Archive for November, 2018

13/11/2018

BURGU SI METAFORË

Nëse me burg nënkuptojmë heqjen e lirisë, Shqipëria totalitare, para rënies së Murit të Berlinit, ishte në një farë mënyre një burg i madh me sistemin e kutive kineze. Ishte burg vendi ku izoloheshin të burgosurit politikë, ishte burg fshati ku internoheshin kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre, ishte burg në qiell të hapur e tërë Shqipëria nga ku nuk mund të dilje pa lejen e regjimit. Në një farë mase, ishin të gjithë të mbyllur, fizikisht dhe/ose mendërisht, ndryshonin kryesisht hapësirat e kufizimit dhe vuajtjet e burgimit. Natyrisht, duhen shmangur relativizime lidhur me përgjegjësitë, si edhe krahasime të pavend midis atyre që vuanin në burgje dhe atyre që ishin jashtë. Në të njëjtën mënyrë duhet fshirë shenja e barazimit midis viktimave të regjimit komunist e xhelatëve që mbanin pushtetin. Megjithatë, duhet pranuar se burgu në format e tij të ndryshme – nga reali tek potenciali e deri tek simboliku -, ishte shumë i pranishëm në jetën e shqiptarëve gjatë regjimit stalinist. Si provë për këtë mund të kujtojmë se telat me gjemba shtriheshin deri gjatë kufirit dhe folja “arratisem”, përdorej jo vetëm për ikjen nga burgu, por edhe për atë që donte ta linte vendin e të emigronte jashtë shtetit, çka përbënte vepër penale dhe shkaktonte pasoja të rënda për të gjithë familjarët.

read more »

Advertisements