Atyre që studiojnë, përshkruajnë, shpjegojnë e tregojnë dukurinë migratore, herët a vonë do t’u vijë ndër mend një personazh i mitologjisë greke, i famshëm për mundimin çnjerëzor e për këtë arsye i futur në histori e në gjuhë.
Sipas mitit, Sizifi u dënua nga Perënditë që të shtynte një shkëmb të rëndë deri në majën e një mali, por sapo mbërrinte në krye binte sërish poshtë, duke e detyruar ta rifillonte nga e para. E kështu në përjetësi, duke transportuar një gur që rrokullisej vazhdimisht. Ndëshkimi i Sizifit, siç dihet, do të bëhet në shekuj simboli i çdo përpjekjeje të padobishme, që e bëhet e kotë sapo realizohet [1].