Archive for April, 2014

19/04/2014

CENET E PËRSOSMËRISË

Është praktikisht e pamundur ta vizitosh Romën e mos ta njohësh sadopak Gian Lorenzo Bernini-n, skulptor e piktor i famshëm i 1600-s, protagonisti më i madh i artit barok. Edhe kur nuk e kërkon, e takon rastësisht në sheshet Navona, Barberini, Spanja, e të tjera vende të njohura, ku ia dallon dorën tek skulpturat, shatërvanët, statujat. Mirëpo nga larg, ose në hapësira të gjera si sheshet, për arsye hapësinore, vështirë t’ua dallosh hollësitë veprave të artit. E megjithatë arti i Berninit bazohet tek hollësitë, detajet, nyjëtimet.

read more »

Advertisements
19/04/2014

KLITHMA NË LUNA PARK

Klithma - Edvard MunchEkspozita me veprat e piktorit Edvard Munch, që vijon të mbetet e hapur në Palazzo Ducale në Genova të Italisë, deri nga fundi i këtij muaji, ngjalli kureshtje të madhe tek publiku. E realizuar për nder të 150 vjetorit të lindjes së piktorit të njohur, ekspozita rreket ta ripërshkojë rrugëtimin artistik të piktorit norvegjez, duke treguar kryesisht kapërcimin epokal nga natyralizmi impresionist në pikturën avangardiste ekzistenciale për të cilën u bë i njohur.

 

read more »

19/04/2014

PROSTITUTA ANALFABETE

Për shkak të implikacioneve juridike dhe etike, por edhe socioekonomike, prostitucioni është pa dyshim një nga temat më delikate të shoqërisë së sotme. Epoka e globalizmit vetëm sa e ka ndërlikuar më shumë, ngaqë e ka përzier me tema të tjera po aq aktuale, si migracioni ose qëndrimi ndaj Tjetrit.

read more »

13/04/2014

SHARJA NË POLITIKË II

Para se të jetë fundi i dialogut, sharja shënon përfundimin e argumentimeve. Në fakt, sharjet hyjnë në skenë pikërisht kur arsyeja del jashtë. Në politikë kjo është e verifikueshme lehtë, sepse sharjet fillojnë kur debati nuk ka rrugëdalje, ose armët e bindjes kanë mbaruar, në rast se kanë ekzistuar deri në atë moment.

read more »

13/04/2014

SHARJA NË POLITIKË

sharjeTashmë edhe ne shqiptarët u mësuam me sharjet në politikë. I dëgjojmë shpesh kundërshtarët të shahen në parlament, në televizion, në shtyp, në tubime. Hapësira politike shndërrohet shpesh në mejhane të vjetra ku fluturojnë lloj lloj sharjesh, që ndonjëherë duket sikur kanë dalë nga muret e nevojtoreve publike, ku lihen ndyrësira verbale çfarëdo.

read more »

13/04/2014

VËMENDJA VDIQ?

Pi një kafe me shokun dhe bashkëbisedimi ndërpritet rregullisht nga telefonat që vijnë nga celularët modernë; tingujt e zileve, gjithnjë e më të personalizuara, e kthejnë muhabetin në një film me ndërprerje reklamash, ku filmi janë bisedat, por me të tjerët, jo me shokun. Në një farë mënyrë kafja kthehet në shqetësim për telefonat që vijnë të shumta, shpeshherë për të nxitur të tjera.

read more »