Archive for December, 2012

29/12/2012

GISHTI I STATISTIKËS

statistika per njerezitStatistika publike ka gjithnjë lidhje me demokracinë. Kjo e vërtetë e vjetër, meqë shumë vende e kanë diskutuar me kohë rolin e statistikës në shoqëritë moderne, duket sot tejet aktuale për Shqipërinë. Thelbi i shkrimit të Xhaxhait, për censusin e fundit, më duket se shkon përtej pavarësisë dhe autoritetit të Institutit shqiptar të statistikës, sepse lidhet drejtpërdrejt me qëndrimin tonë ndaj institucioneve.

read more »

26/12/2012

E-POSTIERËT

A mund ta konceptojmë jetën sot pa postën elektronike? Pothuajse e pamundur. Edhe kur nuk kemi asnjë adresë elektronike, jemi të rrethuar nga njerëz që shqiptojnë ose shkruajnë shenja e fjalë të çuditshme: @, gmail, hotmail, yahoo, etj. Përdorimi i e-mailit po rritet vrullshëm dita ditës në Shqipëri e kudo në botë. Falë faktit që është falas, por jo vetëm. Adoleshentët hapin një adresë çfarëdo, porsa mësojnë t’i bien tastierës së kompjuterit; të rriturit e kanë postën elektronike prej kohësh, por marrin adresa të reja sapo firmosin divorcin; të moshuarit, edhe kur duan të shijojnë vetëm stolin në lulishte, gjenden me dy adresa elektronike të aktivizuara nga nipi e mbesa njëkohësisht.

Pas shumë vitesh përdorimi e shpërdorimi të e-mailit mund të bëhet një bilanc i përdoruesve të këtij mjeti që po karakterizon epokën tonë. Të bindur se galeria e postierëve modernë është edhe më e pasur, po i ndajmë sipas tipologjisë, me shënimin se çdo referim është krejtësisht i rastësishëm përveç rasteve autobiografike.

read more »

26/12/2012

NGJYRAT E DHURATËS

dhurimNë kohë dhuratash, kryesisht në periudhën e Krishtlindjeve e të Vitit të Ri, një pjesë e opinionit publik monopolizohet nga aspekti komercial i sendeve. Të nxitur nga reklamat, vitrinat, ikonografia, filmat, emisionet radiotelevizive, atmosfera festive, e kështu me radhë, pra nën efektin e psikozës konsumiste, njerëzit enden si zombie nëpër rrugët me drita shumëngjyrëshe e plot trafik për të përvetësuar ndonjë send të ambalazhuar bukur. Kemi të bëjmë jo rrallë me triumfin e dhuratës si objekt, njëpërmasimin e gjesteve të thella, kultin e së sipërfaqshmes, mercifikimin e marrëdhënieve njerëzore.

read more »