Archive for May, 2018

17/05/2018

NGA ISLAMI NË EUROPË TEK ISLAMI EUROPIAN

Në epokën e fake news, të histerive mediatike e të dukurive virale në internet është e vështirë të trajtosh tema delikate si islami dhe integrimi në vendet europiane, që duan para së gjithash kërkimin e së vërtetës, analiza të qeta e refleksione kompetente. Natyrisht, ndërlikimet e trashëguara dhe ato të sotmet nuk ndihmojnë aspak. Rreziku është që gjithçka të përfundojë në një debat që përzien në një enë lloj lloj përbërësish: politikë, socialë, kulturorë, mediatikë, me ndjenja kolektive, duke prodhuar një qull pashije e të hidhur në rastin më të mirë ose të pështirë e helmues në rastin më të keq.

Libri i botuar në italisht “Nga islami në Europë tek islami europian. Sfida e integrimit” (Dall’islam in Europa all’islam europeo. La sfida dell’integrazione), përgatitur nga Mostafa El Ayoubi e Claudio Paravati (Carocci, Romë 2018) ndjek një rrugëtim të ndryshëm në një përmasë të ndryshme e mbledh firma prestigjioze që merren me fenë, islamin, dialogun ndërkulturor e migracionin. Fija e kuqe që i përshkon të gjitha kontributet në libër është njohja që, nga një anë mbush një lakunë historike, e nga tjetra mundëson luftën ndaj paragjykimeve ndaj islamit. Por njohja duhet të jetë e ndërsjellë e duhet shoqëruar nga mirëkuptimi, që është edhe arti e aftësia intelektuale për të kuptuar e justifikuar Tjetrin në rrafshin shpirtëror e të ndjenjave, pa rënë në kurthin e strucit për të mos parë problemet që shtrohen në tryezë. Përveç kësaj, qasja korale e adoptuar nga kuratorët i ofron lexuesit çelësa të ndryshme leximi mbi raportin midis Europës e islamit, një argument jashtëzakonisht kompleks.

read more »

Advertisements
12/05/2018

GRUAJA SOT PËR EUROPËN E SË NESËRMES

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Italian, Korpusin e Infermiereve Vullnetare C.R.I., Kryqin e Kuq Shqiptar, Shoqatën për jetën Carlo Donfrancesco, CESPIC, organizon në Tiranë, më 21 maj 2018, nga ora 09.00 – 18.00 konferencën me titull “Gruaja sot për Europën e së nesërmes”.

Aktiviteti, që do të zhvillohet tek Aula Magna e Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, është i hapur për të gjithë.

Programi i konferencës mund të shkarkohet këtu.

05/05/2018

MODENA: INTEGRIMI I GRAVE SHQIPTARE

Në Modena, në datën 19 maj 2018, ora 11.00, në Sala Civica Villaggio Giardini, via Marie Curie 22, do të zhvillohet konferenca me titull “L’integrazione delle donne migranti. Il caso albanese” (Integrimi i grave migrante. Rasti shqiptar), e organizuar nga Shoqata Nënë Tereza e Modenës dhe revista “Confronti”, me patronazhin e Komunës së Modenës.

read more »