Posts tagged ‘emigrantët’

12/01/2017

MASKAT E PARAGJYKIMEVE

Në prag të pranverës 2016, një lajm për disa grabitës italianë që shtireshin sikur ishin shqiptarë, na kthen detyrimisht mbrapa në kujtesën tonë të përbashkët. Fakti është se deri më sot kanë qenë shqiptarët që shtireshin si italianë. Si shpjegohet kjo dukuri?

read more »

20/05/2015

NXËNËSIT SHQIPTARË NË ITALI

bankat-shkollesMigracioni shqiptar nuk mund të njihet mirë pa analizuar brezat e rinj që janë ende në bankat e shkollës. Njohja e tyre na jep mundësinë të shohim diçka jo vetëm nga e tashmja, por edhe nga e ardhmja.

Nga ana tjetër, njohja bëhet e domosdoshme sidomos në kohërat e sotme, kur lëvizshmëria e qytetarëve është rritur pa masë, që do të thotë se këta nxënës, në një pjesë të vogël natyrisht, mund t’i gjesh nesër në shkollat shqiptare. Përveç kësaj, në Shqipëri vijojnë të qarkullojnë gjithfarë klishesh për nxënësit në vendet e huaja, çka e bën më imperative njohjen reale të kësaj pranie.

read more »

26/11/2013

SHQIPTARËT NDALUAN NË ASTI

Shtigje të panjohura

Për çka ndodhi në Asti të Italisë mund të jepen arsye e shpjegime të ndryshme. Gjithsesi, nuk duhej të ndodhte. Bëhet fjalë për një histori të koklavitur, sidomos për ata që janë larg politikës italiane dhe labirinteve të saj. Në vjeshtën e këtij viti, Partia Demokratike, një nga partitë më të rëndësishme italiane, vendosi të zhvillojë të ashtuquajturat “primarie” për të zgjedhur kryetarin e vet. Pa hyrë në xhunglën e polemikave që shoqëruan rregullat dhe kandidaturat, duhet thënë se lufta për drejtimin e partisë filloi menjëherë e ashpër, sidomos pas rezultateve zhgënjyese të partisë gjatë zgjedhjeve të fundit dhe dorëheqjes së lidershipit që e drejtoi PD-në vitet e fundit. Kandidaturat kryesore për postin e kryetarit të partisë së qendrës së majtë janë katër: Gianni Cuperlo, Matteo Renzi, Gianni Pittella, Giuseppe Civati.

read more »

08/11/2012

Përtej krizës ekonomike

– Puna e shqiptarëve në Itali –

Çdo krizë fsheh në gjirin e vet edhe aspekte pozitive, që shndërrohen shpesh në mundësi jo vetëm për t’i kapërcyer vështirësitë e momentit, por edhe për të ecur përpara. Kriza e fundit ekonomiko-financiare, që filloi zyrtarisht në fillim të 2008-s, i ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomisë dhe punësimit në Perëndim. Megjithatë, kjo krizë ka krijuar kushte të favorshme për ta rivizatuar modelin shoqëror, duke filluar nga vëmendja ndaj temave thelbësore siç janë puna, etika, dinjiteti i njeriut dhe vlera e migrantëve në tregun e punës. Kjo vlen si për vendet nga ku nisen emigrantët, ashtu edhe për vendet ku ata vendosin të jetojnë. Ky veprim kërkon para së gjithash një analizë të përthelluar të pranisë së migrantëve në shoqëritë pritëse, veçanërisht të punës së tyre, duke u ndalur tek përmasat e ndikimet që dukuria migratore ka mbi vendet e interesuara.

read more »

01/11/2012

Puna shqiptare në Itali

“PUNA SHQIPTARE NË ITALI. Politikat, Përkujdesjet e Përfaqësimi”. Ky është titulli i Konferencës së organizuar nga INAS-CISL, që do të zhvillohet në Tiranë, më 8 nëntor 2012, ora 9.30 – 13.00, në sallën e TIRANA INTERNATIONAL HOTEL, Sheshi Skenderbej.

