Posts tagged ‘Ardian Vehbiu’

15/10/2015

BOLERO

Pavarësisht se rrëfimtari e deklaron që në fillim se romani nuk do të jetë narrativë e një aventure, por aventurë narrative, lexuesi mezi pret të mësojë se ç’i ndodh atij tipit rreth të tridhjetave, që zbret shkallët e stacionit të metrosë së New York-ut, tek kryqëzimi i avenysë së 7-të dhe rrugës 40 në Manhattan, por që i zhytur në leximin e gazetës nuk ia vë veshin njoftimit për aksidentin e ndodhur diku në Brooklyn.

read more »

Advertisements
15/10/2015

FJALËT E KRIJOJNË PEIZAZHIN

Ka plot shkrime që komentohen vetë, nuk kanë nevojë as për shpjegime e as për reagime. Janë si të thuash të vetëmjaftueshme, pasi janë shumë të qarta në sytë e publikut për mesazhin që bartin. Nga ana tjetër, me natyrën e tyre bllokojnë e neutralizojnë çdo lloj hapësire për diskutim e dialog.

read more »

10/09/2014

LLOGORET E KRITIKËS

Shkrimin “Restaurimi i Kështjellës” të Xhaxhait e pata printuar për arsye se studime të tilla parapëlqej t’i lexoj në letër. Ka një sërë karakteristikash të tekstit si citimet, bibliografia, fjalët kursive, shënimet, shenjat e pikësimit, nënvizimet, e të tjera marifete filologjike, që praktikisht të detyrojnë ta kesh tekstin përballë në tërësinë e vet, për ta zotëruar e kuptuar më mirë. Pasi e mbarova, shkrimin ia dhashë një mikut tim për ta lexuar *.

read more »

11/06/2013

MOS I FOL SHOFERIT

Çfarë mësuam nga polemika e prostatës? Shumë gjëra, e pak kanë lidhje me problemet e prostatës. Për ata që nuk e kanë ndjekur, kryesisht për lexuesit e rinj të blogut Peizazhe të fjalës, po bëjmë një përmbledhje të shkurtër. Më dt. 24 maj 2013 në gazetën “Panorama”, Dr. Myftar Barbullushi boton artikullin “Telefonata e tmerrshme”. Dy ditë më vonë në blogun Peizazhe të fjalës, Xha Xhai nxjerr një shkrim me titull “Votoni me prostatë”, shkrim që rimerret nga një e përditshme në Tiranë. Më datë 30 maj, “Panorama”  publikon shkrimin “Doktor Vehbiu dhe analiza filologjike e testit të prostatës”, me autor Mark Markun. Një ditë më vonë, Xha Xhai i jep përgjigjen me titull “Zëri i qytetarit”, që pasohet nga shkrimi “Kur të ikën shkrimi nga blogu”, i datës 1 qershor.

read more »

13/11/2011

Zbulimi i Shqipërisë (La Scoperta dell’Albania)

Gli albanesi secondo i mass media (Shqiptarët sipas mass mediave)

La Scoperta dell’ Albania (Zbulimi i Shqipërisë), i shkruar me bashkautor Ardian Vehbiun dhe i botuar në Itali (Edizioni Paoline, Milano) në 1996, është një kronikë e komentuar e rolit që luajtën mass mediat italiane, në fillim të viteve 1990, në informimin e publikut italian për dyndjen e refugjatëve nga Shqipëria, kryesisht në periudhën prill-gusht 1990; si dhe një refleksion për përvetësimin e mediatizuar të realitetit, në kushtet kur pjesa më e madhe e publikut perëndimor e merr kontaktin me botën të ndërmjetësuar nga mediat. Autorët u mbështetën në analiza të hollësishme të kronikës së zezë në gazetat e përditshme më të mëdha të Italisë, si dhe në të kronikave televizive, reportazheve të gazetarëve që vizitonin Shqipërinë dhe reagimet e vetvetishme të publikut të mediave ndaj “kërcënimit” shqiptar. Vend i veçantë në libër u kushtohet analizave të materialeve vizuale dhe multimediale, si posterit reklamues Benetton dhe filmit Lamerica të Gianni Amelios, i cili u prit me polemika të mëdha në Shqipëri. Teza e autorëve, e konfirmuar edhe nga ngjarjet e ndryshme pas botimit të librit në 1996, është se mass mediat italiane i kushtëzuan marrëdhëniet e publikut dhe të qytetarëve të atij vendi me të ardhurit shqiptarë në mënyrë të tillë, që të prodhonin, a posteriori, pikërisht ato efekte për rrezikun e të cilave paralajmëronin; dhe veçanërisht mikro-kriminalitetin ndër refugjatët shqiptarë, i cili i detyrohet, në masë të madhe, mënyrës së këta u trajtuan, gjatë muajve të parë, nga autoritetet italiane, të cilat i druheshin veçanërisht konfrontimit me një publik të tmerruar nga vetë mediat.

Librin mund ta gjeni në të gjitha libraritë Adrion në Tiranë.