Posts tagged ‘Samiti i Diasporës’

23/02/2017

SAMITI SAPO FILLOI

samiti-i-diaspores-01Të gjitha veprimtaritë që u zhvilluan në Tiranë, në kuadrin e Samitit të Diasporës (18-20 nëntor 2016), u përshkuan nga një fill i pamohueshëm: pjesëmarrja. Kjo u vu re jo vetëm nga numri i emigrantëve shqiptarë të ardhur nga e gjithë bota[1], por edhe nga vëmendja me të cilën ata ndoqën veprimtaritë e programuara.

read more »

Advertisements
22/02/2017

VETËM PESË MINUTA

Zhvillimet e fundit epokale duhet të kishin bindur edhe më skeptikun dhe të paditurin se dukuria e migracionit është komplekse. Megjithatë, ka ende njerëz që e shikojnë migracionin me syze thjeshtëzuese, herë në mirëbesim nga mosnjohja dhe herë për ta instrumentalizuar për interesa të ndryshme.

read more »

22/02/2017

KUR MARRËDHËNIA DYSHE NUK MJAFTON

Migracioni është dukuri epokale dhe strukturore. Janë dy elemente të cilat ende nuk kanë hyrë në vetëdijen e politikës. Kjo do të thotë se masat që merren për përballimin e problemeve që rrjedhin nga migracioni, si nga vendet e nisjes, ashtu edhe nga vendet e mbërritjes, nuk mund të jenë konjukturale, episodike, ose afatshkurtra.

read more »

22/02/2017

PJESËMARRJA E DIASPORËS OSE LAPSUSI I SAMITIT

Nëse pjesëmarrja sociale e politike është çështje themelore e shoqërive moderne, për migrantët kjo temë merr përmasa jetike. Vende si Shqipëria, për vetë historinë e saj, përfshirë periudhën totalitare, duhet ta kenë pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën sociale përparësi të padiskutueshme, brenda e jashtë vendit, aq më tepër që përbën një nga kërkesat më të forta, që vjen aktualisht nga migrantët shqiptarë në botë.

read more »

13/01/2017

DILEMA E SAMITIT TË DIASPORËS

Në prill të këtij viti, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se në nëntor do të zhvillohej samiti i parë i Diasporës. Lajmi u dha gjatë një aktiviteti të organizuar nga komuniteti shqiptar në New York. Për hir të së vërtetës, njoftimi për zhvillimin e samitit të Diasporës ishte lajmëruar nga qeveria e Tiranës në vjeshtën e vitit të kaluar, kur u “anunçua” se do të zhvillohej në mars 2016.

read more »