Archive for ‘Artikuj’

13/11/2018

BURGU SI METAFORË

Nëse me burg nënkuptojmë heqjen e lirisë, Shqipëria totalitare, para rënies së Murit të Berlinit, ishte në një farë mënyre një burg i madh me sistemin e kutive kineze. Ishte burg vendi ku izoloheshin të burgosurit politikë, ishte burg fshati ku internoheshin kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre, ishte burg në qiell të hapur e tërë Shqipëria nga ku nuk mund të dilje pa lejen e regjimit. Në një farë mase, ishin të gjithë të mbyllur, fizikisht dhe/ose mendërisht, ndryshonin kryesisht hapësirat e kufizimit dhe vuajtjet e burgimit. Natyrisht, duhen shmangur relativizime lidhur me përgjegjësitë, si edhe krahasime të pavend midis atyre që vuanin në burgje dhe atyre që ishin jashtë. Në të njëjtën mënyrë duhet fshirë shenja e barazimit midis viktimave të regjimit komunist e xhelatëve që mbanin pushtetin. Megjithatë, duhet pranuar se burgu në format e tij të ndryshme – nga reali tek potenciali e deri tek simboliku -, ishte shumë i pranishëm në jetën e shqiptarëve gjatë regjimit stalinist. Si provë për këtë mund të kujtojmë se telat me gjemba shtriheshin deri gjatë kufirit dhe folja “arratisem”, përdorej jo vetëm për ikjen nga burgu, por edhe për atë që donte ta linte vendin e të emigronte jashtë shtetit, çka përbënte vepër penale dhe shkaktonte pasoja të rënda për të gjithë familjarët.

read more »

Advertisements
12/06/2018

MANTOVA: FESTIVALI I KULTURËS SHQIPTARE

Një sërë nismash të rëndësishme do të zhvillohen në Mantova të Italisë gjatë muajit qershor e korrik 2018. Arti, kultura, zakonet, traditat, sipërmarrja, figura e gruas e të tjera tematika do të jenë në qendër të veprimtarive të organizuara nga shoqata Shqiponjat (Le Aquile), mjaft aktive dhe e suksesshme në promovimin e kulturës shqiptare.

Të shtunën, 16 qershor 2018, në orën 17.00 pranë Casa del Mantegna, Via Giovanni Acerbi, 47 Mantova, do të zhvillohet takimi më kuratorët e librit “Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit): Rando Devole e Claudio Paravati.

read more »

17/05/2018

NGA ISLAMI NË EUROPË TEK ISLAMI EUROPIAN

Në epokën e fake news, të histerive mediatike e të dukurive virale në internet është e vështirë të trajtosh tema delikate si islami dhe integrimi në vendet europiane, që duan para së gjithash kërkimin e së vërtetës, analiza të qeta e refleksione kompetente. Natyrisht, ndërlikimet e trashëguara dhe ato të sotmet nuk ndihmojnë aspak. Rreziku është që gjithçka të përfundojë në një debat që përzien në një enë lloj lloj përbërësish: politikë, socialë, kulturorë, mediatikë, me ndjenja kolektive, duke prodhuar një qull pashije e të hidhur në rastin më të mirë ose të pështirë e helmues në rastin më të keq.

Libri i botuar në italisht “Nga islami në Europë tek islami europian. Sfida e integrimit” (Dall’islam in Europa all’islam europeo. La sfida dell’integrazione), përgatitur nga Mostafa El Ayoubi e Claudio Paravati (Carocci, Romë 2018) ndjek një rrugëtim të ndryshëm në një përmasë të ndryshme e mbledh firma prestigjioze që merren me fenë, islamin, dialogun ndërkulturor e migracionin. Fija e kuqe që i përshkon të gjitha kontributet në libër është njohja që, nga një anë mbush një lakunë historike, e nga tjetra mundëson luftën ndaj paragjykimeve ndaj islamit. Por njohja duhet të jetë e ndërsjellë e duhet shoqëruar nga mirëkuptimi, që është edhe arti e aftësia intelektuale për të kuptuar e justifikuar Tjetrin në rrafshin shpirtëror e të ndjenjave, pa rënë në kurthin e strucit për të mos parë problemet që shtrohen në tryezë. Përveç kësaj, qasja korale e adoptuar nga kuratorët i ofron lexuesit çelësa të ndryshme leximi mbi raportin midis Europës e islamit, një argument jashtëzakonisht kompleks.

