Archive for September, 2013

12/09/2013

PAGËZIMI I RRUGËVE

Për një vend si Shqipëria, ku toponimet përbëjnë shkas për debate të ashpra publike, është e habitshme që emërtimi i rrugëve dhe i shesheve kalon zakonisht në heshtje. Jo shumë kohë më parë, flamurin e ndryshimeve të toponimeve e kishte marrë në dorë një forcë e caktuar politike, me bindje të djathta, e cila kërkonte zëvendësimin e emrave të vendeve që kishin origjinë të huaj, kryesisht sllave dhe greke. Nisma nuk ishte aspak e re, përderisa ishte përqafuar edhe më parë nga përfaqësues të lartë të institucioneve shqiptare, gjithnjë me dëshirën e spastrimit të toponomastikës nga ndikimet e huaja.

read more »

06/09/2013

PRITSHMËRI

Mbledhjet e qeverisë Edi Rama – ende e paformalizuar nga pikëpamja institucionale –, në Vlorë e në Shkodër, nxitën interpretime të shumta. Konteksti i veçantë politiko-kushtetues dhe mbulesa e munguar mediatike ofruan terren pjellor për hamendjet nga më të ndryshmet lidhur me qëllimet e mbledhjeve të mësipërme. Natyrisht, mediat e etura për informacion nuk e shuan dot etjen e tyre për “faj” të vendimit të qeverisë së re, e cila i zhvilloi punimet praktikisht me dyer të mbyllura, duke lënë të rridhte aty këtu ndonjë pikë informacioni në formë imazhi ose cicërimi.

read more »

03/09/2013

E VËRTETA NË POLITIKË

Njerëzimi e ka pyetur gjithnjë veten për lidhjen që ekziston midis politikës e së vërtetës. Boja e konsumuar për përsiatjet e pafundta rreth kësaj teme nuk i ka dhënë ende zgjidhje përfundimtare, ngaqë paraqitet vazhdimisht e gjithnjë me forma të reja. Fjalia që mund të na duket si pohim banal (Politikanët duhet ta thonë gjithnjë të vërtetën) mund të shndërrohet në pyetje filozofike në rast se i ndërrojmë intonacionin dhe i shtojmë një pikëpyetje në fund.

Edhe pse nuk shtrohet zakonisht në mënyrë direkte, pyetja nëse politikanët duhet t’u thonë njerëzve të vërtetën, e përshkon historinë e vonët shqiptare nga themelet. Siguria, ose mëdyshja që e rrethon qëndrimin ndaj të vërtetës në politikë, shfaqet nga kafenetë, në bisedat televizive, nga Parlamenti në analizat politike.

read more »

03/09/2013

TË FLASIM DREJT

Të rrimë shtrembër e të flasim drejt, thotë një fjalë shqipe. Megjithatë politika shqiptare dhe mediat na japin çdo ditë shembuj se si fjalët nuk tregojnë çka shënjojnë, por diçka tjetër që ka pak, ose aspak, lidhje me realitetin. Një nga problemet që ka sot ligjërimi publik shqiptar është edhe ai i mbledhjes së fjalëve në vathën e vet kuptimore. Fakti është se sot ato livadhisin nëpër ara të tjera, shpeshherë të retorikës së drunjtë e të pakuptimtë, duke shkaktuar dëme të pamatshme në lëmin e komunikimit.

read more »

03/09/2013

TABLETA PËR NJERIUN

tabletaNë dy qendra universitare japoneze paskan zbuluar se minociklina, një antibiotik që përdorej kryesisht në vitet shtatëdhjetë, i bëka meshkujt më pak të ndjeshëm ndaj joshjeve të femrave tërheqëse. Ka pasur edhe studime të tjera që kanë vërtetuar se kjo molekulë e çuditshme i ndihmon burrat të fokusohen në thelbin e çështjeve, pa u hutuar nga aspekte të tjera dytësore. Studimi i ri japonez, vuri re se meshkujt që pinin minociklinë ishin më të përmbajtur ndaj femrave joshëse, reagonin me arsye, kurse të tjerët e “humbnin trurin” përballë sharmit femëror. Këtë lajm e lexova në media. Por, çfarë dreq lajmi është ky? I mirë apo i keq?

read more »

03/09/2013

MENDIMI I SHPEJTË

Ushqimi tradicional i rri fast food-it sikurse informacioni i dikurshëm internetit të sotëm? Groshët me mish i qëndrojnë hamburgerit sikurse e përditshmja “Bashkimi” gazetës online? Kohët kanë ndryshuar, e dimë të gjithë. Deri dje gjyshet tona i zienin groshët me orë të tëra, i lanin çarçafët me hi oxhaku, kurse sot paninet e sufllaqet përgatiten për disa minuta, kurse rrobalarësja na i lan ndërresat sipas programit që i caktojmë. Pa folur për mjetet e transportit. Avionët i kanë shkurtuar largësitë, njëlloj siç kanë bërë autostradat. Distancat që deri dje kërkonin një ditë udhëtim, sot kërkojnë pak orë. Çdo gjë ecën më shpejt, përfshirë kohën. Po mendimi a ka pësuar ndonjë ndryshim? Me fjalë të tjera, mendimi i djeshëm, si proces, në krahasim me të sotmin është si tava me çerep krahasuar me furrën me mikrovalë?

read more »

03/09/2013

BURSA E DIPLOMAVE

Në qoftë se fakultetet e letrave nëpër botë lotojnë prej kohësh, në Shqipëri tashmë qarja bëhet me dënesë. Dhjetëvjeçarët e fundit kanë qenë dëshmitarë të erozionit të vazhdueshëm të fakulteteve ku studiohen degë si historia, filologjia, filozofia, gjuha shqipe, letërsia, gjuhët e huaja, gjeografia. Gërryerja ka prekur si prestigjin e këtyre fakulteteve, ashtu edhe numrin e studentëve që i ndjekin ato. Në Shqipëri fakultetet e letrave nuk janë aq të kërkuara, në krahasim me simotrat e fushave të tjera.

read more »