Archive for May, 2014

11/05/2014

BUJQ JASHTË

bujqesiaImazhi që kemi pasur deri më sot për emigrantët shqiptarë që punojnë në sektorin bujqësor në Itali lidhej me punëtorët e krahut në fushë e në serra. Kjo prani u verifikua nga studiuesit gjatë viteve dymijë, duke shënuar një farë habie për faktin se zakonisht emigrantët shqiptarë perceptoheshin si punonjës në sektorë të tjerë ekonomikë. E megjithatë numri i shqiptarëve që punonin në bujqësi – është fjala për të punësuarit me kontratë pune – ka ardhur duke u shtuar ndër vite, madje duke u nyjëtuar në nënsektorë të specializuar, duke arritur vendet e para në komunitetet e huaja.

read more »

Advertisements
10/05/2014

POZICIONET E LEXIMIT

leximiLeximi është para së gjithash akt fizik. Kur lexojmë një libër përdorim kryesisht sytë, por edhe duart, madje ndonjëherë edhe zërin, ose gishtin. Trupi merr pjesë në lexim duke iu përshtatur veprimit sipas dëshirës dhe zakonit të gjithsecilit. E dimë të gjithë se në të vërtetë lexon truri, por pa shqisat dhe gjymtyrët do të ishte e pamundur. Edhe të verbërve që lexojnë nëpërmjet alfabetit Braille u kërkohet të përdorin mollëzat e gishtërinjve.

 

read more »

10/05/2014

MISTERI I FLAMURIT TEK PAPA

Papa-Françesku-foto-ne-media-shqiptareDisa ditë më parë një lajm kurioz, ose më saktë një fotolajm, qarkulloi në mediat shqiptare. Bëhej fjalë për fotografinë e Papa Françeskut me flamurin shqiptar në qafë. Fotografia është pa dyshim shumë e bukur dhe ngazëlluese për ne shqiptarët, aq më tepër që gjendet në krahët e një prej Papëve më karizmatikë e më të dashur të të gjitha kohërave. Mirëpo lajmi na erdhi nga mediat në mënyrë misterioze, dhe në tis misteri ka mbetur deri më sot.

read more »

10/05/2014

ANTIVIRUS JAM VETË

kompjuter-i-mbrojtur-nga-virusetDeri pak kohë më parë posta e mërzitshme (spam), viruset dhe format e tjera të rrezikshme të komunikimit online, na vinin në gjuhë të huaja. Teknika e vjetër ishte kjo: mesazh e-mail me një skedë bashkëlidhur ku fshihej virusi i keq. Ti lexoje mesazhin, hapje dokumentin bashkëlidhur dhe ja ku e infektove kompjuterin e dashur. Në rastin e mashtrimeve të tjera (si p.sh. phishing) mesazhi i postës elektronike të çonte nëpërmjet lidhjeve në faqe ku kërkohen të dhëna personale: karta krediti, fjalëkalime, kode e kështu me radhë. Krijimtaria e kriminelëve virtualë nuk ka të sosur.

read more »

10/05/2014

SI FLAKA E QIRIRIT

qiri elektrikPolitikani italian Giulio Andreotti është i njohur për shumë gjëra, por jo më pak për batutat e aforizmat e tij shpotitëse. Njëra prej tyre u bë e famshme për aktualitetin të cilës i referohej, por edhe për vlerën e vet universale. “Pushteti konsumon ata që nuk e kanë”, kështu mund të shqipërohej batuta andreotiane, që parafrazonte (duke e mohuar) thënien e konsoliduar se pushteti në realitet i konsumon, i tret dhe i sfilit ata që e mbajnë.

Mendohet se batuta në fjalë e ka autorësinë tek diplomati e politikani francez Charles Maurice de Talleyrand-Périgord – çka përbën punë për historianët e politikës –, por fakt është se famën dhe freskinë, të paktën në Itali, ia dha në realitet Andreotti, të cilit i shkonte për shtat edhe nga përvoja e ushtrimit të pushtetit.

read more »

10/05/2014

KUJDES ME TASTIERËN

duar-ne-tastiereGaleria e komentuesve në internet po pasurohet gjithnjë e më shumë, ngaqë vetë hapësira virtuale zgjerohet dita ditës. Në shkrimin humoristik “Siluetat e komentit” u përpoqëm të bënim një farë bilanci për komentet në internetin shqiptar, duke përvijuar disa profile komentuesish, që shfaqen në diskutimet virtuale në shqip. Natyrisht, asnjë pretendim shterues nuk kishte, përveçse marrjen e buzëqeshjes.

 

 

read more »