Posts tagged ‘Roma’

27/01/2017

VIA MARGUTTA (II)

via-margutta-harta-ok-1Prejardhja e emrit të rrugës Margutta nuk është e sigurt. Megjithëse guidat turistike dhe vulgata thonë se toponimi i rrugës vjen nga shtrembërimi “Marisgutia”, domethënë “Goccia di Mare” (Pikë ujë deti), që shënonte jo pa ironi një rrjedhë uji, që zbriste nga Villa Pinci e që shkonte drejt lumit Tevere. Megjithatë, dëshmi të vërtetuara rrëfejnë tjetër origjinë. Sipas këtyre, emrin rruga e paska marrë nga familja Marguti, që rezultonte atje nga censusi i vitit 1526. Në atë rrugë paska banuar një berber me emrin Luigi Marguti[1].

read more »

Advertisements
27/01/2017

VIA MARGUTTA (I)

Për mua që jetoja përtej Perdes së Hekurt, në periferi të Tiranës, kënga “Via Margutta” e kantautorit Luca Barbarossa, prezantuar në Sanremon e largët të 1986-s, ishte poezi e kulluar, kushtuar qytetit të Romës, por edhe dashurisë në përgjithësi.

read more »

12/01/2017

ÇEZMA, FONTANA, VESPA

Në një skenë të filmit “La grande bellezza”, personazhi kryesor, Jep Gambardella, gjendet duke shëtitur në kodrën Aventino të Romës. Freskohet në çezmën tipike romane, diku afër një vaske, me ujin që del nga goja e një maske gjigante. Ndërsa një grup vajzash të vogla qeshin me zë të lartë. Murgesha e veshur me të bardha u tërheq vëmendjen dhe i fton të futen brenda. Mbetet vetëm njëra prej tyre, bukuri fëmijënore, autentike, mahnitëse në kundërdritë, që shikon me kureshtje nga kisha përballë, por që thërritet menjëherë nga murgesha.

read more »

20/05/2015

AVENTINO

Njerëz të pajisur me durim e me aparate fotografike, që presin në radhë përballë një porte të madhe. Këtë skenë të pazakontë mund ta shohësh në Romë, në kodrën e famshme Aventino.

read more »

11/12/2014

NË RESTAURIM E SIPËR

FontanadiTrevi-RomeSkena e historisë

Më shumë se burim, shatërvan, çezmë, monument, skulpturë, Fontana di Trevi është skenë. E veçantë, e paparë, e pazakontë, sidoqoftë në thelb e në pamje mbetet skenë.

read more »

07/10/2014

RRUGA E BABUINIT

Via del Babuino-tabela e rrugesNëse ke hyrë nga Porta Flaminia e gjendesh në të mrekullueshmen Piazza del Popolo në Romë, ke tre mënyra për ta vijuar udhëtimin mahnitës në kohë. Nëpërmjet Via del Babuino, Via del Corso e Via di Ripetta, ose ndryshe Tredhëmbëshi (Tridente).

read more »

19/04/2014

CENET E PËRSOSMËRISË

Është praktikisht e pamundur ta vizitosh Romën e mos ta njohësh sadopak Gian Lorenzo Bernini-n, skulptor e piktor i famshëm i 1600-s, protagonisti më i madh i artit barok. Edhe kur nuk e kërkon, e takon rastësisht në sheshet Navona, Barberini, Spanja, e të tjera vende të njohura, ku ia dallon dorën tek skulpturat, shatërvanët, statujat. Mirëpo nga larg, ose në hapësira të gjera si sheshet, për arsye hapësinore, vështirë t’ua dallosh hollësitë veprave të artit. E megjithatë arti i Berninit bazohet tek hollësitë, detajet, nyjëtimet.

read more »

17/11/2011

Statistikat e rrugës

Shpeshherë statistikat na konfirmojnë vëzhgimet tona të përditshme, por ndodh  edhe e kundërta, vëzhgimet konfirmojnë statistikat. Kush mund ta mohojë se tek statistikat nuk ka parë edhe banalitete, në kuptimin e gjërave të njohura? Lexon diku se ka rritje prej 200% të përdoruesve të celularëve. Faleminderit për shifrën, por thelbin e dija vetë. Celularët janë bërë pjesë e trupit. Aksidentet në rrugë janë rritur me 135%. Më vjen keq, por e kisha kapur vetë në lajme e në rrugë. Buletin lufte e përgjakshme.

read more »