Archive for ‘Antropologji’

02/11/2017

PREZANTIMI “GRA TË SHQIPËRISË. MES MIGRIMIT, TRADITËS DHE MODERNIZMIT”

Diskutime, refleksione, shkëmbime idesh, për rolin dhe situatën e grave e vajzave shqiptare, në Shqipëri e në Itali: një nismë e mirë dialogu – e hapur për të gjithë të interesuarit – që ofrohet me rastin e prezantimit të librit “Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità”.

read more »

Advertisements
18/09/2017

BORË TË BARDHA

Fjalori e quan rrobalarëse, ose makinë larëse, por ne popullorçe i kemi thënë gjithnjë lavatriçe. E emërtuar me term të huazuar ose jo, rrobalarësja nuk është objekt çfarëdo. Së pari, nuk duhet harruar se është elektroshtëpiake, pra një objekt që ndërvepron intensivisht me njeriun dhe mjedisin e tij. Rrobalarësja qëndron në udhëkryq të disa fushave semantike: ajo lidhet me familjen, punën, modernitetin, gruan. Ta shohësh historinë tonë sociale nga dritarja e rrumbullakët e rrobalarëses, e këtij syri konkav shtëpiak, do të ishte përnjëmend interesante.

read more »

18/09/2017

BIRËSIME RACISTE

Ishte e pashmangshme, sidomos për ata që nuk besojnë tek rastësia. Lajmi për të huajt e shumtë, që duan të birësojnë fëmijë shqiptarë, shkoi e u përplas virtualisht me lajmin e huaj se dëshirat e çifteve, që duan të birësojnë fëmijë me etni të caktuar, konsiderohen diskriminuese.

read more »

18/09/2017

TESTOSTERONI SI ÇELËS

Si shumë të tjerë, kam njohur plot femra dyshuese, që i vështrojnë plot mosbesim lëvizjet e meshkujve. E kam konsideruar diçka normale. Nuk jam përpjekur kurrë t’i jap një shpjegim biologjik, duke u mjaftuar me faktin, logjikisht pasqyror, se ka shumë femra që kanë njohur meshkuj dyshues. Në kuadrin e shumëllojshmërisë vetë kureshtja shkon e humbet në mozaikun e karaktereve njerëzore.

read more »

13/09/2017

ERA E FRIKËS

Edhe frika mban erë. Ose më qartë, frika mund “të nuhatet“, ashtu siç mund të komunikohet. Kur paskemi frikë, mbakemi erë frikë. Ndodh në mënyrë të pavetëdijshme.

read more »

04/09/2017

KOMBINATI. PERIFERIA SI PASQYRË

Në numrin e revistës “Përpjekja” (nr. 34 – 35) me titull “Shqiptarët dhe arkitektura” është botuar edhe shkrimi im “Kombinati. Periferia si pasqyrë”.

read more »

07/03/2016

ME SYTË E MISHTARIT

Trupi femëror e mediat shqiptare

Tashmë është e qartë se mediat shqiptare e paraqesin figurën femërore kryesisht nëpërmjet modelit të trupit të sendëzuar (objektifikuar). Në këtë paraqitje mediatike japin kontributin e vet edhe rrjetet sociale.

read more »

15/10/2015

PASOJAT E KËMBIMIT

Ndodh shpesh të dëgjojmë lajme për turistë të gënjyer anembanë kryeqyteteve të botës. Kuponë marramendës për një pije freskuese, rrogë mujore që shkojnë për një rrugë taksie, komisione të ekzagjeruara këmbimi valutor, paradhënie online për hotele fantazma, e kështu me radhë.

read more »

20/05/2015

SIPAS MERITAVE

Megjithëse Shqipëria ka hyrë në rrjedhën botërore të informacionit, të paktën potencialisht, nuk është e thënë që debatet kulturore që hapen në Perëndim mund të zhvendosen mekanikisht në hapësirën shqiptare, pa zhvilluar një reflektim të mëtejshëm. Le të marrim çështjen e meritokracisë.

read more »

23/03/2015

VËSHTRIM PAS HEKURAVE

Behind BarsIndiferenca që e shoqëron botën e të burgosurve lidhet pa dyshim edhe me mënyrën se si e koncepton shoqëria burgun. Kur vendi gjeometrik i ndëshkimit konceptohet si landfill social, sa për të rimarrë një koncept jo të vjetër të Bauman-it, pra si një vend ku hidhen mbeturinat njerëzore, atëherë injorimi është reagimi më i natyrshëm; për sa kohë askush nuk ka qejf të bëjë një xhiro andej nga plehrat, ku kutërbojnë erëra të këqija e qarkullojnë rreziqe të papara ndonjëherë.

read more »