read more »

02/11/2017

PREZANTIMI “GRA TË SHQIPËRISË. MES MIGRIMIT, TRADITËS DHE MODERNIZMIT”

Diskutime, refleksione, shkëmbime idesh, për rolin dhe situatën e grave e vajzave shqiptare, në Shqipëri e në Itali: një nismë e mirë dialogu – e hapur për të gjithë të interesuarit – që ofrohet me rastin e prezantimit të librit “Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità”.

read more »

18/09/2017

AJËR POLITIK

Tani që vapa po na shtrin duart drejt fytit, duke na shtrënguar me forcën e 40 gradëve, tani që djersët çurg na barazojnë si në komunizëm, tani që qarqet e trurit fillojnë e ngadalësohen, pikërisht tani, dëgjoj në radio pyetjen fatale: ajri i kondicionuar është i djathtë apo i majtë?

read more »

18/09/2017

PARADOKSI I FERMIT

Unë e kam një përgjigje për paradoksin e Fermit. Po ju?

read more »

13/09/2017

VËLLAI YNË ROM

Ferdi Berisha, rom malazez, fitoi edicionin e nëntë të Vëllait të Madh (Big Brother) në Itali. Ngjarja pati një jehonë mediatike të paparë ndonjëherë. Po përse vallë? Suksesi dhe rritja e shikuesve, veçanërisht këtë vit, nuk e shpjegojnë dot interesin e mediave për ndodhinë. Aq më i vështirë bëhet interpretimi kur jehona i kalon kufijtë shtetërorë italianë për të shkuar përtej Adriatikut: në Shqipëri.

read more »

13/09/2017

EMBRIONI I KASTËS

Me kastë zakonisht nënkuptohet një grup social me rregulla të ngurta ku, pa i respektuar, është vështirë të futesh. Kastat, nga India deri në fiset afrikane, duke kaluar nga Evropa, shfaqen si grupe të privilegjuara në krahasim me qytetarët e tjerë. Shpeshherë, janë klasat politike ato që anojnë të shndërrohen në kastë, duke e bërë të vështirë hyrjen në këtë kategori. Si rregull, demokracia nuk duhet ta pranonte qenien e kastës, sepse në bazë të sistemit demokratik është ripërtëritja e klasës politike, nëpërmjet zgjedhjeve të drejta e të ndershme. Mirëpo realiteti në shumë vende tregon të kundërtën. Po në Shqipëri, po lindin vallë filizat e para të kastës?

read more »

13/09/2017

DJALLI I AVOKATIT

Numri avokatëve në Shqipëri është rritur tej mase vitet e fundit. Po ashtu i noterëve. Shifra të sakta nuk gjeta, por dihet nga të gjithë se juridiku shqiptar diplomon zinxhir, ditën dhe natën, me mijëra studentë. Nuk jam ekspert i jurisprudencës, por disa gjëra, nga pozita e qytetarit, edhe mund t’i them. Me dëshirën dhe ftesën që dikush tjetër të hedhë dritë mbi një situatë, sipas meje, të ndërlikuar.

read more »

12/09/2017

SAHATI I MOSBESIMIT

E kush e harron sahatin e vjetër të elektrikut? I zi, me fushë të bardhë, ku mezi dalloheshin numrat e vegjël që shënonin konsumin e energjisë dhe mekanizmi me vijë të kuqe që rrotullohej ngadalë, por i vendosur. Më poshtë, përveç vulës së pluhurosur të plumbit, nxirrte kokën siguresa, ose objekti më i prekur në errësirën shqiptare.

read more »