Archive for October, 2013

22/10/2013

MARIONETA

marionetaTeoritë konspirative ndoshta kanë lindur së bashku me njeriun, edhe pse emërtimin si dukuri mund t’ia kemi vënë së fundi. Por çfarë janë teoritë e komplotit (konspirative) dhe mbi të gjitha përse na pëlqejnë kaq shumë? Faqe të panumërta janë shkruar për të shpjeguar arsyet që i shtyjnë njerëzit të imagjinojnë komplote nga më të çuditshmet, por pak është hulumtuar se përse ne shqiptarët mahnitemi pas teorive konspirative.

read more »

22/10/2013

KTHIM PRAPA?

Teknologjia na mëson me shprehi e zakone të reja. Deri pardje, për të bërë ndonjë llogaritje relativisht të thjeshtë kërkonim laps e letër; dje kërkonim nëpër sirtarë makinën llogaritëse; sot nxjerrim nga xhepi celularin inteligjent dhe hapim funksionin e duhur. Kush kërkon laps e letër shikohet me habi, sikur është teletransportuar nga ndonjë planet tjetër, ose ca më keq, sikur ka ardhur nga e kaluara. Unë qëllova me fat një ditë, se ma morën si shaka, përndryshe si provokim snobist, çka e shndërroi aktin vintage në veprim modern. Por kjo vetëm sa e konfirmoi peshën e teknologjisë në zakonet e shoqërisë sonë.

read more »

22/10/2013

BALLË PËR BALLË

Ekziston një fije që lidh shumë vende të botës, nga Nju Jorku në Tiranë, duke kaluar nga kryeqytete europiane. Emrin mund t’ia vëmë së bashku, por fillimisht le ta ndjekim në zigzaget e saj gjeografike.

Në Shtetet e Bashkuara republikanët, pjesa konservatore e politikës, i shpalli “luftë” shtetit federal, dhe nuk miratoi në Kongres buxhetin për aparatin shtetëror. Kjo shkaktoi edhe dukurinë problematike për të gjithë Amerikën dhe ekonominë e saj, të ashtuquajtur “shutdown”. Debati vijon i ashpër.

read more »

06/10/2013

BUZËQESHJA CINIKE

Në shkrimin e vet “Mjerimi i shkronjarëve”, Xha Xhai preku telat e dhimbshme të gjendjes financiare të atyre që shkruajnë në Shqipëri. Dallimi nga llojet e tjera të krijimtarisë më duket thelbësor, ngaqë ndryshimet janë të dukshme nga arti në art, me ndonjë përjashtim të jashtëzakonshëm. Kjo e nxjerr edhe më të mjerueshme pamjen e “shkronjarëve” në kuadrin e prodhimtarëve shqiptarë të intelektit. Nuancat e mjerimit shkojnë përtej aspektit financiar, për sa kohë prekin çështje të rëndësishme etike.

read more »

06/10/2013

NOTA MBI PËLHURË

Farkëtimi i identitetit kombëtar kalon nga një sërë punishtesh kulturore, ndër të cilat shkolla zë pa diskutim vend parësor. Ndaj edhe lajmi se himni kombëtar do të këndohet në shkolla nuk ka asgjë të habitshme. Tek e fundit, Shqipëria nuk është vendi i vetëm ku himni mësohet e këndohet në klasë.

read more »

06/10/2013

RELIKE MODERNE

Shumë prej nesh e kanë vënë re prej kohësh se fotografia në politikë po i humbet cilësitë e saj origjinale. Ndryshe nga fotografia klasike, ajo që bëhet për të kujtuar çaste të bukura të jetës, në politikë fotografitë shkrepen për t’ua kujtuar të tjerëve atë çast të jetës. Nga një anë kemi fotografi që përmbyllin një ngjarje të gëzuar, ose fiksojnë një eveniment të rëndësishëm: datëlindje, fejesa, martesa, mbrëmje shkollore, festa miqësore, diskoteka, e të tjera si këto. Kemi fotografi që bëhen thjesht t’i postuar në facebook. Nga ana tjetër, kemi fotografitë politike, ku në celuloid, ose në memorie digjitale fiksohen takime me personalitete, ose konferenca me organizata ndërkombëtare.

read more »

06/10/2013

BETEJA FOTOGRAFIKE

aparati-zenitNga shumë anë u konstatua me të drejtë se në Shqipëri ka plasur lufta e fotografive. Nga llogoret e zyrave të shtypit, ndoshta për herë të parë, komunikatat ua lanë sipërinë fotove në sulmin ajror kundër “armikut”. Institucione, spitale, sheshe, personazhe, etj. që fotografohen me breshëri. Kurrë si kësaj here, folja shkrep në shqip nuk i ka përmbledhur më mirë si armën ashtu edhe aparatin fotografik në një veprim të vetëm.

read more »