Archive for ‘Urbanistikë’

15/06/2020

TEATRI KOMBËTAR SI ÇELËS LEXIMI

E përjavshmja WE e “Confrontii ka kushtuar një numër të posaçëm Teatrit Kombëtar e Shqipërisë. Midis materialeve të shumta do të veçoja video-opinionet e: Ismete Selmanaj Leba (shkrimtare e gazetare), Fioralba Duma (aktiviste e promovuese e kulturës italo-shqiptare), Ornella Darova (Studente Phd në Economics University of Pennsylvania), Edmond Budina (regjisor e aktor), Mauro Geraci (antropolog kulturor në Universitetin e Mesinës).

Përfitoj nga rasti të falënderoj stafin e “Confronti”, dhe drejtorin e saj Claudio Paravati, për vëmendjen që u kushtojnë temave shqiptare.

Numri përmban edhe shkrimin tim me titull: “Teatri Kombëtar si çelës leximi.

21/04/2020

ROMA, LA MIA NUOVA CITTÀ

 

Alla città di Roma ogni definizione sta stretta. Te ne accorgi appena arrivi. Ti convinci quando cominci a conoscerla. “Roma, una bella città?“. Banale, anche se vero. “Roma capitale d’Italia?”. Esatto, ma geograficamente asciutto. “Roma città d’arte?”. Giusto, ma riduttivo. “Roma, meta turistica?”. Semplicemente ai confini dell’offesa.

read more »

12/12/2018

“PIRAMIDA E PEZULLT”

“Piramida e pezullt” është një reportazh i shkurtër që flet për ndërtesën e Tiranës ku dikur ishte Muzeu i diktatorit shqiptar Enver Hoxha. E përuruar në fund të viteve 1980, pak vite pas vdekjes së tij, shfaqet sot krejt e braktisur, ndonëse nuk kanë munguar në kohën e pluralizmit orvatje për ripërdorim, ristrukturim, në mos për shkatërrim.

read more »

04/09/2017

KOMBINATI. PERIFERIA SI PASQYRË

Në numrin e revistës “Përpjekja” (nr. 34 – 35) me titull “Shqiptarët dhe arkitektura” është botuar edhe shkrimi im “Kombinati. Periferia si pasqyrë”.

read more »

23/02/2017

MBULESA MODERNE E TYRBES

kartoline-kapllan_pasha_tomb_tirana

Ndërtesa e re e Drejtorisë së Portit, në Antwerp të Belgjikës, të projektuar nga Zaha Hadid Architects, që u soll nga shkrimi i A. Vehbiut “Zaha godet sërish“, më kujtoi rastin e Tyrbes (varrit monumental) të Kapllan pashë Toptanit në Tiranë.

read more »

22/02/2017

PARQET SI OAZA

oazeE keni provuar ndonjëherë të ecni nëpër rrugët e Tiranës me karrocë fëmijësh? Për prindërit e rinj pyetja është e tepërt, ndoshta edhe për gjyshërit me mbesa e nipa të vegjël. Për të tjerët ndoshta jo.  Në rast se nuk ju ka qëlluar, ta zëmë të shkoni me karrocë fëmijësh në një park, provojeni një herë. Është përvojë mbresëlënëse.

read more »

19/01/2017

BLETËT E QYTETIT

bleta1Tmerri i qytetarëve në verë janë mushkonjat, ndaj ngujimin e banorëve të pallatit tim e shumë banesave përreth, që i mbyllnin hermetikisht dritaret kryesisht në mbrëmje e interpretova si taktikë mbrojtëse nga insektet e bezdisshme. Po kështu i pashë veprimet në muzg, kur fikeshin dritat e të gjitha dhomave, sikur të fillonte “shtetrrethimi” ose sikur jepej në të gjithë bllokun alarmi “ajri!”. Siç mësova, rreziku kësaj radhe nuk vinte nga mushkonjat, por nga bletët.

read more »

13/01/2017

FUSHAT E KOMBINATIT

njesia-bashkiake-nr-6Historia e lagjes së Kombinatit, pas vitit 1990 e këtej, mund të shkruhet edhe nga pikëpamja e hapësirës publike. Kjo lagje periferike e Tiranës humbi një pjesë të madhe të hapësirave publike që ishin ndërtuar me kalimin e kohës.

read more »

03/09/2015

MA VODHËN DAJTIN

Asgjë nuk më befasoi derisa mbërrita para pallatit tim në Tiranë. Turma me shqiptarë me prejardhje nga vende të ndryshme të botës, komunikimet në gjuhë të ndryshme me shqipen si lingua franca, pritja e gjatë në aeroport, radha me tipa që të kalojnë përpara pa të pyetur, radha me tipa që tregojnë për fitime parash, duartrokitja çliruese kur avioni preku tokën.

read more »

11/12/2014

KOMBINATI (IV)

E sotmja e së nesërmes

Për çfarë ka nevojë sot Kombinati? Si shumë periferi ka nevojë urgjente të dëgjohet. Në pak vite banorët e tij kanë pësuar ndryshime epokale. Me forcën e tsunamit, të rejat e post-murit kanë fshirë vende identitare, kanë lëngëzuar kufij, kanë tëhuajësuar hapësira.

read more »