Archive for ‘Arsim’

02/11/2017

PREZANTIMI “GRA TË SHQIPËRISË. MES MIGRIMIT, TRADITËS DHE MODERNIZMIT”

Diskutime, refleksione, shkëmbime idesh, për rolin dhe situatën e grave e vajzave shqiptare, në Shqipëri e në Itali: një nismë e mirë dialogu – e hapur për të gjithë të interesuarit – që ofrohet me rastin e prezantimit të librit “Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità”.

read more »

Advertisements
02/10/2017

ABETARET NË DIASPORË

Nëpërmjet deklaratave publike, shteti shqiptar e ka shprehur gjithnjë vullnetin për ta ndihmuar diasporën në lëmin e mësimit të gjuhës shqipe. Pra, nga pikëpamja politike nuk ka pasur kurrë probleme në këtë drejtim. Si qeveritë shqiptare, ashtu edhe shumë përfaqësues në diasporë, kanë qenë dakord me parimin se gjuha amtare dhe kultura shqiptare përbëjnë thelbin e identitetit kombëtar, si rrjedhim duhen mësuar e kultivuar edhe në emigracion.

read more »

18/09/2017

SHKOLLAT E PARTIVE

Mos vallë është hija e rëndë e Shkollës së dikurshme të Partisë së Punës që e kushtëzon formimin aktual të klasës drejtuese partiake? Një lloj frenimi edhe mund ta kryejë, meqë evokon kohë të vështira e të turpshme, por nuk mund të jetë shkaku kryesor.

read more »

13/09/2017

DIPLOMA PIRAMIDALE

Askush nuk mund ta mohojë inflacionimin e diplomave universitare në Shqipëri. Në fakt, vitet e fundit, diplomat janë lëshuar me shumicë nga universitet shtetërore e private. Kanë mbetur pa e marrë vetëm ata që nuk e kanë dashur.

read more »

20/01/2017

PËR NJË ABETARE MË SHUMË

Tashmë është bërë traditë, sikurse e pohojnë edhe institucionet, që në verën e çdo viti, të organizohet seminari mbarëkombëtar me mësues të gjuhës shqipe në diasporë. Në këtë nismë, e cila realizohet falë bashkëpunimit midis Ministrive të Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, marrin pjesë mësuesit e shqipes (mësimi plotësues) në diasporë.

read more »

07/03/2016

GJUHA DHE PAKICAT GJUHËSORE

Për seminarin me titull “Gjuha e pakicat gjuhësore: shqipja dhe arbërishtja”, që u zhvillua në Romë, më 22 shkurt 2016, mund të thuhen vetëm fjalë të mira, si nga pikëpamja e temës së gjetur, ashtu edhe për nga cilësia e panelit të folësve.

read more »

16/01/2016

VLERA E DIPLOMËS

Realiteti shqiptar ka veçoritë e veta, që e kushtëzojnë diskutimin për vlerën ligjore të diplomave universitare, duke e nxjerrë atë nga modeli i njohur i ballafaqimit, përndryshe skematik, midis dy traditave të konsoliduara në botë: nga një anë vendet anglosaksone e nga tjetra ato të bazuara në të drejtën romake.

read more »

20/05/2015

NXËNËSIT SHQIPTARË NË ITALI

bankat-shkollesMigracioni shqiptar nuk mund të njihet mirë pa analizuar brezat e rinj që janë ende në bankat e shkollës. Njohja e tyre na jep mundësinë të shohim diçka jo vetëm nga e tashmja, por edhe nga e ardhmja.

Nga ana tjetër, njohja bëhet e domosdoshme sidomos në kohërat e sotme, kur lëvizshmëria e qytetarëve është rritur pa masë, që do të thotë se këta nxënës, në një pjesë të vogël natyrisht, mund t’i gjesh nesër në shkollat shqiptare. Përveç kësaj, në Shqipëri vijojnë të qarkullojnë gjithfarë klishesh për nxënësit në vendet e huaja, çka e bën më imperative njohjen reale të kësaj pranie.

read more »

12/07/2014

PLLAKA MAGJIKE

tablet dhe derrasa e zezeNjoftimi në media, sipas të cilit tekstet shkollore do të zëvendësohen nga tabletat kompjuterike, është nga ato informacione që ta imponojnë duartrokitjen dhe miratimin pa e ditur mirë përse. Sepse është diçka e re, moderne dhe e mirë për nxënësit, do t’i thoshim vetes, ndërsa duart rrahin njëra tjetrën. Por a është vallë kështu?

Gazeta Shekulli (24.6.2014) boton shkrimin me titull: “Tabletat kompjuterike do të zëvendësojnë tekstet shkollore” ku shpjegohet se duke filluar nga viti i ardhshëm shkollat e vendit do të fillojnë zëvendësimin e teksteve shkollore prej letre me tabletat kompjuterike.

read more »

15/06/2014

GABIMI QË NA MËSON

fatal-errorEfekti didaktik i gabimit fillon nga njohja e tij. Në rast se nuk e njohim dhe nuk e pranojmë, nuk e korrigjojmë dot. Por edhe njohja e gabimit, sidomos kur bëhet ndaj të tjerëve, është art më vete. Ka të bëjë me taktin. Të gjithë e dimë se nuk ka njerëz të pagabueshëm, pra të gjithë e pranojmë se gabimi është njerëzor. Errare humanum est, thoshin latinët, edhe pse e vazhdonin me idenë e përsëritjes djallëzore.

read more »