Archive for ‘Të ndryshme’

13/09/2017

EUROVIZA (I)

Në imagjinarin kolektiv shqiptar, Evropa është përvijuar si hapësirë lirie e mirëqenieje. Skicat e saj të para, sipas gjasës, janë hedhur gjatë periudhës së totalitarizmit, kur Evropa shikohej nga vrima e derës, në trajtën e ekranit televiziv, të një nga vendeve më të mbyllura në botë. Klaustrofobia e shqiptarëve i gjen fillesat e veta pikërisht gjatë ndërtimit të shtetit diktatorial, i cili i ngjasonte më së tepërmi burgut, me mure, roje, kufij e tela me gjemba. Në atë kohë, Evropa shihej në mënyrë trashendentale, si një kimerë për t’u arritur vetëm me imagjinatë. Nga ana tjetër, siç dihet nga të gjithë, kalimi pa leje i kufirit ishte ilegal dhe i dënueshëm rëndë nga kodi penal.

read more »

Advertisements
13/09/2017

NË UDHËKRYQ ME DIPLOMË

Studentët shqiptarë në Itali, që në vitet 1980 numëroheshin me gishtat e dorës, ua lanë vendin dhjetëra mijërave kolegëve të tyre, që në vitet 1990 dhe 2000 filluan t’u nxirrnin punë instituteve statistikore. Hapja e kufijve pas kalimit nga një sistem në tjetrin, u dha mundësinë shumë të rinjve t’i ndiqnin studimet jashtë shtetit. Italia ka qenë pa dyshim një nga vendet më të parapëlqyera nga shqiptarët për studimet universitare.

read more »

09/03/2017

NJË MIGRANT PËRBALLË MERENDINAVE

Libri i ngjason ndonjëherë asaj shishes me mesazh brenda, që pasi hidhet ne det nga autori, mes valësh e rrymash, bën rrugëtime të gjata e të çuditshme, derisa prek tokën, ku kapet rastësisht nga një kalimtar/lexues në rërën e plazhit. Me siguri kështu ka ndodhur edhe për sprovën “Fenomenologia della merendina” (Clichy, 2016) të Riccardo Ventrella, që më ra në dorë krejt rastësisht.

read more »

26/12/2013

LIBRA NË FARMACI

libri me stetoskopKa nga ata që e shikojnë letërsinë si një lloj psikoterapie. Ideja nuk është e re. Por në qoftë se ky konceptim është i vërtetë, atëherë sipas skemës tradicionale e të thjeshtuar “pacienti” është lexuesi, autori ka bluzën e bardhë të mjekut, kurse libri përbën barin e recetës, ilaçin përkatës për shërimin e sëmundjes. Natyrisht, kjo skemë është shumë e brishtë, sepse rolet në procesin e leximit ngatërrohen e shkëmbehen rregullisht. Kështu, vetë shkrimi mund të shihet si terapi për autorin që hedh fjalët mbi letër, kurse për lexuesin autori mund të jetë vetë vepra, çka do të thotë se lexuesi shndërrohet në një farë doktori për vetveten, por edhe libri mund të përfytyrohet me stetoskop në duar. Pa hyrë në labirintet e interpretimeve letrare dhe dinamikave të pasura shkrimtar/vepër/lexues, desha të them që në fillim se më intereson krahasimi i librave me barnat, për të dalë diku tjetër. Prandaj po e marr si të mirëqenë.

read more »

12/09/2013

PAGËZIMI I RRUGËVE

Harta e ShqiperisePër një vend si Shqipëria, ku toponimet përbëjnë shkas për debate të ashpra publike, është e habitshme që emërtimi i rrugëve dhe i shesheve kalon zakonisht në heshtje. Jo shumë kohë më parë, flamurin e ndryshimeve të toponimeve e kishte marrë në dorë një forcë e caktuar politike, me bindje të djathta, e cila kërkonte zëvendësimin e emrave të vendeve që kishin origjinë të huaj, kryesisht sllave dhe greke. Nisma nuk ishte aspak e re, përderisa ishte përqafuar edhe më parë nga përfaqësues të lartë të institucioneve shqiptare, gjithnjë me dëshirën e spastrimit të toponomastikës nga ndikimet e huaja.

read more »

08/07/2013

LE TË PYESIM BLETËT

bletaNë shqip, kur kafshët pushojnë së jetuari përdoret folja ngordh, për njeriun përdoret folja vdes. Bleta përbën përjashtim përnjimend sensacional: kur nuk jeton më, thuhet “bleta vdiq”.  Mjafton kjo për të treguar, pa asnjë pikë dyshimi, se tradicionalisht bleta ka zënë vend të rëndësishëm në kulturën shqiptare.

read more »