Programi i Konferences PUNA SHQIPTARE NE ITALI – Tirane – 8 nentor 2012

27/11/2011

Shqiptarët në Itali. Pasojat ekonomike e sociale të imigracionit

Vëllimi u kushtohet shqiptarëve në Itali duke studiuar ndryshimet e këtyre 20 viteve të fundit: nga zbarkimi i parë në vitin 1990, kur Shqipëria ishte ende nën sundimin e regjimit komunist, deri në ditët tona. Në vitet nëntëdhjetë, shqiptarët në Itali ishin prototipi i pranisë së padëshiruar, një farë kokë turku e opinionit publik. Aktualisht shqiptarët përbëjnë një prani “normale”, gjithnjë e më të vlerësuar në punë e në jetën sociale, përveç kriminalitetit të organizuar.

read more »

17/11/2011

Statistikat e rrugës

Shpeshherë statistikat na konfirmojnë vëzhgimet tona të përditshme, por ndodh  edhe e kundërta, vëzhgimet konfirmojnë statistikat. Kush mund ta mohojë se tek statistikat nuk ka parë edhe banalitete, në kuptimin e gjërave të njohura? Lexon diku se ka rritje prej 200% të përdoruesve të celularëve. Faleminderit për shifrën, por thelbin e dija vetë. Celularët janë bërë pjesë e trupit. Aksidentet në rrugë janë rritur me 135%. Më vjen keq, por e kisha kapur vetë në lajme e në rrugë. Buletin lufte e përgjakshme.

read more »

16/11/2011

Ura mbi det

“Ura mbi det. Emigracioni shqiptar në Itali”, Ora, Tirana 2008.

Emigracioni dhe imigracioni janë i njëjti proces, por i parë nga dy këndvështrime të ndryshme. Në vendet perëndimore, përballë imigracionit, lavjerrësi i opinionit publik luhatet nga paragjykimet dhe frika, deri tek qëndrimet pozitive, gjithnjë në kuadrin e mosnjohjes së dukurisë. Në vendet e prapambetura, emigracioni shihet si rrugëdalje nga hallet ekonomike, kurse emigrantët vetë perceptohen të largët, të rrethuar nga mjegullnaja e padijes, e retorikës dhe e miteve. Në të dyja anët ndihet nevoja për ta  njohur më mirë realitetin.

read more »

14/11/2011

Imigracioni shqiptar në Itali (L’immigrazione albanese in Italia)

Të dhëna, përsiatje, emocione

Imigracioni është një nga temat me të cilat është më e lehtë të biesh në kurthin e stereotipave; ato të frikës, që e paraqesin imigracionin si një kërcënim, dhe ato të përkundërta, që ushqehen nga një optimizëm i përgjithshëm. Vetë nocioni i “imigrantit” shndërrohet kështu në një stereotip, duke harruar se imigrantët janë njerëz që vijnë nga vende të ndryshme, që kanë kultura të ndryshme, gjuhë të ndryshme, dhe një mënyrë të ndryshme për të jetuar praninë e tyre në Itali. Libri “Imigracioni shqiptar në Itali” ofron rastin për të reflektuar lidhur me tema shumë aktuale, që kanë të bëjnë me imigrantët dhe natyrisht me shoqëritë nga ku nisen e ku mbërrijnë. Ndryshimet epokale të ndodhura në vendet perëndimore kërkojnë një përqasje dhe një përgjigje strukturore ndaj problematikave të reja, midis të cilave spikat pa dyshim imigracioni. Dukuri komplekse që duhet kuptuar para se të administrohet. Të flasësh për integrim, shtetësi, mbrojtje, të drejta, detyra, multikulturalizëm, solidaritet, dinjitet, mundësi, globalizim, identitet, ndryshmëri, punë, flukse, politika, do të thotë të pranosh sidat e modernitetit dhe të përballosh problemet e së tashmes e të ardhmes.Rando Devole, L’immigrazione albanese in Italia, Agrilavoro ed., Roma 2006, Isbn: 88-88110-22-4, f. 311.

Librin mund ta gjeni në të gjitha libraritë Adrion në Tiranë.

read more »