Archive for January, 2017

27/01/2017

VIA MARGUTTA (IV)

marmoraro-3-1024x576Nëse kalon në ditë pushimi, që nuk përkon me ndonjë nismë artistike, vështirë ta dallosh punishten “Il Marmoraro” në via Margutta. E mbyllur me kangjella hekuri, pa dritë brenda, punishtja humbet mes dyerve të tjera e mes bimëve të shumta, që duken si ujëvara të gjelbra që rrjedhin mbi mure.

read more »

Advertisements
27/01/2017

VIA MARGUTTA (III)

via-margutta-roma“Pasi u transferova në studion e rrugës Margutta…”, kështu e fillon romanin e tij “Mërzia” (La noia) shkrimtari i njohur italian Alberto Moravia. Kjo rrugë shfaqet shpesh në letërsi, këngë e kinematografi. Lidhja e via Margutta me artin është e hershme dhe vokacioni artistik i saj konfirmohet periodikisht.

read more »

27/01/2017

VIA MARGUTTA (II)

via-margutta-harta-ok-1Prejardhja e emrit të rrugës Margutta nuk është e sigurt. Megjithëse guidat turistike dhe vulgata thonë se toponimi i rrugës vjen nga shtrembërimi “Marisgutia”, domethënë “Goccia di Mare” (Pikë ujë deti), që shënonte jo pa ironi një rrjedhë uji, që zbriste nga Villa Pinci e që shkonte drejt lumit Tevere. Megjithatë, dëshmi të vërtetuara rrëfejnë tjetër origjinë. Sipas këtyre, emrin rruga e paska marrë nga familja Marguti, që rezultonte atje nga censusi i vitit 1526. Në atë rrugë paska banuar një berber me emrin Luigi Marguti[1].

read more »

27/01/2017

VIA MARGUTTA (I)

Për mua që jetoja përtej Perdes së Hekurt, në periferi të Tiranës, kënga “Via Margutta” e kantautorit Luca Barbarossa, prezantuar në Sanremon e largët të 1986-s, ishte poezi e kulluar, kushtuar qytetit të Romës, por edhe dashurisë në përgjithësi.

read more »

20/01/2017

TË VESHËSH MERMERIN

statuje-mermer-me-xhinsePak vite më parë, dy parisianë, Léo Caillard (fotograf) e Alexis Persani (photo editor), tërhoqën vëmendjen e mediave me një ide të pazakontë. Zgjodhën disa statuja mermeri të muzeut të Louvre-it, i fotografuan dhe pastaj i përpunuan me Photoshop duke i veshur me rroba moderne.

read more »

20/01/2017

PËR NJË ABETARE MË SHUMË

Tashmë është bërë traditë, sikurse e pohojnë edhe institucionet, që në verën e çdo viti, të organizohet seminari mbarëkombëtar me mësues të gjuhës shqipe në diasporë. Në këtë nismë, e cila realizohet falë bashkëpunimit midis Ministrive të Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, marrin pjesë mësuesit e shqipes (mësimi plotësues) në diasporë.

read more »

20/01/2017

NGA PORTAT E FUTBOLLIT TE DYERT E SHTËPISË

Të trullosur siç ishim nga dehja kolektive e Kampionatit Europian 2016, të joshur nga komplimentet për tifozet bukuroshe shqiptare, të ngazëllyer nga bëmat e heronjve kuqezinj të kombëtares, nuk vumë re disa sinjale të rëndësishme që na vinin nga bota përreth.

read more »

19/01/2017

YLBERI ËSHTË MË I BUKUR

ylberiLajmi për baristin shqiptar, që nuk punëson kamerieren afrikane, sepse ka shumë racistë në Torino, është nga ato lajme që nuk të lënë indiferent.

read more »

19/01/2017

FJALA SI LLAMBUSHKË

Fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut i vitit 2016 përkoi edhe me dendurinë më të madhe të përdorimit të një fjale të re në gjuhën shqipe: vetingu. Për ata që nuk e dinë, fjala është marrë nga anglishtja vetting që, sipas  fjalorit të Oxford-it, tregon veprimin ose procesin e shqyrtimit/verifikimit të dikujt ose diçkaje [1].

read more »

19/01/2017

INDIGNADOS NË BALLKAN

Vitet e fundit, valët e protestës kanë marrë trajta të ndryshme politike, në vartësi të vendeve dhe konteksteve sociale. Kështu, në Europë janë shfaqur politikisht formacione si ajo Podemos (Spanjë), Front National (Francë), Movimento 5 Stelle (Itali), Syriza (Greqi), etj. Një pjesë e këtyre lëvizjeve/partive kanë ekzistuar më parë, një pjesë janë formuar së fundi. Karakteristika përgjithësuese është se kanë katalizuar protestën dhe zemëratën e bashkëqytetarëve.

read more »