marionetaTeoritë konspirative ndoshta kanë lindur së bashku me njeriun, edhe pse emërtimin si dukuri mund t’ia kemi vënë së fundi. Por çfarë janë teoritë e komplotit (konspirative) dhe mbi të gjitha përse na pëlqejnë kaq shumë? Faqe të panumërta janë shkruar për të shpjeguar arsyet që i shtyjnë njerëzit të imagjinojnë komplote nga më të çuditshmet, por pak është hulumtuar se përse ne shqiptarët mahnitemi pas teorive konspirative.

read more »

12/09/2013

PAGËZIMI I RRUGËVE

Harta e ShqiperisePër një vend si Shqipëria, ku toponimet përbëjnë shkas për debate të ashpra publike, është e habitshme që emërtimi i rrugëve dhe i shesheve kalon zakonisht në heshtje. Jo shumë kohë më parë, flamurin e ndryshimeve të toponimeve e kishte marrë në dorë një forcë e caktuar politike, me bindje të djathta, e cila kërkonte zëvendësimin e emrave të vendeve që kishin origjinë të huaj, kryesisht sllave dhe greke. Nisma nuk ishte aspak e re, përderisa ishte përqafuar edhe më parë nga përfaqësues të lartë të institucioneve shqiptare, gjithnjë me dëshirën e spastrimit të toponomastikës nga ndikimet e huaja.

read more »

03/09/2013

E VËRTETA NË POLITIKË

Njerëzimi e ka pyetur gjithnjë veten për lidhjen që ekziston midis politikës e së vërtetës. Boja e konsumuar për përsiatjet e pafundta rreth kësaj teme nuk i ka dhënë ende zgjidhje përfundimtare, ngaqë paraqitet vazhdimisht e gjithnjë me forma të reja. Fjalia që mund të na duket si pohim banal (Politikanët duhet ta thonë gjithnjë të vërtetën) mund të shndërrohet në pyetje filozofike në rast se i ndërrojmë intonacionin dhe i shtojmë një pikëpyetje në fund.

Edhe pse nuk shtrohet zakonisht në mënyrë direkte, pyetja nëse politikanët duhet t’u thonë njerëzve të vërtetën, e përshkon historinë e vonët shqiptare nga themelet. Siguria, ose mëdyshja që e rrethon qëndrimin ndaj të vërtetës në politikë, shfaqet nga kafenetë, në bisedat televizive, nga Parlamenti në analizat politike.

read more »

19/07/2013

MAKINA E SHKRIMIT

Olivetti Lettera 32

Për shumë kohë ishte degdisur në kthinat më të humbura të shtëpisë, në errësirën më të frikshme të bodrumit, në plehrat më të largëta të qytetit. E braktisur, e harruar, e panjohur. E ç’të bëje me një instrument që nuk memorizonte asnjë fjalë, që nuk bënte dot kopjo/ngjit, që nuk korrigjonte pa u ngallosur me bojë të bardhë? Asgjë. Peshë e rëndë, metalike, kaba. Makina e shkrimit, ajo që dikur shkruante në letër falë tastierës mekanike e shiritit të zi, u arkivua pa ceremoni në seksionin e shekullit XX. Tashmë njerëzit e kanë harruar krejtësisht, e kanë syrgjynosur në fund të kujtesës, atje ku mbulohen nga pluhuri kujtimet e këqija dhe sendet e panevojshme.

read more »

11/06/2013

SPIUNËT VIRTUALË

Lajmi që u dha nga gazeta britanike Guardian për kontrollin e ushtruar nga Agjensia amerikane e Sigurisë Kombëtare ndaj telefonatave të qytetarëve vuri edhe një herë në plan të parë çështjen e të dhënave personale. Debatet u ndezën jo vetëm në SHBA por edhe në vende të tjera, për të dëshmuar edhe një herë se tema e privatësisë mbetet ende nerv i zbuluar i shoqërisë moderne. Lajmi u dha edhe në Shqipëri, por nuk pati ndonjë debat të veçantë për mbrojtjen e informacionit me karakter personal. Ndoshta shqiptarët e ndjejnë veten të sigurtë nga kjo pikëpamje, ose thjesht ngaqë janë tashmë në fushatë elektorale, e nuk u bie ndër mend për spiunët modernë.

read more »