Archive for ‘Kinema’

17/09/2022

MAKINA E KUJTESËS

la macchina delle immagini - sejko

Për filmin “La macchina delle immagini di Alfredo C.” (Makina e imazheve të Alfredo C.) të Roland Sejkos, prodhuar e shpërndarë nga Luce-Cinecittà, historia e Alfredos, kinooperator italian që punoi në Itali gjatë fashizmit dhe më pas në Shqipëri gjatë komunizmit, është një çelës i jashtëzakonshëm për të lexuar e interpretuar shumë dukuri, përfshirë marrëdhënien tonë me kujtesën, historinë, totalitarizmin e propagandën.

17/07/2017

TOMKA DHE SHOKËT E TIJ

Filmi “Tomka dhe shokët e tij”, me regjinë e Xhanfize Kekos (1977), e ka shenjuar brezin tim në mënyrë të pashlyeshme. E jo vetëm moshatarët e mi. Po përse vallë ky film vazhdon të ndiqet edhe sot nga fëmijët shqiptarë?

read more »

12/01/2017

“ANIJA” NË ZBULIM TË NJERIUT

Jemi mësuar ta marrim imazhin e migracionit në trajta të papërcaktuara. Mediat na kanë ofruar prej kohësh pamje turmash e grupesh mbi barka dhe anije, njerëz ngjitur ngushtë me njëri tjetrin, që u ngjasojnë më shumë milingonave, një lloj entiteti amorf, pa identitet, pa fytyra individuale. Pamje primordiale kolektive, që përçohet shpeshherë e padallueshme, ndaj edhe e frikshme. Migracioni na shfaqet rrjedhimisht, me tipare të panjohura, pothuajse në trajtën e hordhisë, që vjen nga deti kërcënueshëm. Sepse turma ka fytyrën e vet, por jo të njerëzve.

read more »

15/06/2014

ASGJË E RE NGA FRONTI

Cavaliere_di_KrujaKur flasim për përfaqësim të realitetit, ose për realitet të mediatizuar, nënkuptojmë atë realitet që na vjen nëpërmjet mediave. Njohësit e këtij procesi e dinë mirë se publiku zakonisht konsideron realitet atë që të fakt është produkt i një procesi të mediatizuar. Kështu, për shembull, realiteti që na vjen nga ekrani i një televizori merret si i mirëqenë,si i tillë, pavarësisht se është përfundimi i një procesi që fillon me seleksionimin e pamjeve, vijon me filmimin e tyre e pastaj me përpunimin e videos. Me pak fjalë, nga telekamera tek ekrani, madje edhe tek spektatori vetë, subjektiviteti është i kudogjendshëm.

read more »