Posts tagged ‘paragjykimet’

12/01/2017

MASKAT E PARAGJYKIMEVE

Në prag të pranverës 2016, një lajm për disa grabitës italianë që shtireshin sikur ishin shqiptarë, na kthen detyrimisht mbrapa në kujtesën tonë të përbashkët. Fakti është se deri më sot kanë qenë shqiptarët që shtireshin si italianë. Si shpjegohet kjo dukuri?

read more »

Advertisements
12/01/2017

PESHA E FJALËS

Nuk është nevoja të citohet shkrimtari Karlo Levi, me të famshmen “Fjalët janë gurë”, për të vërtetuar se fjalët kanë peshë, ndaj edhe duhet të përdoren me kujdes.

read more »

12/07/2014

VERBËRIA E PËRVOJËS

Fjalia e njohur “Nuk dukesh shqiptar” – të cilën shumë emigrantë shqiptarë e kanë dëgjuar jashtë shtetit kur i kanë pyetur për prejardhjen – e ka bazën e vet në imazhin e përçuar nga mediat. Megjithatë, profili që përftohet në mendjen e njeriut, për një kategori çfarëdo, mund të varet edhe nga kushte personale.

read more »

19/04/2014

PROSTITUTA ANALFABETE

Për shkak të implikacioneve juridike dhe etike, por edhe socioekonomike, prostitucioni është pa dyshim një nga temat më delikate të shoqërisë së sotme. Epoka e globalizmit vetëm sa e ka ndërlikuar më shumë, ngaqë e ka përzier me tema të tjera po aq aktuale, si migracioni ose qëndrimi ndaj Tjetrit.

read more »

11/02/2014

MË SHKAU GOJA

Një ngjarje e rëndë tronditi qytezën Gallarate në veri të Italisë. Pasditen e 3 shkurtit 2014, një komando prej katër vetash, sulmoi furgonin e policisë së burgut pikërisht përballë selisë së gjykatës. Në furgon ishte i burgosuri Domenico Cutri, i dënuar me burgim të përjetshëm për krime mafioze. Gjatë sulmit pati shkëmbime me armë zjarri. Dy policë u plagosën, kurse i burgosuri u largua. Më vonë, vëllain më të vogël të të dënuarit e gjetën të vdekur nga plagët e marra gjatë përplasjes me armë.

Lajmi i ngjarjes i zaptoi menjëherë faqet online, sepse nuk është e zakontë të shohësh skena spektakolare filmi në rrugët e qytetit. Janë ngjarje të papara, prandaj edhe opinioni publik u përqendrua menjëherë rreth lajmit. Një ditë më pas, shtypi italian njoftoi se lideri aktual i Lidhjes së Veriut (Lega Nord), Matteo Salvini, e paska komentuar në Facebook arratisjen e të dënuarit me burg të përjetshëm me këto fjalë: “SULM kundër furgonit të POLICISË për arratisjen e të burgosurit SHQIPTAR”.

read more »