Archive for February, 2018

22/02/2018

LEGJISLACIONI PËR IMIGRANTËT

Një libër i dobishëm. Gjykim i pranuar nga shumë vetë ky për vëllimin me titull “La normativa sugli immigrati e sui rifugiati in Italia: tra formalità e operatività” (Legjislacioni për imigrantët e për refugjatët në Itali: midis formalitetit e operativitetit) me autor Paolo Iafrate, botuar në italisht nga “Affari Sociali Internazionali”, shtëpia botuese Idos (Romë, shkurt 2018, f. 176). Dobishmëria e njohur e librit i detyrohet kryesisht temës së trajtuar dhe qasjes konkrete ndaj saj. Në fakt, publikimi paraqitet si një përmbledhje ligjesh që u kushtohet të gjithë atyre që punojnë në sektorin e imigracionit, por edhe atyre që dëshirojnë ta njohin më thellë këtë dukuri të ndërlikuar.

read more »

Advertisements