Archive for June, 2018

27/06/2018

INTEGRIMI SI PËRDITSHMËRI

– shqiptarët në Lacio dhe Romë –

Shqiptarët në Lacio dhe në kryeqytetin italian gjenden tashmë larg fazës së dikurshme të emergjencës, që evokon eksodet dramatike të shumë viteve më parë. Përvoja e shqiptarëve në krahinën qendrore italiane, pavarësisht problemeve specifike që kanë, tregon rrënjosje dhe integrim përgjithësisht pozitiv. Ky është fryt i normalizimit të statusit migrator të arritur në terren nga shqiptarët, domethënë në marrëdhëniet e punës, në shkolla, në pallate, pra në përditshmërinë e jetës.

Në këtë përfundim ka mbërritur Osservatorio Romano sulle Migrazioni, që sapo ka botuar raportin XIII, të përgatitur nga Idos, qendra studimore e kërkimore dhe Instituti i Studimeve Politike “S. Pio V”. Raporti, nëpërmjet analizës së studiuesit Antonio Ricci, përshkruan një sërë aspektesh interesante të pranisë së qytetarëve shqiptarë në Lacio e në Romë.

read more »

14/06/2018

MANTOVA: NISMA PËR GRATË SHQIPTARE

Në Mantova të Italisë, të shtunën 16 qershor 2018, në orën 17.00, tek Casa del Mantegna, Via Giovanni Acerbi nr. 47, do të zhvillohet një konferencë që do të ketë në qendër gratë e vajzat shqiptare. Kjo nismë – e promovuar dhe e organizuar nga Shoqata “Le Aquile” (Shqiponjat) dhe revista e qendra studimore “Confronti” – merr shkas nga libri “Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit) me kuratorë Rando Devole e Claudio Paravati.

read more »

12/06/2018

MANTOVA: FESTIVALI I KULTURËS SHQIPTARE

Një sërë nismash të rëndësishme do të zhvillohen në Mantova të Italisë gjatë muajit qershor e korrik 2018. Arti, kultura, zakonet, traditat, sipërmarrja, figura e gruas e të tjera tematika do të jenë në qendër të veprimtarive të organizuara nga shoqata Shqiponjat (Le Aquile), mjaft aktive dhe e suksesshme në promovimin e kulturës shqiptare.

Të shtunën, 16 qershor 2018, në orën 17.00 pranë Casa del Mantegna, Via Giovanni Acerbi, 47 Mantova, do të zhvillohet takimi më kuratorët e librit “Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit): Rando Devole e Claudio Paravati.

read more »