Archive for December, 2013

30/12/2013

LAJMI I KAFSHIMIT

qeni_dhe_i_zotiKush ka lexuar qoftë një libër të vetëm për gazetarinë, me siguri do ta ketë hasur maksimën e famshme të qenit dhe njeriut. “Kur një qen kafshon njeriun nuk përbën lajm, sepse ndodh shpesh. Por në qoftë se njeriu kafshon një qen, ky është lajm”. Pavarësisht autorësisë, meqë fjalia e njohur u atribuohet gazetarëve të ndryshëm, fakti është se rregulli për mediat vlen edhe sot e kësaj dite. Kemi të bëjmë me karakteristikat që e shndërrojnë ngjarjen në lajm, ose rrethanat që e kushtëzojnë informacionin të ngjallë interes për mediat e publikun.

read more »

29/12/2013

NJË KAFE, JU LUTEM

smiley coffeePara disa vjetësh, në një lokal diku nga qendra e Tiranës, një familje me dy fëmijë nuk po gjente vend për t’u ulur. Pritja po bëhej e gjatë. Burri iu lut kamerierit që ta ndihmonte, përndryshe do të vinte nata e do të mbeteshin pa pirë kafe. Djaloshi i ri simpatik filloi të kërkonte me ngulm e bëri ç’bëri ua gjeti vendin, madje të këndshëm. Afër shatërvanit e pranë luleve.

Pas porosisë, shërbimi iu bë i shpejtë dhe i kulturuar, çka i habiti pak përderisa shumë klientë të tjerë, përfshirë mua që po shijoja skenat përreth, po e humbnin durimin për shkak të vonesës. Iu duk vetja pak si të privilegjuar, shkëmbyen disa shikime mirëkuptimi, por nuk bënë pyetje, meqë kamerierin nuk e njihnin personalisht.

read more »

26/12/2013

LIBRA NË FARMACI

libri-me-stetoskopKa nga ata që e shikojnë letërsinë si një lloj psikoterapie. Ideja nuk është e re. Por në qoftë se ky konceptim është i vërtetë, atëherë sipas skemës tradicionale e të thjeshtuar “pacienti” është lexuesi, autori ka bluzën e bardhë të mjekut, kurse libri përbën barin e recetës, ilaçin përkatës për shërimin e sëmundjes. Natyrisht, kjo skemë është shumë e brishtë, sepse rolet në procesin e leximit ngatërrohen e shkëmbehen rregullisht. Kështu, vetë shkrimi mund të shihet si terapi për autorin që hedh fjalët mbi letër, kurse për lexuesin autori mund të jetë vetë vepra, çka do të thotë se lexuesi shndërrohet në një farë doktori për vetveten, por edhe libri mund të përfytyrohet me stetoskop në duar. Pa hyrë në labirintet e interpretimeve letrare dhe dinamikave të pasura shkrimtar/vepër/lexues, desha të them që në fillim se më intereson krahasimi i librave me barnat, për të dalë diku tjetër. Prandaj po e marr si të mirëqenë.

read more »

22/12/2013

VESA E MËNGJESIT

Zgjedhjet e fundit shqiptare për parlamentin duken tashmë të largëta. Është shuar prej kohësh edhe jehona e analizave paszgjedhore. Mirëpo heshtja ndonjëherë flet më shumë se zhurma, sidomos kur heshtja bëhet shurdhuese si në rastin e Aleancës Kuqezi. Ku është vallë kjo forcë politike? Çfarë bën? Nuk dëgjohet më. Kemi bllokadë mediatike, apo Akz mund të konsiderohet e mbyllur si përvojë politike?

read more »

14/12/2013

NJË ORË KAFE

ore me filxhanShqiptarët e postotalitarizmit kanë importuar çdo gjë nga jashtë: veshmbathje, ide, mënyra jetese, ligje, bashkëshortë, programe kompjuterikë, muzikë, art, domate, kuzhinë, ëmbëlsira, vese, verë, virtyte, e kështu me radhë deri në hollësi. Krejt normale. Të gjitha vendet që hapen ndaj botës, sidomos kur janë të vegjël, sillen në këtë mënyrë. Është e pashmangshme. Por a mund të importohet çdo gjë? Edhe mundet, por ndonjëherë mallrat, ose idetë që hidhen në treg e që vijnë nga jashtë, jo gjithnjë përputhen me mendësinë vendase. Herë kanë vështirësi për t’u afrirmuar, herë imponohen me autoritet, herë përvetësohen sikur të ishin traditë.

read more »

07/12/2013

LAJME PËRTEJ DETIT

Dy lajmet që erdhën nga Tirana, në fillim të dhjetorit, ishin direkt të lidhura me realitetin italian. I pari kishte të bënte me diplomën universitare të Renzo Bossi-t, i dyti me emisionin “AKrasta Show” të televizionit shqiptar Agon Tv.

read more »

07/12/2013

FJALË NDËR VITE

Abstract speaker silhouette with lettersFundi i vitit po afron. Bashkë me festat vijnë edhe bilancet. Si çdo fundviti, ose fillimviti, merren në shqyrtim edhe fjalët. Cila është fjala e vitit? Çfarë fjalësh kanë kërkuar në internet përdoruesit? Po neologjizmi më i përdorur? Statistikat dhe analizat që ofrohen nga burime të shumta duken si lojë, shpeshherë janë të tilla, por pas lojërave fshihen jo rrallë gjëra tejet serioze.

read more »