Archive for ‘Sociologji’

08/02/2023

BARI. “GRA TË SHQIPËRISË NË ITALI”

Të mërkurën, më 15 shkurt 2023, në orën 15.00, në Bari, në sallën “Aldo Cossu” të Universitetit të Barit, do të zhvillohet konferenca me titull “GRA TË SHQIPËRISË NË ITALI. Mikpritja, integrimi, perspektiva“.
Janë parashikuar tri tryeza të rrumbullakëta, me këto tema: Pjesëmarrja aktive dhe shoqatat e grave, Gratë në botën e punës, Bashkëjetesa fetare në Shqipëri.
Konferenca është organizuar nga Shoqata AQUILE DI SETA, nga sindikata FAI CISL e nga revista CONFRONTI, në bashkëpunim me Universitetin e Barit, Albania Letteraria dhe Albania News.

read more »

06/10/2022

GRA TË SHQIPËRISË NË ITALI. INTEGRIMI, PUNA, SFIDAT

Të mërkurën, më 12 tetor 2022, ora 17.00, në Romë në Piazza del Campidoglio (Sala del Carroccio) do të zhvillohet prezantimi i librit dhe tryeza e rrumbullakët me titull Gra të Shqipërisë në Itali. Integrimi, puna, sfidat (Donne d’Albania in Italia. Integrazione, lavoro, sfide).

Donne d'Albania in Italia-def

Takimi do të hapet me përshëndetjet institucionale të Monica Lucarelli, Asesore e veprimtarive prodhuese dhe e Shanseve të barabarta të Komunës së Romës, Anila Bitri Lani, Ambasadore e Shqipërisë në Itali, Carla Fermariello, Këshilltare e Komunës së Romës. Moderon Claudio Paravati, drejtor i revistës Confronti.

Gjatë veprimtarisë do të prezantohet libri Gra të Shqipërisë. Refleksione, dëshmi, emocione (Donne d’Albania in Italia. Riflessioni, testimonianze, emozioni), (Com Nuovi Tempi, 2022), përgatitur nga Rando Devole e Claudio Paravati që ka në qendër gratë e Shqipërisë, të brezit të parë e të dytë, që jetojnë e punojnë në Itali. Duke filluar nga rrugëtimi migrator, vëllimi prek tema të shumta midis të cilave mikpritjen, integrimin, identitetin, gjuhën, letërsinë, dinamikat familjare, martesat e përziera, botën e punës, vendlindjen, por edhe pjesëmarrjen në jetën shoqërore dhe politike.

Prezantimi do të jetë rast i volitshëm për të diskutuar për integrimin, punën e sfidat së bashku me: Klaudia Bumçi, gazetare në Radio Vatikani – Vatican News, Eliza Çoba, mësuese e gjuhës shqipe dhe e gjuhës angleze, Alda Kushi, kërkuese shkencore, Universiteti i Barit, Onofrio Rota, sekretar i përgjithshëm Fai Cisl, Livia Turco, presidente e Fondacionit Nilde Iotti dhe Fetjola Turmetaj, e sapodiplomuar në gjuhë të huaja, brezi i dytë. Nisma do të mbyllet nga bashkë kuratori i librit Rando Devole.

Me rastin e botimit të Donne d’Albania in Italia. Riflessioni, testimonianze, emozioni është ribotuar edhe Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità, publikuar në vitin 2017, me një edicion krejtësisht të ri.

21/07/2022

GRA TË SHQIPËRISË NË ITALI

Copertina Donne d'Albania in Italia

Gra të Shqipërisë në Itali. Reflektime, dëshmi, emocione.

Kanë kaluar më shumë se tridhjetë vjet nga fillimi i emigracionit shqiptar në Itali dhe nëse sot shqiptarët përfaqësojnë një nga komunitetet historike më të mëdha dhe më të integruara në indin socio-ekonomik italian, kjo është edhe falë kontributit të grave.

Një univers femëror i larmishëm, i shumanshëm, ku energjitë, talentet, inteligjencat dhe profesionalizmat e ndryshme lëvizin në sfondin e një origjine, identiteti dhe historie të përbashkët.

15/06/2020

TEATRI KOMBËTAR SI ÇELËS LEXIMI

E përjavshmja WE e “Confrontii ka kushtuar një numër të posaçëm Teatrit Kombëtar e Shqipërisë. Midis materialeve të shumta do të veçoja video-opinionet e: Ismete Selmanaj Leba (shkrimtare e gazetare), Fioralba Duma (aktiviste e promovuese e kulturës italo-shqiptare), Ornella Darova (Studente Phd në Economics University of Pennsylvania), Edmond Budina (regjisor e aktor), Mauro Geraci (antropolog kulturor në Universitetin e Mesinës).

Përfitoj nga rasti të falënderoj stafin e “Confronti”, dhe drejtorin e saj Claudio Paravati, për vëmendjen që u kushtojnë temave shqiptare.

Numri përmban edhe shkrimin tim me titull: “Teatri Kombëtar si çelës leximi.

30/04/2020

NUK DUKESH SHQIPTAR 2.0

nga Dardo Veleno.

