Archive for July, 2012

21/07/2012

Mirëqenia e shifrave

Bindja se Produkti i brendshëm bruto (GDP) nuk është matësi i vetëm i mirëqenies shoqërore po përhapet gjithnjë e më shumë. Ekonomistët që e shikojnë aktivitetin ekonomik të lidhur ngushtë me etikën e kanë më të lehtë ta kuptojnë se lumturia e njeriut, ose më mirë mirëqenia e tij, nuk varet nga rritja e përhershme e produktit të brendshëm bruto. E megjithatë, rritja ose rënia ekonomike matet kryesisht nëpërmjet PBB-së, duke filluar nga qeveria deri tek organizatat ndërkombëtare, nga mediat tek institutet studimore.

read more »

21/07/2012

Perënditë e financës

Vitet e fundit zërat kritikë kundër agjensive vlerësuese të kreditit (credit rating agency) janë shtuar gjithnjë e më shumë. Vlerësimet e këtyre agjensive janë bërë prej kohësh të domosdoshme për investitorët anembanë botës dhe deri pak kohë më parë kapnin vetëm faqet e revistave të specializuara për ekonominë. Tani, agjensi si Standard & Poor’s, Moody’s e Fitch, zënë titujt kryesorë të edicioneve të lajmeve të vendeve të zhvilluara e më pak të zhvilluara.

read more »

08/07/2012

Kotijone leksikore

Këto ditë, lajmi se shkencëtarët në Cern të Zvicrës kanë gjetur provat e ekzistencës të së ashtuquajturës “God Particle” (en.), “particule de Dieu” (fr.),  ose “particella di Dio” (it.) zuri faqet e para të gazetave të mbarë botës, përfshirë ato shqiptare.

read more »

08/07/2012

Censorët e gjuhës

Gjuha shkon vërtet ku dhemb dhëmbi, sidomos kur dhëmbi është gjuha shqipe. Vëmendja që i kushtojmë shqipes është sa e ligjshme aq edhe e kuptueshme, për sa kohë gjuha paraqitet e lidhur pazgjidhshmërisht me identitetin tonë kombëtar. Me fjalë të tjera, kur flasim për gjuhën flasim për veten tonë, për të kaluarën, të tashmen e të ardhmen.

read more »