Archive for March, 2018

22/03/2018

TORINO: ROLI I GRAVE MIGRANTE SHQIPTARE

Konferenca që do të zhvillohet në Torino, të martën 27 mars 2018, ora 18.00, pranë sallës Mostre Regione Piemonte (Piazza Castello 165) do të ketë në qendër gratë e vajzat shqiptare në Itali. Aktiviteti merr shkas nga libri “Donne D’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità” (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit), përgatitur për botim nga studiuesi shqiptar Rando Devole dhe Claudio Paravati, drejtori i revistës “Confronti” (www.confronti.net).

read more »

Advertisements
19/03/2018

ROVIGO: REFLEKTIM PËR ROLIN E GRAVE SHQIPTARE

Shoqata kulturore Veneto-Albania, revista “Confronti” dhe kooperativa Majulero, do të organizojnë në qytetin e Rovigos të dielën 25 mars 2018, ora 11.00 (Via Cesare Battisti 8 – Sala Grand Guardia n. 25) një nismë kulturore gjatë së cilës do të diskutohet rreth temave të librit “Donne D’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità” (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit), përgatitur për botim nga studiuesi shqiptar Rando Devole dhe Claudio Paravati, drejtori i revistës “Confronti” (www.confronti.net). Libri flet për gratë e vajzat shqiptare në Itali e për rolin e tyre në vendin ku kanë mërguar e në atdhe.

read more »

14/03/2018

SAN DONÀ DI PIAVE: PREZANTIMI I LIBRIT PËR GRATË SHQIPTARE

Shoqata LAB4, revista “Confronti” dhe Shoqata socio-kulturore Four, do të organizojnë në San Donà di Piave (provinca Venecia), më 24 mars 2018, ora 11.00 (Libreria Moderna, Via XIII Martiri 7) prezantimin e librit “Donne D’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità”, (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit), përgatitur për botim nga studiuesi shqiptar Rando Devole dhe Claudio Paravati, drejtori i revistës Confronti. Libri flet për gratë e vajzat shqiptare në Itali e për rolin e tyre në vendin ku kanë mërguar e në atdhe.

read more »

14/03/2018

PADOVA: NJË NISMË PËR GRATË SHQIPTARE

Aktiviteti kulturor, që do të zhvillohet në Padova të Italisë, më 25 mars 2018, ora 17.30 (Palazzo Zacco, Prato della Valle, 82) është organizuar nga Shoqata kulturore italo-shqiptare Besa, nga revista e qendra e studimit “Confronti” dhe nga Shoqata e puljezëve në Padova.

Nisma merr shkas nga libri “Donne D’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità”, (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit), përgatitur për botim nga sociologu Rando Devole dhe drejtori i revistës Confronti (www.confronti.net), Claudio Paravati. Libri flet për gratë e vajzat shqiptare në Itali e për rolin e tyre në vendin ku kanë mërguar e në atdhe.

read more »

12/03/2018

ASTI: MIGRIMI I GRAVE SHQIPTARE

“Migracioni femëror shqiptar”, kështu titullohet aktiviteti i rëndësishëm që do të zhvillohet në Asti të Italisë, në datën 26 mars 2018, ora 17.00, në selinë e Universitetit (Piazzale Fabrizio de Andrè). Nisma promovohet nga A.M.M.I. (Shoqata Multikulturore e Ndërmjetësve ndërkulturorë), UPO (Universiteti i Piemontes Lindore), revista “Confronti” dhe shoqata kulturore Alb-Art.

read more »

06/03/2018

PARMA: GRATË MIGRANTE DHE INTEGRIMI

Në Parma, në datën 16 mars 2018, ora 17.00, në Aula dei Filosofi, via Università 12, do të zhvillohet konferenca me titull “Donne migranti e integrazione. Il caso albanese” (Gratë migrante dhe integrimi. Rasti shqiptar), e organizuar nga Shoqata Scanderbeg e Parmës dhe revista “Confronti”, në bashkëpunim me Universitetin e Parmës e me patronazhin e Komunës së Parmës.

read more »