Sapo u ul e kuptoi menjëherë se gruaja përballë kishte dëshirë për të folur. Ia ndiente vështrimin tek i ndiqte lëvizjet ndërsa zinte vend për t’u rehatuar. Ftesa plot mirësjellje e gruas për ta vendosur xhupin në poltronën e lirë, me zë të ëmbël e buzëqeshje simpatike, nuk bëri gjë tjetër veçse ia konfirmoi përshtypjen e parë. Por nuk i erdhi keq, edhe ai kishte nevojë të shkëmbente dy fjalë.

read more »

21/04/2020

ROMA, LA MIA NUOVA CITTÀ

 

Alla città di Roma ogni definizione sta stretta. Te ne accorgi appena arrivi. Ti convinci quando cominci a conoscerla. “Roma, una bella città?“. Banale, anche se vero. “Roma capitale d’Italia?”. Esatto, ma geograficamente asciutto. “Roma città d’arte?”. Giusto, ma riduttivo. “Roma, meta turistica?”. Semplicemente ai confini dell’offesa.

read more »

04/04/2019

PERËNDIA E MIGRANTËVE

Përvoja fetare e imigrantëve përbën pa dyshim një përmasë pak të eksploruar e ndonjëherë të keqkuptuar. Vënia e saj në qendër të tre kërkimeve shkencore është meritë e autorëve dhe kuratorëve të vëllimit “Il Dio dei migranti. Pluralismo, conflitto, integrazione” (Perëndia e migrantëve. Pluralizëm, konflikt, integrim) përgatitur nga Maurizio Ambrosini, Paolo Naso, Claudio Paravati (shtëpia botuese Il Mulino, 2019). Studimet për imamët e xhamive italiane, për ortodoksët rumunë e për fytyrat e ndryshme të krishterimit midis imigrantëve përfaqësojnë një hap përpara në rrugëtimin njohës të një shoqërie shumëkulturore e shumetnike si ajo italiane.

read more »

12/12/2018

“PIRAMIDA E PEZULLT”

“Piramida e pezullt” është një reportazh i shkurtër që flet për ndërtesën e Tiranës ku dikur ishte Muzeu i diktatorit shqiptar Enver Hoxha. E përuruar në fund të viteve 1980, pak vite pas vdekjes së tij, shfaqet sot krejt e braktisur, ndonëse nuk kanë munguar në kohën e pluralizmit orvatje për ripërdorim, ristrukturim, në mos për shkatërrim.

read more »

27/06/2018

INTEGRIMI SI PËRDITSHMËRI

– shqiptarët në Lacio dhe Romë –

Shqiptarët në Lacio dhe në kryeqytetin italian gjenden tashmë larg fazës së dikurshme të emergjencës, që evokon eksodet dramatike të shumë viteve më parë. Përvoja e shqiptarëve në krahinën qendrore italiane, pavarësisht problemeve specifike që kanë, tregon rrënjosje dhe integrim përgjithësisht pozitiv. Ky është fryt i normalizimit të statusit migrator të arritur në terren nga shqiptarët, domethënë në marrëdhëniet e punës, në shkolla, në pallate, pra në përditshmërinë e jetës.

Në këtë përfundim ka mbërritur Osservatorio Romano sulle Migrazioni, që sapo ka botuar raportin XIII, të përgatitur nga Idos, qendra studimore e kërkimore dhe Instituti i Studimeve Politike “S. Pio V”. Raporti, nëpërmjet analizës së studiuesit Antonio Ricci, përshkruan një sërë aspektesh interesante të pranisë së qytetarëve shqiptarë në Lacio e në Romë.

read more »

17/05/2018

NGA ISLAMI NË EUROPË TEK ISLAMI EUROPIAN

Në epokën e fake news, të histerive mediatike e të dukurive virale në internet është e vështirë të trajtosh tema delikate si islami dhe integrimi në vendet europiane, që duan para së gjithash kërkimin e së vërtetës, analiza të qeta e refleksione kompetente. Natyrisht, ndërlikimet e trashëguara dhe ato të sotmet nuk ndihmojnë aspak. Rreziku është që gjithçka të përfundojë në një debat që përzien në një enë lloj lloj përbërësish: politikë, socialë, kulturorë, mediatikë, me ndjenja kolektive, duke prodhuar një qull pashije e të hidhur në rastin më të mirë ose të pështirë e helmues në rastin më të keq.

Libri i botuar në italisht “Nga islami në Europë tek islami europian. Sfida e integrimit” (Dall’islam in Europa all’islam europeo. La sfida dell’integrazione), përgatitur nga Mostafa El Ayoubi e Claudio Paravati (Carocci, Romë 2018) ndjek një rrugëtim të ndryshëm në një përmasë të ndryshme e mbledh firma prestigjioze që merren me fenë, islamin, dialogun ndërkulturor e migracionin. Fija e kuqe që i përshkon të gjitha kontributet në libër është njohja që, nga një anë mbush një lakunë historike, e nga tjetra mundëson luftën ndaj paragjykimeve ndaj islamit. Por njohja duhet të jetë e ndërsjellë e duhet shoqëruar nga mirëkuptimi, që është edhe arti e aftësia intelektuale për të kuptuar e justifikuar Tjetrin në rrafshin shpirtëror e të ndjenjave, pa rënë në kurthin e strucit për të mos parë problemet që shtrohen në tryezë. Përveç kësaj, qasja korale e adoptuar nga kuratorët i ofron lexuesit çelësa të ndryshme leximi mbi raportin midis Europës e islamit, një argument jashtëzakonisht kompleks.

read more »