Deklarata e Samitit të parë të diasporës shqiptare, që u zhvillua në datën 18-20 Nëntor 2016, fillon me një hyrje të përgjithshme me karakter politik dhe vijon më pas me pesë drejtime në të cilat qeveria dhe diaspora do të angazhohen së bashku: zhvillimi institucional, diaspora dhe kapitali njerëzor, diaspora dhe zhvillimi ekonomik, mbështetja për diasporën, mekanizmi ndërveprues. Disa muaj pas mbarimit të Samitit të Diasporës ka ardhur koha t’i shohim këto drejtime më hollësisht, duke parë edhe ecurinë e punës (Deklarata mund të konsultohet këtu).
MIDIS FJALËVE DHE VEPRAVE
SAMITI SI SKENË
Ka një kategori politikanësh që kujtohen për migrantët në çastet e nevojës, zakonisht gjatë fushatave parazgjedhore, ose kur opinioni publik në Shqipëri duket tejet i ngopur dhe i velur nga gjellët e zakonshme të kuzhinës politike. Në kësi rastesh shtohen edhe takimet e ndryshme me diasporën. Qasja instrumentale ndaj migrantëve shqiptarë ka variante të shumta dhe është e shtrirë në kohë, por ajo me karakter politik dallohet kryesisht nga retorika me të cilën trajtohen çështjet e diasporës[i].
DIASPORA DHE PËRPJEKJET PËR NJOHJE
Kontributi i migrantëve nuk kufizohet vetëm me zhvillimin e vendeve ku ata kanë vendosur të jetojnë e të punojnë. Ndihma e emigrantëve shkon edhe në drejtim të vendit nga ku janë nisur. Diaspora, si tërësi e migrantëve dhe pasardhësve të tyre, që janë të lidhur me vendin e origjinës, përbën vërtet një “urë lidhëse” me vendin e prejardhjes, ndërsa ndihma e tyre rezulton e konsiderueshme dhe shumëplanëshe.
RELATIVITETI I “SAMITIT” DHE I “DIASPORËS”
SAMITI SAPO FILLOI
Të gjitha veprimtaritë që u zhvilluan në Tiranë, në kuadrin e Samitit të Diasporës (18-20 nëntor 2016), u përshkuan nga një fill i pamohueshëm: pjesëmarrja. Kjo u vu re jo vetëm nga numri i emigrantëve shqiptarë të ardhur nga e gjithë bota[1], por edhe nga vëmendja me të cilën ata ndoqën veprimtaritë e programuara.
MBULESA MODERNE E TYRBES
Ndërtesa e re e Drejtorisë së Portit, në Antwerp të Belgjikës, të projektuar nga Zaha Hadid Architects, që u soll nga shkrimi i A. Vehbiut “Zaha godet sërish“, më kujtoi rastin e Tyrbes (varrit monumental) të Kapllan pashë Toptanit në Tiranë.
PARQET SI OAZA
E keni provuar ndonjëherë të ecni nëpër rrugët e Tiranës me karrocë fëmijësh? Për prindërit e rinj pyetja është e tepërt, ndoshta edhe për gjyshërit me mbesa e nipa të vegjël. Për të tjerët ndoshta jo. Në rast se nuk ju ka qëlluar, ta zëmë të shkoni me karrocë fëmijësh në një park, provojeni një herë. Është përvojë mbresëlënëse.
KUR KA PROBLEME SINTONIZIMI
Në pasditen e datës 10 tetor 2016, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, zhvilloi në Romë një takim me përfaqësues dhe anëtarë të ndryshëm të komunitetit shqiptar në Itali. Një nismë me synime pozitive dhe me vlerë. Në ftesën përkatëse lexohej se takimi bëhej “për të trajtuar shqetësimet dhe problematikat me të cilat ballafaqohet komuniteti shqiptar në Itali”.
VETËM PESË MINUTA
Zhvillimet e fundit epokale duhet të kishin bindur edhe më skeptikun dhe të paditurin se dukuria e migracionit është komplekse. Megjithatë, ka ende njerëz që e shikojnë migracionin me syze thjeshtëzuese, herë në mirëbesim nga mosnjohja dhe herë për ta instrumentalizuar për interesa të ndryshme.
KUR MARRËDHËNIA DYSHE NUK MJAFTON
Migracioni është dukuri epokale dhe strukturore. Janë dy elemente të cilat ende nuk kanë hyrë në vetëdijen e politikës. Kjo do të thotë se masat që merren për përballimin e problemeve që rrjedhin nga migracioni, si nga vendet e nisjes, ashtu edhe nga vendet e mbërritjes, nuk mund të jenë konjukturale, episodike, ose afatshkurtra.