Posts tagged ‘blogu Peizazhe të fjalës’

15/10/2015

FJALËT E KRIJOJNË PEIZAZHIN

Ka plot shkrime që komentohen vetë, nuk kanë nevojë as për shpjegime e as për reagime. Janë si të thuash të vetëmjaftueshme, pasi janë shumë të qarta në sytë e publikut për mesazhin që bartin. Nga ana tjetër, me natyrën e tyre bllokojnë e neutralizojnë çdo lloj hapësire për diskutim e dialog.

read more »

26/02/2014

MISTERI PTF

PTF-okHistori shkronjash, histori e qëndisur, histori e inskenuar, ose histori e rishkruar, rrapa-shtrapa histori për t’u lexuar. Quaje historia e bukurshkrimit shqip, historia dhe imazhi, deri histori e shkruar në rërë. Lajmi dhe fakti: PTF. PTF?! Një aksident leksikor, një fjalë lugat, apo një enciklopedi e papritur. Një fjalë, shumë pështjellime. Misteri i fundit i Lasgushit. PTF? Çfarë presim, le të hapen fjalorët. Opsione të qasjes: fjalë të rekrutuara, fjalë të porositura, plus ça change fjalëformim nga lart.

Bast i vështirë. Ç‘të mos bëjmë? Sekrete, thesare, gërmime. Opsioni i butë: PTF me shkronja të mëdha? Corpus delicti, ose emra, shenja dhe besëtytni. Shkronja kombëtare, porse këto mbishkrime shqip s’janë kotijone leksikore apo ndërrime titujsh. Pak po jo sak. Ngjajnë si fjalë, numra, lodra. Ura e shenjave kalon nga dy fjalëkyçe, dy lexime të një titulli. Punë emrashBarthes ndihmon -, gjëzë autori, ose punë blogjesh, d.m.th. humbje kohe, lojëra majmunësh. Bjeri t’i biem.

read more »

06/10/2013

BUZËQESHJA CINIKE

Në shkrimin e vet “Mjerimi i shkronjarëve”, Xha Xhai preku telat e dhimbshme të gjendjes financiare të atyre që shkruajnë në Shqipëri. Dallimi nga llojet e tjera të krijimtarisë më duket thelbësor, ngaqë ndryshimet janë të dukshme nga arti në art, me ndonjë përjashtim të jashtëzakonshëm. Kjo e nxjerr edhe më të mjerueshme pamjen e “shkronjarëve” në kuadrin e prodhimtarëve shqiptarë të intelektit. Nuancat e mjerimit shkojnë përtej aspektit financiar, për sa kohë prekin çështje të rëndësishme etike.

read more »

03/04/2013

AVENTURAT E TEKSTIT ONLINE

makine shkrimiHapësira virtuale shqiptare po rritet gjithnjë e më shumë. Interneti në shqip, por edhe komunikimi nëpërmjet mjeteve elektronike, edhe pse jo në mënyrë organike e lineare, po i zgjeron dita ditës kufijtë e vet. Kjo rritje nuk mund të konsiderohet ende zhvillim i mirëfilltë, megjithatë duhet pranuar se tekstet në shqip janë shtuar si nga ana sasiore ashtu edhe nga ana cilësore. Mirëpo, disa fusha e lugina të hapësirës së internetit shqiptar i ngjasojnë përnjimend far west-it të dikurshëm, po të kemi parasysh trajtimin që i bëhet tekstit.

read more »