Posts tagged ‘gazetat shqiptare’

04/10/2012

Liria e komentit

Pak ditë pas rënies së totalitarizmit shqiptar, entuziazmit tim të zjarrtë për të ardhmen e Shqipërisë, që sipas meje do të ngrihej në pak kohë falë lirisë së arritur, një profesor i huaj iu përgjigj praktikisht me fikës me shkumë: “Është më e lehtë të administrosh diktaturën sesa lirinë”. Nuk më tha asgjë të re, teorikisht e dija sikurse shumë të tjerë, se liria ka andrallat e veta, por nënvizimi i tij kishte të bënte në një farë mënyre me moskuptimin ose keqinterpretimin e konceptit të lirisë.

read more »

Advertisements
23/09/2012

Gastare kudo

Dita më e lumtur e blogut “Gastare” do të jetë dita kur nuk do të dijë se ç’të sinjalizojë. Sot për sot duket ditë e largët, po të shikosh lajthitjet e mediave shqip që botohen në linjë, por shpresa e Gastare-s për të vdekur sa më parë mbetet fisnike, përderisa mungesa e gafave gazetareske, do të thotë në thelb rilindje e shtypit shqiptar. Në fakt, një shtyp që e respekton veten, e mbi të gjitha lexuesin, një shtyp që e adhuron gjuhën e mbi të gjitha korrektesën, nuk u lë hapësirë blogjeve që ushqehen me gabimet e tij.

read more »

25/04/2012

Pa bosht

Pas më shumë se 20 vjet sistem pluralist, ka ardhur koha të bëhet një farë bilanci i mediave shqiptare. Tema kërkon pa dyshim studime serioze, nga doktoraturat e sipër, mirëpo ndonjë aspekt i veçantë  edhe mund të hulumtohet, qoftë edhe si sinjalizim për specialistët e sektorit.

Si identifikohen sot gazetat ose mediat elektronike nga publiku shqiptar? Normalisht në botë, po të marrim shembullin e medias së shkruar, do të shikonim se gazetat dallohen nga politika që ndjekin, çka me politikë nënkuptohet ajo me karakter të gjerë kulturor dhe jo politika e ngushtë ku gjallojnë gazetat partiake. Këto të fundit identifikohen fare lehtë nëpërmjet logos së partisë përkatëse. Në vendet perëndimore gazetat dallohen në përgjithësi nga prirjet kulturore ose arealet e mëdha; mund të jenë p.sh. liberale ose konservatore, progresiste ose tradicionaliste, laike ose fetare, e kështu me radhë drejt dallimeve gjithnjë e më të sakta.

read more »

26/02/2012

Komente pa shkrime

Letrat e lexuesve që botoheshin dikur nga gazetat, ndonjëherë në polemikë me shkrimet e botuara, nuk u ngjajnë aspak komenteve të sotme që lexohen në linjë. Dallimi nuk ka përse të habisë askënd, përderisa gazeta që del në internet ndryshon si medium nga gazeta e botuar në letër.

read more »