Archive for February, 2015

17/02/2015

LE T’I SHMANGIM NGATËRRESAT

Jetojmë kohë të vështira e lundrojmë në ujëra të trazuara. Atentati kundër Charlie Hebdo, mu në zemër të Francës, dhe manifestimi madhështor që pasoi kundër terrorizmit e në mbrojtje të lirisë së fjalës, u duk fillimisht sikur i qartësoi gjërat, sepse të gjithë ne e pamë veten mes manifestuesve të Parisit në mbrojtje të vlerave qytetare e demokratike.

read more »

Advertisements
17/02/2015

DEKLARATA NË FUND TË VITIT

Batutë, gafë apo captatio benevolentiae?

Përcaktimi i statusit të deklaratës që bëri Kryeministri shqiptar Edi Rama për sindikatat, gjatë konferencës për shtyp me homologun e vet italian Matteo Renzi, është i rëndësishëm, por jo thelbësor. Pra, përkufizimi nëse fjalët e shprehura përbënin batutë apo gafë nuk na shpie në zemër të problemit të politikës e të shoqërisë së sotme shqiptare.

read more »

17/02/2015

PENGESAT E HISTORISË NGA PUSHTIMI NË ÇLIRIM

Ndryshe nga periudha të tjera të historisë shqiptare, ajo e Luftës së Dytë botërore na duket e njohur historikisht, si faqet e lexuara e të mësuara të një libri të vjetër. Kjo bën që vëmendja jonë kolektive të eksitohet më shumë përballë historisë së hershme, pra shekujve të mëparshëm, ose dhjetëvjeçarëve të shkuar të totalitarizmit, periudha që për arsye të ndryshme na duken gjithsesi më tërheqëse.

read more »

17/02/2015

MË JEPNI NJË GJILPËRË

Në Galerinë e Belvederes të Vjenës shkova për të parë vepra të famshme të pikturës botërore. Kjo galeri ka fatin të ketë në koleksionin e vet vepra të periudhave të ndryshme: mesjeta, baroku, romanticizmi, impresionizmi, e kështu me radhë. Atje mund të admirohen autorë si Paul Cézanne, Vincent van Gogh, Claude Monet, Egon Schiele, Oskar Kokoschka, Gustav Klimt, por edhe të tjerë big nga arti i djeshëm dhe ai bashkëkohor.

read more »

17/02/2015

SHKËPUTJE ME PAK ZHGËNJIM

Jo vetëm udhërrëfyesit turistikë, por edhe njohësit e Vjenës, të këshillojnë ta vizitosh medoemos Ekspozitën e Shkëputjes (Wiener Secessionsgebäude). Për shkak të ftesave të ndryshme, përshkrimeve nëpër libra, komenteve të artdashësve dhe nxitjeve të admiruesve të ndryshëm, ndërtesa e famshme e Shkëputjes vjeneze bëhet një must për turistin e huaj, një etapë që nuk mund të kapërcehet në asnjë mënyrë.

read more »

17/02/2015

NGA BREGU NË BREG E KTHIM

Ecejake pasaportash

Italia ka kohë që është shndërruar në vend imigrimi dhe emigrimi njëkohësisht. Që nga shfaqja e krizës e deri më sot, dukuria e ardhjes së imigrantëve është shoqëruar nga ikja e italianëve drejt vendeve të tjera. Mirëpo, kurrë më parë kjo bashkëjetesë moderne mes dy dukurish të kundërta nuk është ilustruar kaq mirë nga statistikat siç ndodhi me të fundit të ofruara nga Istat.

read more »