Archive for July, 2015

08/07/2015

SI LAKOHET GREVA NË SHQIP

Pluralizmi në Shqipëri, së bashku me të drejta të tjera, solli edhe atë të grevës. Por si është ushtruar kjo e drejtë në vitet e tranzicionit dhe si e koncepton shoqëria shqiptare grevën? Pyetjet nuk janë të thjeshta, sepse këndvështrimet janë të shumta, por edhe lënda është e gjerë.

read more »

Advertisements
08/07/2015

KUTIA E SHKREPËSES

Ishte prezantim libri por u shndërrua në moment refleksioni për kohën e totalitarizmit shqiptar, pasojat e tij deri në ditët e sotme dhe rolin e kulturës në Shqipërinë aktuale. Në librarinë Fandango të Romës erdhën plot dashamirës të letërsisë shqiptare për të dëgjuar fjalët e Fatos Kongolit, autorit të romanit “Jetë në një kuti shkrepësesh”, që tani vjen në duart e lexuesit italian, me përkthim të Caterina Zuccaro, me titullin “La vita in una scatola di fiammiferi” (Rubbettino Editore).

read more »

08/07/2015

NJË DITË NË EXPO (III)

Pavijonin shqiptar në Expo dua ta shikoj edhe në mbrëmje. Fundja justifikimet i kam: duhet të shijoj spektaklin e “Pemës së jetës” dhe të vizitoj pavijonet e tjera në Cluster Bio-Mediterraneo. Të mjaftueshme për t’i rezistuar forcës magnetike të pavijoneve cult si Brazili, Kina, Kazakistani, Azerbajxhani, Meksika, etj.

read more »

08/07/2015

NJË DITË NË EXPO (II)

Expo-ja tashmë tregon gjallëri kudo. Ka marrë jetë si koshere bletësh. Njerëz që shkojnë e vijnë, në grup e në turmë, ngadalë e nxitimthi, me ose pa destinacion. Ndjenjë e këndshme për ata që janë imunë nga demofobia. Shikoj orën e dorës. Po shkon dymbëdhjetë. Kthej timonin drejt pavijonit shqiptar, tashmë ylli im polar.

read more »

08/07/2015

NJË DITË NË EXPO (I)

Plani është ky. Meqë kam mundësinë ta vizitoj Expo-në në Milano, po bëj një xhiro edhe nga pavijoni i Shqipërisë. Arsyetim sa i natyrshëm aq edhe i parashikueshëm për çdo shqiptar.

read more »

08/07/2015

LUMË PARASH NGA DETI

Për dërgesat financiare të emigrantëve, ose siç quhen ndryshe remitancat, shkruhet herë pas here në media, të cilat citojnë shifra të ndryshme, por pa i nyjëtuar të dhënat. Sa parà çojnë në vendlindje emigrantët shqiptarë me banim në Itali?

read more »