Archive for ‘Ekonomi’

13/09/2017

MERITOKRACIA E TRURIT

Nuk ka dyshim se në Shqipëri është verifikuar një farë mitizimi i individëve “të suksesshëm” jashtë shtetit. Mediat shqiptare e kanë bombarduar opinionin publik me mijëra artikuj, emisione televizive, reportazhe, duke krijuar personazhe me konture mitike, shpesh të pikturuar si pionierë të shqiptarisë në botë.

read more »

Advertisements
13/09/2017

PUNA SI MUNDIM

Nëse jemi dakord për rëndësinë që ka puna në jetën tonë, jo vetëm në planin e mbijetesës, atëherë pyetjet që lidhen me raportin që kemi me profesionin nuk duhet të tingëllojnë të çuditshme. Sipas një studimi të fundit, 6% e indianëve, 15% e gjermanëve, 17% e italianëve, 20% e amerikanëve, 29% e hungarezëve, 40% e turqve dhe 65% e meksikanëve, nuk bëjnë punën që do të dëshironin të bënin, d.m.th. “kanë gabuar” punë. Po shqiptarët? Statistikat nuk e thonë, por ne e dimë si “qëndron puna”.

read more »

13/09/2017

MALLI DHE MIELLI

Në zhargonin e toksikomanëve shqiptarë, “malli” dhe “mielli” janë tejet të përdorura. Më “specialistët” bëjnë edhe nënndarjet përkatëse: e kuqja (heroina), e bardha (kokaina) dhe bari (hashashi). Ky leksik, përfshirë ngjyresat krahinore, ishte krejtësisht i panjohur në Shqipërinë totalitare, e cila i kishte mbyllur kufijtë jo vetëm për bijtë e vet që të mos arratiseshin, por edhe për “veset” perëndimore. Vitet nëntëdhjetë shënuan edhe suksesin deri diku të pritshëm të drogës në Shqipëri. Po përse vallë konsumi i drogës vazhdon të rritet në vendin tonë progresivisht?

read more »

13/09/2017

EKONOMIA E ATOMIT

Kriza energjetike që ka pllakosur botën ka bërë që diskutimet për centralet bërthamore të shtohen dita ditës. Vetëm pak kohë më parë, propozimi i kryeministrit Berisha për të bujtur në Shqipëri centralet bërthamore italiane kapi lehtësisht faqet e para të gazetave, duke ndezur edhe më tej debatet për energjinë bërthamore. Mirëpo, deri më sot, kundërshtarët e atomit kanë diskutuar mbi baza kryesisht ideologjike, të diktuara nga frika të pavetëdijshme ose nga incidentet e llojit Çernobil. Por çfarë ndodh po qe se kundërshtarët e kapin problemin nga pikëpamja ekonomike?

read more »

12/09/2017

EKONOMIA SIPAS ULIKSIT E JAZONIT

Në Shqipëri ekonomia e tregut u vendos në mënyrë mekanike, në kuptimin që i mungonte objektivisht tradita kulturore, çka duhet t’i shërbente si platformë dhe amortizator njëkohësisht. Nga pikëpamja e shpejtësisë kohore, kapitalizmi erdhi brutalisht në vendin tonë, pavarësisht se pjesa dërmuese e shoqërisë ishte dakord me sistemin e ri ekonomik. Mënyra e lindjes përbën një nga arsyet përse sot kapitalizmi shqiptar shfaqet me petkat e primitivitetit të xhunglës.

read more »

18/06/2017

PUNONJËSIT IMIGRANTË: SËMUNDJET PROFESIONALE DHE AKSIDENTET NË BUJQËSI

Sapo doli në shtyp vëllimi “Sëmundjet profesionale dhe aksidentet në bujqësi. Një studim mbi punonjësit imigrantë” (Malattie professionali e infortuni in agricoltura. Un’indagine sui lavoratori immigrati), përgatitur nga Rando Devole (a cura di), Agrilavoro edizioni – FGP, Roma 2017.

Libri është fryt i një studimi të mirëfilltë shkencor i promovuar dhe i realizuar nga sindikata Fai-Cisl e nga Eban.  Ky studim, i përgatitur e i koordinuar prej meje, ka pasur në qendër imigrantët që punojnë në bujqësinë italiane dhe dukuritë e sëmundjeve profesionale e të aksidenteve në punë.

read more »

13/01/2017

SLOGANE, REALITET, HUMOR

Panairi i punës që u zhvillua në Tiranë në prill të këtij viti do të kujtohet veçanërisht për sloganin, tashmë të famshëm, për punën dhe profesionistët. Arsyet e suksesit të sloganit “Punë ka, por duhen profesionistë” duhen parë fillimisht tek ekspozimi i tij ndaj publikut shqiptar, duke pasur parasysh jehonën mediatike të panairit; por kryesisht tek kuptimi i tij i fortë, sepse pohon haptazi se në Shqipëri ka punë, por mungon profesionalizmi.

read more »

12/01/2017

PAZARI I PUNËS

Në fund të prillit 2016 në Tiranë u zhvillua panairi i punës. Nëse për efektin e punësimit mund të ketë mendime të kundërta, për suksesin mediatik të eventit do të binin dakord të gjithë. Jo vetëm shikueshmëria e madhe, por edhe mesazhet politike, i siguruan panairit rezultate pozitive në nivel komunikativ.

read more »

16/01/2016

PROGRESIVITETI ALLA SHQIPTARÇE

Shumë vetë u skandalizuan nga njoftimi se, nga viti 2016, gjobat do të vendosen në vartësi të automjetit, të përvojës së drejtuesit e të përsëritjes së kundërvajtjes. E ashtuquajtura gjobë progresive.

read more »

16/01/2016

SIPËRMARRËSIT SHQIPTARË

njerez-grafikMediat u japin skenën kryesisht rasteve të suksesshme individuale, politika përmend rolin e tyre të rëndësishëm për ekonominë italiane. Mirëpo, përtej dritave të skenës mediatike dhe furçave të retorikës politike, çfarë thonë statistikat për situatën e sipërmarrësve shqiptarë në Itali?

read more »