Archive for April, 2020

30/04/2020

NUK DUKESH… 2.0

nga Dardo Veleno.

Sapo u ul e kuptoi menjëherë se gruaja përballë kishte dëshirë për të folur. Ia ndiente vështrimin tek i ndiqte lëvizjet ndërsa zinte vend për t’u rehatuar. Ftesa plot mirësjellje e gruas për ta vendosur xhupin në poltronën e lirë, me zë të ëmbël e buzëqeshje simpatike, nuk bëri gjë tjetër veçse ia konfirmoi përshtypjen e parë. Por nuk i erdhi keq, edhe ai kishte nevojë të shkëmbente dy fjalë.

read more »

30/04/2020

VIRUSI, GJUHA, LUFTA

nga Dardo Veleno.

Brezi i koronavirusit nuk e kishte njohur luftën, përveçse në filmat e vjetër bardhezi nga periudha e dy blloqeve e në ato me ngjyra dhe efekte speciale me prejardhje hollivudiane. Me pak fjalë, nuk e kishin idenë fare.

Pikërisht këtij brezi i ra për hise që gjatë pandemisë të pësonte një cunami metaforash që lidheshin me luftën. Ligjërata publike, duke filluar nga Ministri i Parë e deri tek nëpunësi i fundit, u mbush me shprehje si: jemi në luftë, kohë lufte, armiku i padukshëm, armët kundër virusit, lufta botërore, ta fitojmë betejën, mjekët në front, dërgimi i rezervistëve, disiplinë në luftën kundër epidemisë, armiku i përbashkët, aleatë në luftë, buletini i përditshëm, angazhimi i armatës, plani i mbrojtjes, armët mbrojtëse, fitorja e parë, vullnetarë në luftë, simbol i rezistencës, viktima të dezinformacionit, heronj, tradhtarë, bomba, drone, autoblinda

read more »

21/04/2020

ROMA, LA MIA NUOVA CITTÀ

 

Alla città di Roma ogni definizione sta stretta. Te ne accorgi appena arrivi. Ti convinci quando cominci a conoscerla. “Roma, una bella città?“. Banale, anche se vero. “Roma capitale d’Italia?”. Esatto, ma geograficamente asciutto. “Roma città d’arte?”. Giusto, ma riduttivo. “Roma, meta turistica?”. Semplicemente ai confini dell’offesa.

read more »

18/04/2020

STRATEGJIA YO-YO

nga Dardo Veleno.

Sondazhet flisnin qartë: popullariteti i Guvernatorit kishte kapur shifra të papara më parë paraprakisht. Askush nuk arrinte ta shpjegonte përse shumica dërmuese e qytetarëve i miratonte vendimet e Guvernatorit, kurse pjesa tjetër e adhuronte pa kushte, sidomos në situatën e një epidemie nga më të rëndat në histori shkaktuar nga unazavirusi, i quajtur kështu për nga ngjashmëria që kishte me unazën në pamjet mikroskopike. Ky sukses nuk ishte verifikuar për asnjë politikan, madje as gjatë koronavirusit në shekullin e kaluar.

read more »

14/04/2020

TITULLI I KARANTINËS

nga Dardo Veleno

Pas shpalljes së konkursit “Rrëfenja të karantinës”, që do të vlerësojë librat me poezi e tregime të shkruara gjatë ditëve të izolimit për shkak të koronavirusit, vendosa edhe unë të marr pjesë si autor.

Për lexuesit e dashur po jap më poshtë dy faqet e para, por që zbulojnë praktikisht të gjitha faqet e tjera të romanit që shkon deri 237 faqe, që për mendimin tim shkëlqejnë. Mirëpo librin shumëgjuhësh nuk mund ta dorëzoj për konkurrim pa titull, për të cilin jam krejt në mëdyshje. Për këtë arsye më sugjeroni ju lutem ndonjë titull të shndritshëm. Po shpall publikisht konkursin “Titulli i karantinës”, duke mirëpritur çdo propozim joserioz nga ana e juaj.

read more »

10/04/2020

NË LIMBON E PENSIONEVE

Shqiptarët në Itali

(botuar fillimisht në revistën italianeConfronti”, numri 04/2020* me titullin “Nel limbo previdenziale. Gli albanesi in Italia”)

Shqiptarët në Itali përbëjnë një nga bashkësitë më të mëdha e më të integruara. Rasti i tyre është emblematik edhe për situatën lidhur me sigurimet shoqërore. Disa prej tyre nuk do të marrin kurrë pension, as në Shqipëri as në Itali; të tjerë do të kenë dy pensione, në të dy vendet, por nuk do të mund t’i bashkojnë periudhat kontributive e ta gëzojnë më parë pushimin e merituar.

read more »

08/04/2020

PENSIONET E MIGRANTËVE SHQIPTARË

Revista mujore “Confronti” ka botuar shkrimin tim me titull “Nel limbo previdenziale. Gli albanesi in Italia” (Në limbon e pensioneve. Shqiptarët në Itali) që flet për problemin e pensioneve të migrantëve shqiptarë.

read more »

04/04/2020

UNË, FB, EMERGJENCA KORONAVIRUS

nga Dardo Veleno

Emergjenca e koronavirusit më kapi gafil nga pikëpamja e rrjeteve sociale. Facebook-un zakonisht nuk e përdor, por nuk e prisja të kisha kaq gjëra për të thënë e kohë me shumicë për t’u shprehur. Ja etapat që kalova në mënyrë kaotike e shpeshherë si në lojën e maleve ruse:

read more »