Archive for November, 2013

30/11/2013

LOJA TJETËR

 

JO-SLOTNuk mund të pretendojmë që vëmendja e mediave të përqendrohet gjithnjë në luftën kundër lojërave të fatit. Megjithatë, heshtja që pasoi fushatën kundër lojërave të jashtëligjshme, që praktikisht karakterizoi aktivitetin fillestar të qeverisë, tregon se opinioni publik nuk është sensibilizuar sa duhetkundër rreziqeve që ato paraqesin për ekonominë e shoqërinë shqiptare.

read more »

26/11/2013

SHQIPTARËT NDALUAN NË ASTI

Shtigje të panjohura

Për çka ndodhi në Asti të Italisë mund të jepen arsye e shpjegime të ndryshme. Gjithsesi, nuk duhej të ndodhte. Bëhet fjalë për një histori të koklavitur, sidomos për ata që janë larg politikës italiane dhe labirinteve të saj. Në vjeshtën e këtij viti, Partia Demokratike, një nga partitë më të rëndësishme italiane, vendosi të zhvillojë të ashtuquajturat “primarie” për të zgjedhur kryetarin e vet. Pa hyrë në xhunglën e polemikave që shoqëruan rregullat dhe kandidaturat, duhet thënë se lufta për drejtimin e partisë filloi menjëherë e ashpër, sidomos pas rezultateve zhgënjyese të partisë gjatë zgjedhjeve të fundit dhe dorëheqjes së lidershipit që e drejtoi PD-në vitet e fundit. Kandidaturat kryesore për postin e kryetarit të partisë së qendrës së majtë janë katër: Gianni Cuperlo, Matteo Renzi, Gianni Pittella, Giuseppe Civati.

read more »

17/11/2013

FATKEQËSIA E LOJËS

slot-machine-lojera-fatiProblemin e lojërave të fatit e pamë fillimisht nga pikëpamja politike, të nxitur nga veprimet e fundit qeveritare kundër qendrave të lojërave dhe basteve. Pastaj diskutimi vijoi natyrshëm drejt dëmeve që shkaktojnë lojërat e fatit, që shkojnë përtej mosrespektimit të kuadrit ligjor me karakter fiskal. Folëm pak edhe për dëmet në nivel personal që mund të shkaktojnë këto lloj lojërash. Së fundi, vumë re se shoqërisë shqiptare i mungon vizioni shumëplanësh i dukurisë, duke nënvizuar qëndrimin etik ndaj tyre.

Megjithatë, ende nuk e kemi theksuar sa duhet, se sa të dëmshme janë të ashtuquajturat lojëra të fatit, sidomos ato të llojit slot machine, por pa harruar natyrisht të tjerat. Së pari, kemi problemet që shkakton çdo vartësi për personin, familjet dhe shoqërinë e tyre. Shpeshherë lojtarët patologjikë kthehen në problem dramatik për të dashurit që i rrethojnë.

read more »

17/11/2013

TEKNOLOGJIA MIMETIZUESE

celular-stili-mimetizuesTeknologjia përbën progres për njerëzimin? Aparaturat moderne janë vetëm zgjatime shqisore? Mjetet teknologjike na bëjnë njerëz më të mirë? Teknologjia konsiderohet jashtë qëllimeve të përdorimit? A mund të konceptohet teknologjia pa përdorimin etikisht të përgjegjshëm? Frika dhe entuziazmi ndaj arritjeve moderne janë faqe të së njëjtës medalje?

Këto pyetje po ua lë filozofëve. Mua më intereson diçka tjetër, shumë konkrete, banale, e përditshme. Teknologjia moderne po na e kthjellon dhe pështjellon njëkohësisht perceptimin e tjetrit.

read more »

07/11/2013

KODI I DERRKUCIT

kotia-votimit-derr

Jehona e zgjedhjeve shqiptare nuk ka përfunduar ende, ndaj të diskutosh për kode zgjedhore në këto momente tingëllon disi e pazakontë. Mirëpo debatet në Italinë fqinje, që sillen prej vitesh rrotull ligjit elektoral, na shtyjnë të bëjmë ndonjë konsideratë që nuk mëton të futet në axhendën e politikës shqiptare, anipse mund të shërbejë për zbërthimin e saj.

Si do t’u jetë dukur vallë, atyre që nuk e ndjekin rregullisht politikën italiane, deklarata e Kryetarit të Këshillit të ministrave Enrico Letta: “Porcellum për mua është e keqja absolute, do të bëj gjithshka në mënyrë që të mos votohet më me Porcellum-in ose me ndonjë kopje të tij”? E pakuptueshme. Çfarë mendojnë ata që u hedhin ndonjë sy, herë pas here, gazetave italiane? Atje lexohen prej vitesh deklarata, analiza, komente, nisma publike, kundër Porcellum-it. E megjithatë, pak duan ta ndryshojnë në praktikë. Edhe kjo e pakuptueshme.

read more »

07/11/2013

MASKA IMPORTI

kungull-halloweenHalloween kaloi edhe këtë vit, pa shmangur vëmendjen e mediave që nuk harruan të na raportojnë për festimet e ndryshme. Dikush u përpoq të na shpjegonte origjinën kelte të festës, dikush na informoi për ngazëllimin e fëmijëve, dikush tjetër na njoftoi për teprimet festive të të rinjve. Ligjërimi publik për Halloween-in filloi e mbaroi me imazhet festive: kunguj me fytyrë, maska të shpifura, veshje të frikshme, lakuriqësi shtrigash, njerëz fantazma, lokale të zhurmshme… Tashmë Halloween, thuhet kudo, është kthyer në festë tradicionale.

read more »

03/11/2013

lojera_fatiAjo që i mungon shoqërisë shqiptare në qëndrimin ndaj lojërave të fatit është pikërisht vizioni shumëplanësh i dukurisë. Natyrisht, ky vizion i duhet në radhë të parë politikës, së cilës i takon që t’u japë zgjidhje konkrete problemeve. Por fillimisht lipset të kuptojmë problemet që shtrohen për zgjidhje.

Pavarësisht se reagimi i qeverisë shqiptare mund të konsiderohet si invaziv nga një palë, dhe si e pamjaftueshme nga pala tjetër, duhet thënë se opinioni publik i sheh me simpati ndërhyrjet e shtetit në fusha të tilla. Në këtë pikë basti duket i fituar.

read more »

03/11/2013

ME AKSION

Një hije dyshimi ka rënë mbi veprimet e fundit të qeverisë shqiptare. Bëhet fjalë për disa prishje ndërtimesh pa leje dhe një sërë sekuestrimesh kundër qendrave të bixhozit dhe të lojërave të fatit. Përderisa përbëjnë masa të domosdoshme për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare, për sa kohë mbështeten nga opinioni i shëndoshë publik, përse këto veprime ngjallin skepticizëm?

read more »