Archive for March, 2014

24/03/2014

NË BANKAT E SHKOLLËS II

Nxënësit shqiptarë në Itali II

Një nga aspektet pozitive të Raportit “Nxënësit me shtetësi jo italiane”, i përgatitur nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Fondazione Ismu, për vitin shkollor 2012/2013, është se nuk jep vetëm të dhënat statistikore të nxënësve të huaj dhe shpërndarjen e tyre në territor, por analizon gjithashtu dallimet me nxënësit italianë, duke marrë në shqyrtim nga një anë përzgjedhjen e studimeve, nga tjetra rezultatet në shkollë.

read more »

Advertisements
24/03/2014

NË BANKAT E SHKOLLËS

Nxënësit shqiptarë në Itali

Si çdo vit, Ministria italiane e Arsimit, nëpërmjet një studimi të posaçëm, i ofron publikut një fotografi interesante të nxënësve me shtetësi të huaj që studiojnë në shkollat e ndryshme të vendit. Si paraqitet situata e nxënësve shqiptarë në Itali? Të dhënat e fundit japin një kuadër me gjithë mend interesant.

read more »

24/03/2014

STATISTIKAT E BESIMIT

grafike te ndryshem

Problemet e statistikave në Shqipëri i kemi ngritur prej kohësh në këtë hapësirë, duke e trajtuar çështjen nga pikëpamja e sasisë, cilësisë dhe e besueshmërisë. Të dhënat statistikore, që të jenë të vyeshme për publikun dhe politikën, duhet të jenë të shumta, cilësisht të vlefshme e, së fundi, të jenë të besueshme.

read more »

15/03/2014

PARATHËNIA PËRTHYESE

Meritat e përkthimit

Dy janë meritat kryesore të botimit në italisht të librit “Rrno vetëm me tregue” të At Zef Pllumit. E para lidhet me veprën e mirënjohur të fratit françeskan, që mund të konsiderohet si vepër monumentale në kuadrin e publicistikës, për mesazhin dhe kontributin që i ka dhënë kulturës shqiptare, por me vlera universale të pamohueshme. Merita e dytë del në pah me mungesën e njohjes së Shqipërisë në Itali. Megjithëse sistemi demokratik çoi në hapjen e Shqipërisë ndaj botës, kjo hapje fizike nuk solli automatikisht – gjithsesi jo në përpjesëtimet e duhura – në njohjen autentike të kulturës dhe të realitet shqiptar. Me pak fjalë, mund të thuhet se Shqipëria është më shumë e (për)folur, se sa e njohur.

read more »

15/03/2014

SHKRONJA NË MJEKËR

99-374823-000002Çdo të mendonte dom Gjergji i Maks Gjerazit sikur ta lexonte lajmin e alfabetit në mjekër? Nuk e dimë, por mund ta imagjinojmë.

Dizajneri modern Michael Allen, me qendër në New York, ka shkruar alfabetin, shkronjë për shkronjë, mbi mjekër të vet. I armatosur me vegla rroje, për dy vjet rresht ka skulpturuar me qimet e mjekrës të gjitha shkronjat e alfabetit. Alphabeard e ka pagëzuar, dhe për të vërtetuar se janë të vërteta, ka botuar fotografitë e shkronjave të skalitura me brisk, por vetëm pasi e ka certifikuar kuptimin e tyre nëpërmjet djalit të vogël.

read more »

15/03/2014

PORTOKAJ TË HIDHUR II

tendopoli-makinaFusha me tenda, ose siç e quajnë ndryshe tendopoli, në San Ferdinando të Kalabrisë, që vizitova në fund të janarit 2014, në fillim u krijua me siguri me idenë e një strukture të përkohshme, por që tashmë, me kalimin e viteve, është kthyer në qendër të vërtetë banimi, edhe pse në kushte negative të paimagjinueshme.

Për fat të keq, emergjenca ka ardhur duke u stabilizuar e duke u bërë kronike, deri në atë pikë saqë situata konsiderohet “normale”, edhe pse në kuadrin e një situate të jashtëzakonshme. Ndërkohë përkohshmëria, në mungesë të rrugëdaljeve konkrete, ka ardhur duke u shndërruar në stabilizim.

read more »

15/03/2014

GJUHA E DINJITETIT

libra me shkronjaÇfarë reagimi kemi kur na dërgojnë sms të shkruara mirë, kur na flasin me shqipe të rregullt në telefon, kur lexojmë komente pa gabime në internet, ose kur dëgjojmë një intervistë me gjuhë të këndshme? Mendoj reagim pozitiv, ose të paktën ashtu duhet të jetë normalisht.

Kënaqësia nuk është vetëm estetike, sidomos kur bëhet fjalë për komunikime ku stili nuk ka ndonjë peshë të veçantë, siç mund të jetë për shembull një letër zyrtare, ose komunikatë shtypi. E megjithatë, duke filluar nga vërtetimi i shkruar qartë, e deri tek vendimi i gjyqit, ose mesazhet në Whatsapp, gjuha e rregullt, pa gabime gramatikore e ortografike, me shenjat e duhura të pikësimit, na shkakton një farë ndjesie pozitive.

read more »

15/03/2014

KËSHILLA PËR NATËN

makina_me_drita_ndezurNëse një natë dimri je duke udhëtuar nëpër terr e nuk dëshiron të ndalohesh nga policia, nëse je duke i dhënë makinës në rrugë të huaja e nuk ke dëshirë të të ndjekin me sirena zhurmëmëdha, nëse po udhëton me një të afërm e nuk ta ka qejfi të përfundosh në qelinë e repartit N, atëherë bën mirë që disa këshilla t’i ndjekësh me kujdes.

read more »

15/03/2014

MJAFT OPOZITËS

Vlerësimi që lëvizja “Mjaft” i bëri punës së qeverisë Rama pati jehonë të madhe në shtyp. Ishte fjala për një raport të posaçëm për rezultatet e analizës së 100 ditëve të para të qeverisë shqiptare. Lëvizja “Mjaft” praktikisht monitoroi premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale dhe më pas realizimet e tyre, në kuadrin e një projekti të quajtur Vërtetëmatësi. Rezultatet e studimit u bënë të ditura përballë mediave të cilat, siç e thamë në fillim, u treguan të interesuara duke e informuar publikun gjerësisht.

read more »