Archive for ‘Gjeografi’

13/09/2017

EUROVIZA (II)

Elitat shqiptare të postotalitarizmit nuk është se kanë bërë shumë për ta pastruar projektin Evropë nga keqkuptimet dhe si rrjedhojë nga instrumentalizimet. Në fakt, hyrja në BE për opinionin publik aktual do të thotë pak a shumë liri lëvizjeje, mundësi për të emigruar.

read more »

Advertisements
12/09/2017

LILIPUTË ME DINJITET

Bipolarizmi i trashëguar nga Lufta e Ftohtë u rrëzua bashkë me murin e Berlinit. Vitet nëntëdhjetë u përshenjuan nga njëpolarizmi, i mishëruar nga superfuqia e vetme e mbetur në planet: Shtetet e Bashkuara. Mirëpo vitet dymijë nënvizuan protagonizma të reja në arenën ndërkombëtare. Nga një anë Kina dhe India, nga ana tjetër Rusia që dalëngadalë filloi të kërkonte një rol më domethënës në botë. Gjithsesi, bipolarizmi i dikurshëm nuk u rishfaq më dhe, sipas gjasës, nuk do t’i imponohet dot planetit në të ardhmen e afërt, pavarësisht deklaratave të fundit për riarmatimin e Rusisë.

read more »

11/12/2014

KOMBINATI (II)

Qendra e periferisë

Është e pamundur të shkruash për Kombinatin pa përmendur monumentin e Stalinit. Bënte tërësisht pjesë në identitetin e lagjes. I ndërtuar në hyrje të kombinatit të tekstileve, në sheshin me të njëjtin emër, kishte mbetur pak në anë të urbanistikës së qytetit.

read more »

11/12/2014

KOMBINATI (I)

Kombinati, më shumë se lagje është histori. Jo të gjitha lagjet, përfshirë ato të Tiranës, kanë diçka për të treguar, ose dinë të rrëfehen nga të tjerët. Disa humbasin në anonimësinë e kohës, pa gjurmë e pa lavdi, të tjera belbëzojnë për të lënë shenja efemere të ekzistencës së vet; disa janë veçse vrima në kujtesë, shprehje të pastra urbane, të tjera flenë mbi dafinat e qendrës, por pa identitet. *

read more »