Archive for ‘Fotografi’

21/07/2022

GRA TË SHQIPËRISË NË ITALI

Copertina Donne d'Albania in Italia

Gra të Shqipërisë në Itali. Reflektime, dëshmi, emocione.

Kanë kaluar më shumë se tridhjetë vjet nga fillimi i emigracionit shqiptar në Itali dhe nëse sot shqiptarët përfaqësojnë një nga komunitetet historike më të mëdha dhe më të integruara në indin socio-ekonomik italian, kjo është edhe falë kontributit të grave.

Një univers femëror i larmishëm, i shumanshëm, ku energjitë, talentet, inteligjencat dhe profesionalizmat e ndryshme lëvizin në sfondin e një origjine, identiteti dhe historie të përbashkët.

02/11/2017

PREZANTIMI “GRA TË SHQIPËRISË. MES MIGRIMIT, TRADITËS DHE MODERNIZMIT”

Diskutime, refleksione, shkëmbime idesh, për rolin dhe situatën e grave e vajzave shqiptare, në Shqipëri e në Itali: një nismë e mirë dialogu – e hapur për të gjithë të interesuarit – që ofrohet me rastin e prezantimit të librit “Donne d’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità”.

read more »

20/07/2014

SI T’IA SHKREPËSH VETES

selfie-mania-10-keshillaShkrimet me këshillat se si duhen bërë selfie-t, që u botuan në shtypin shqiptar, i prisnin me padurim të gjithë. Një media e titullonte kështu:  “Selfie- Mania, 10 këshilla për foton perfekte”, tjetra me fjalë të ngjashme: “10 këshilla sesi të bësh “selfie-n” perfekte“.

read more »

12/07/2014

SELFIE-MANIA

Në mars të këtij viti, revista “Time” zhvilloi një kërkim për të gjetur vendet ku bëheshin më shumë selfie. Në listën e gjatë prej 100 qytetesh, Shqipëria nuk figuronte as me Tiranën. Në vend të parë, për nga shkrepja e vetëfotografive, ishte Makati City në Manila të Filipineve, pastaj vijonte Manhatani i Nju Jorkut, e kështu me radhë. Sipas revistës së njohur, Milano zinte vendin e tetë, kurse vendin e fundit të njëqindëshes e zinte Nica e Francës.

 

read more »

26/01/2014

SELFIE

U desh të vinte 2014 që unë ta vija në jetë fjalën e vitit 2013. E pranoj, pak me vonesë, gjithashtu me tendencën globale, megjithatë e realizova. Po flas për fjalën e vitit 2013, që u zgjodh nga prestigjiozi Oxford English Dictionary, pra të famshmen selfie. Pse e bëra është histori më vete, megjithatë rëndësi ka rezultati. Në të vërtetë bëra një gjysmë selfie, sepse në qoftë se me këtë fjalë nënkuptojmë fotografinë që ia bëjmë vetes me celularë modernë, për ta botuar më pas në rrjetet sociale, pjesën e dytë të procesit ende nuk e kam kryer. Ndoshta për t’i kursyer vetes komente sikletuese, ndoshta për t’u mos u homologuar tërësisht; ndoshta për asnjërën nga këto arsye.

Tani, le ta themi që në fillim se mua më vjen pak keq për fjalën selfie. Nuk ka dalë ende nga materniteti, nuk është përkthyer akoma në të gjitha gjuhët e botës, ndërkohë të gjithë i janë qepur me bukë në torbë, ja për ngjashmërinë fatale me fjalën selfish, ja për smirën që ngjall si fenomen. Djem e vajza të bukura, gjysmë të veshur e gjysmë të zhveshur, që i shkrepin fotografi vetes lumturisht dhe ia hedhin publikut pa teklif si mishin luanit në kopshtin zoologjik. Vetëm që shpeshherë – por ky është efekt i bollëkut – “publiku luan” është i tejngopur dhe as që e kthen kokën nga copat e mishit fotografik.

read more »